Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat nga numërimi i 107 qendrave të votimit në qarkun e Tiranës nga 1243 qendra votimi gjithsej në këtë qark për zgjedhjet e 25 prillit.
Nga numërimi i këtyre 107 qendrave të votimit rezulton se PS ka marrë 18317 vota ose 52.37 %, PD-AN, 12454 vota ose 35.61%, LSI 2087 vota ose 5.97%, PSD 956 vota, Nisma Thurje 307 vota, Boiken Abazi 249 vota, BD 193 vota, LN 133 vota, ADR 117 vota, PLDSH 67 vota, LRE 41 vota, ABEOK 27 vota, PBK 27 vota.