Në fjalën e tij të fitores, kryeministri Edi Rama tha se kjo ishte hera e parë që fitonte pa prezencën e njeriut të tij më të dashur, nënës së tij Aneta Rama.
“Mos e harroni kurrë se kjo fitore duhet merituar në çdo ditë të 4 viteve që kemi përpara. Është një fitore që duhet ta meritojmë me punë të palodhur për Shqipërinë.
Me përkushtim dhe respekt për këdo. Kjo është fitorja ime e parë në mungesën e dikujt që më ka ndenjur pranë, më ka ndjekur si hije me dashurinë pa kushte.
Dikush që më mungon dhe që shpresoj që po më shikon nga lart, nëna ime Aneta. Uroj që ajo të jetë krenare për mua dhe mirënjohëse pafund për ju të gjithë.
Që më mbështetët pa pushuar dhe sot sëbashku me shumicën dërrmuese të shqiptarëve më dhatë që privilegjin që t’ju udhëheq edhe për 4 vite të tjera”, tha Rama.
Meritoje !!!
Po e meritove e sigurt qe fiton dhe pas 4 vitesh
nga nje qytetar tironas qe ka votu djathtas, por kete here ka votu per ty
ky e konsideron fitoren si fitore personale .
Po te shikoje se crot kari je ti dhe ctru peshk , ti si thua ?? Do ta ndaj me ty fitoren ??? I vetem perballe te gjitheve , cka per ta kritikuar o bole …..ri e ha mut e mos u degjo per 4 vjet , po smunde futja cdo nate nga nje shishe me uthull, eshte e lire dhe gjen kudo , dhe do shikosh qe per pak kohe do kesh tretur dhe gurin ne stomak qe ke nga humbja
Politikan i madh, njeri zemermadh, udheheqes i lindur nga nje nene e madhe!