Ka përfunduar numërimi i kutive të votimit në Pogradec.
Partia Socialiste ka fituar me 15699 vota, Partia Demokratike me 12509 vota, ndërsa LSI ka marrë 2718 vota.
Sipas projeksionit në qarkun e Korçës PS merr 6 mandate, PD 5 mandate, kurse LSI nuk ka mundur të marrë asnjë mandat.
Partia Demokratike është rritur në këtë qark, kurse LSI ka pësuar humbje me dyfish më pak të votave se në 2017-ën.