Kryesimi i PS në zgjedhje: Ish-këshilltari i Tony Blair shkruan dhe uron shqip

26 Prill 2021, 17:44Politika TEMA

Këshilltari i ish-kryeministrit britanik Tony Blair, Alastair Campbell, ka reaguar në lidhje me kryesimin e deritanishëm të PS në zgjedhjet e zhvilluara më 25 Prill.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Campbell thekson se Rama po shkon drejt një fitoreje të tretë edhe më e madhe se e dyta, referuar rezultatit të PS në zgjedhjet e vitit 2017.

“Duket se Edi Rama po shkon drejt një fitoreje të tretë më të madhe sesa fitorja e dytë. Pra, jo vetëm që ai do të jetë udhëheqësi i parë i majtë pas Toni Blair që fiton tre mandate radhazi, por i pari që arrin të shtojë mbështetjen midis fitoreve. Urime dhe fat të mbarë!”- shkruan Campbell.

3 komente në “Kryesimi i PS në zgjedhje: Ish-këshilltari i Tony Blair shkruan dhe uron shqip”

  1. sapa says:

    Sa te mira jane paret e shqiptareve dele!

    1. Lali says:

      Ja te kemi ty dash….. bageti e trashe

  2. Ceni says:

    Po Izraeliti cfare thote?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje