Veliaj njofton fitoren edhe në Njësinë 1: Të nisim një tur zgjatje dore për ata që mendojnë ndryshe

27 Prill 2021, 09:29Politika TEMA

Drejtuesi politik i fushatës së PS-së për qarkun e Tiranës Erjon Veliaj njoftoi fitoren në njësinë administrative numër 1 në Tiranë .

Ai tha se PS ka fituar në këtë njësi me mbi 52% të votave, ndërsa u bëri thirrje bashkëpunëtorëve që të nisin një tur bashkëpunimi për të gjithë ata që mendojnë ndryshe.

“Ne kemi fituar në njësinë 1 me mbi 52% të votave. Kemi përmirësuar administratën. E gjithë njësia është një kantier. Është koha ti rikthehemi fuqishëm punëve në njësinë 1. Të kishim një tur zgjatje dore për të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ne”, tha Veliaj.

5 komente në “Veliaj njofton fitoren edhe në Njësinë 1: Të nisim një tur zgjatje dore për ata që mendojnë ndryshe”

  1. Rilindja ka qene eshte e do te mbetet kancer ne trupin e lodhur e te reckosur te shqiptareve!
    Nuk kane atdhe! E vetmja gje qe i ben te lumtuur asht pushteti!

  2. Lalka Erjonka says:

    Nuk po të pyes se sa orë ujë ka TR sot?
    Se eshtei vjetër tanimë si premtim.
    Por po të pyes ku i ke 20 deputetët në TR ???
    O mashtrues profesionist MJAFT-ist, 99-ç!
    Si dhe mqs nuk fitove 20 deputetë dhe humbe bastin …
    PSE nuk dorëhiqesh ?
    Ja çfarë pa-burri je o legen.
    Por del tani të bësh show dhe te kapësh situatën.
    (Ka shumë gjasa që ke punuar nën rrogoz, kundër Ramës)
    Por PS do ti hash atë që nuk thuhet…

  3. Jurgeni says:

    O show man po pse i ben keto show kaq te peshtire. Me kujton shefin tend politik ne 2011 ku mbas cdo fitore ne bashki dilte e prezantonte fituesit. PS do te filloje te zvogelohet kur ti te behesh kryetar i saj sipas te gjithave pas 4 vjetesh.

  4. Vk says:

    Un mendoj ndryshe, ktheji tiranes sheshet, shembi dertimet rreth sheshit skenderbe. Liro rruget e bllokuara me korsi bicikletash, liro parkimet, hiq betonat e hekurat, lesho ujin, futi nodnje fshese tiranes, mos i mbyll bizneset e vogla me taksa pa fund, mos vidh, mos pastro parat e mafies me 40katesha ne lulishtet e tiranes, mos dil me ne tv se sta shohim dot surratin

  5. Idealisti says:

    Lalka, Jurgeni dhe Kanceri rrini dhe nja 4 vjet ne opozite se mire ju ben. Akoma nuk keni marre vesh se care ka ndodhur prandaj kam frike se do rrini ne opozite shume gjate. Erion Veliaj eshte njeri patetik dhe i shpifur. Po me thoni ju, ke te votojme. Lulzim Kukullen e Sali kriminelit dhe Ilir Metes (meqe ra llafi ku eshte Presidenti se u be 2 dite qe se kemi pare dhe degjuar). Pastaj te jape doreheqjen njehere Thuthuqi i PeDes se tha nese behen zgjedhjet lokale ne Tetor do jap doreheqjen dhe Ilir Floriri me Monika Karakurven qe thane se do jep in doreheqjen nese fitonte Rama 71 mandate. Ja dhjeu ky i gjati se fitoi 73 dhe po punon per 74.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje