Mbyllet numërimi edhe në Vlorë, PS 8 mandate, PD 4. Dështon Ilir Meta të nxjerrë një deputet

27 Prill 2021, 09:18Politika TEMA

Procesi i numërimit për forcat politike u mbyll edhe në Qarkun e Vlorës, ku PS siguroi 8 mandate, ndërsa Partia Demokratike 4 mandate.

Më anë të një statusi në rrjetet sociale, Damian Gjiknuri, shprehet i kënaqur me rezultatin.

“Faleminderit për besimin! Vlora nuk u ndal. Me përfundimin e procesit të numërimit për forcat politike, konstatoj me kënaqësi se kemi ruajtur numrin e mandateve rekord të fituara 4 vite më parë.

Qarku i Vlorës ka përqindjen më të lartë në rang vendi të votave për PS. Qytetarët e Vlorës, Sarandës, Selenicës, Delvinës, Himarës, Konispolit e Finiqit i dhanë përgjigjen e merituar edhe atyre që provokuan fushatën me deklarata e akuza, duke mos i lejuar të fitojnë asnjë mandat!

Vota e marrë është përgjegjësi e shtuar për të punuar edhe më fort për vazhdimin e projektit të transformimit të Vlorës”, shkruan ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje