E mbështetën në fushatë, FSHF-ja e Armando Dukës kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës

27 Prill 2021, 15:55Sport TEMA

Humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit nuk ka lënë shije të mirë edhe për FSHF-në e Armando Dukës.

Vetë Armando Duka dhe shumë zyrtarët të FSHF-së u përfshinë në fushtën elektorale duke mbështetur në shkelje të statutit Partinë Demokratike.

Tashmë që kjo forcë politike humbi, FSHF-ja ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës përmes këshilltarit të Armando Dukës, Andi Vercanit

“I dashur Lulzim,

Si votues i Partise Demokratike qe nga viti 2005, po te shkruaj disa rreshta, per te ndare emocionet e mija pas humbjes tende, jo te Partise Demokratike.

Ti udhehoqe opoziten ne keto 8 vite, dhe sot duhet te largohesh nga drejtimi i PD-s, sepse nuk arrite te mbroje voten time. Nuk arrite te ndertoje nje sistem ruajtje vote qe te mos ndodhte kjo masaker qe ndodhi. Faji eshte vetem i joti, jo i atyre qe kane blere vota. Ata, kushdo qofshin, mund te kete edhe brenda opozites, e kane bere prej kohesh kete gje. Ti duhet ti ndaloje dhe duhet te siguroje voten e cdo votuesi te opozites por edhe cdo votuesi te pozites qe mund te trafikohej ke emra te tjere. Mekanizmin duhet ta gjeje ti, une kam vetem nje vote ne dore.

Lista e Tiranes ka emra te mrekullueshem si Agron Shehaj, Jorida Tabaku, Oriela Nebijaj. Dashamir Shehi, Anduena Qefalia, Alfred Rushaj, Orjola Pampuri qe mund te udheqin Partine Demokratike ne procesin e rithemelimit, pa harruar qindra e qindra personalitete si Tomor Alizoti, Helidon Bushati kudo ne cdo cep te Shqiperise. Diaspora gjithashtu ka njerez qe i duhen ketij vendi, ketu dhe tani, per te rikthyer shpresen dhe per te ndalur eksodin e fundit masiv”.

Kujtojmë që ende nuk ka përfunduar numërimi i votave, por deri më tani Partia Socialiste dominon bindshëm me 74 mandate, ndërsa Partia Demokratike me 59 të tilla. Shumë pas mbetet Lëvizja Socialiste për Integrim me 4 mandate, ndërsa Partia Social Demokrate ka arritur të marrë 3 mandate”, shkruan këshilltari i Armando Dukës. (TemA)

 

4 komente në “E mbështetën në fushatë, FSHF-ja e Armando Dukës kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës”

  1. Tes says:

    Uh harova ,po ai Andi Lila ca beri ne Kavaje?
    Tash eshte bere treshja e byth…….q Gaz bardhi,Olti Curi dhe Lila hahhahahhha

  2. lexuesi21 says:

    Mos kujtojne se jane me te mire se Luli vogel, jane gabim PD eshte bajraku i Berishes dhe per sa kohe ai do te influencoje mbi te PD kurre nuk do t’a ngreje koken, skema e Berishes eshte ai i pari dhe te tjeret le te jene rrangulla si kooperativistet dhe shoferat ne qeverine e diktatorit.

    1. eeeeeeeeeeeeeeej says:

      Shqiperia (bashke me te edhe PD-ja) do shpetoje vetem kur Sali Bajga te ktheje patkonjte nga dielli!!!

  3. rexha 10 says:

    po sindakata e futbollit E DONE DUKES ,A E KERKONE DOREHEQJEN E LULZIMIT?
    KETA MASKAREJTE DUAN TE KOMANDOJNE NE TE GJITHA AKTIVITET,SI NE SPORTE ,ASHTU EDHE NE POLITIKE , ME KOTECAT E PULARIVE.
    I KA ARDHE KOHA E PYKAVE TE KOMANDOJNE SI NE KOHEN E VJETRA KU MINISTRAT ISHIN TE GJITHE PYKAT E SISTEMIT TE ZGJEDHUR NGA RAKSIONET E NDRYSHEME.KU FAN NOLI DO TE DEKLARONTE QEFERINE E PYKAVE TE POPULLIT SHQIPTARE ,GJATE DISKUTIMIT TE TIJE NE PARLAMENTIN E MBAJTUR PER BASHKIMIN E TROJEVE SHQIPTARE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje