Fitorja e PS, trajneri Partizanit: Shpresojë që të fitojë dhe ky Rama ynë

27 Prill 2021, 16:30Sport TEMA

Ilir Daja u shfaq optimist para transfertës së vështirë që do të ketë Partizani në Laç këtë të mërkurë.

Trajneri i Partizanit u ngacmua edhe për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhje duke u shprehur se shpreson të fitojë Olsi Rama në fund të sezonit, pasi kjo gjë i intereson më tepër.

“Futbolli i pranon të 3 rezultatet, pavarësisht se nuk shkojmë në Laç me idenë se do humbim. Është ndeshje e rëndësishme dhe duhet fituar, por ka edhe shumë ndeshje në kampionat. Ne duhet të bëjmë detyrën tonë, sepse besoj se po të mos bëjmë këtë nuk na interesojnë rezultatet e tjera.

Shpresojmë që të fitojë ky Rama jonë Olsi Rama. Nuk jemi këtu për sportin jo për politikën. Ne shpresojmë që me këtë Ramën tonë të fitojmë kampionatin dhe kjo do jetë gjëja kryesore, pasi mesa kam dëgjuar ai tjetri i ka punët në rregull.“, tha Daja.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje