Mbyllet zyrtarisht numërimi në Shkodër, si ndahen mandatet

27 Prill 2021, 10:47Politika TEMA

Qarku i Shkodrës ka përfunduar procesin e numërimit të votave. Në këtë qark Partia Demokratike është ajo që kryeson duke siguruar 5 mandate, ndërsa Partia Socialiste ka marrë 3 mandate.

E përkthyer në vota PD-AN ka marrë  47209 vota, ose 43.80%. Ndërsa PS ka marrë 30296 vota, ose 28.11%.

Ndërkohë në këtë qark Partia Socialdemoratike ka arritur që të fitojë 2 mandate 16426 ose 15.24%. Po ashtu dhe LSI ka arritur që të marrë një mandat duke siguruar 10102 ose 9.37 %.

Në këtë qark në total ishin 411 kuti votimi, ndërsa numri total i zgjedhësve në listë është 272,078. Sa i përket votave të pavlefshme, sipas KQZ, ato janë 6107.

2 komente në “Mbyllet zyrtarisht numërimi në Shkodër, si ndahen mandatet”

  1. Lisi says:

    NE TE SENES SI GJITHMONE SHKODRIHALET

  2. FAKTI says:

    Mbani Voltanen se do tu veje mbare. I ligu s’behet kurre i i mire, ka lindur. Shkodranet ngelen karagjoza tere jeten .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje