Peleshi: Kemi siguruar 6 mandate, Korça zgjodhi modelin e duhur qeverisës

27 Prill 2021, 10:26Politika TEMA

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Korçës, Niko Peleshi u shpreh entuziast për rezultatin në këtë qark kur numërimi është drejt fundit.

Ai theksoi se Partia Socialiste ka siguruar 6 mandate në Qarkun e Korçës, po ashtu si 4 vjet më parë.

Mirëpo, mes emocionesh ai u shpreh se kanë nevojë për bashkëpunim duke thënë se do ti shtrijë dorën kundërshtarëve të tij politikë.

“Dua të ndaj lajmin nga Rëmbeci ku sapo përfundoi numërimi. PS fitoi bindshëm një fitore të bukur në Korçë, ashtu si fitoi në gjithë Shqipërinë. Jemi në avantazh si në 2017.

Fitorja 6 me 5 është shumë më e bukur se fitorja 6,4,1.

Të gjithë socialistët që votuan atëherë votuan edhe tani. Korça zgjodhi modelin e duhur të qeverisjes. 

Fitorja ka emrin e qytetarëve. Përulem para çdo qytetar që na ka votuar dhe nuk ka votuar. Në këtë mandat kemi marrë angazhime të mëdha. 

I falenderoj të gjithë. Nuk ka nevojë vetëm për maxhorancë por edhe për opozitë. 

Ne nuk jemi parti qe e shpallim fitoren si ngadhënjim ndaj kundërshtarëve. 

Kemi nevojë për bashkëpunim. I shtrij dorën të gjithë kundërshtarëve tanë politikë, opozitës, Partisë Demokratike.

Të gjithë kryetarët e Bashkive kanë qënë një ndihmë për ne.’-tha Peleshi.

PS ka dalë fituese me rreth 10 mijë vota më shumë, pra PS merr 6 deputetë në Korçë dhe PS 5 mandate. LSI mbetet pa mandat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje