Popull sovran, apo popull legen?

27 Prill 2021, 21:50Blog TEMA

Gjate fushates, po edhe me pare, Basha, Mona, e gjithe opozita iu drejtuan popullit, si sovrani qe vendos, te marr ne dore fatet e tij. Presidenti kercenonte kedo me popullin e 2 marsit, me sovranin e pamposhtur dhe e krahasoi me shqiponjat.

I shpjeguan ketij populli programin e tyre, i qan hallin se po vuan nen regjimin e Rames, se eshte varferuar, se ka mbetur jashte dyerve te Evropes, se perdhunohet nga krimi i organizuar, se paguan per oligarket, se ka nje qeverisje te korruptuar e te inkriminuar. I bene biografine publike dhe kryeminstrit. Deri ne mitingjet e fundit i kujtuan popullit te pakenaqur te shkoje ne kutite e votimit dhe te shpreh vullnetin e tij per ndryshim. Pa harruar te shprehnin besimin e tyre, se ky eshte nje popull i mrekullueshem, qe gjithmone ka gjykuar me mençuri.

Populli i degjoi mire dhe te dielen votoi Ramen dhe socialistet. Shprehu vullnetin e tij, sipas kerkeses se opozitareve.

Dy dite pas perfundimit te zgjedhjeve, kur u shpall rezultati dhe socialistet fituan bindshem, te njejtet personazhe te politikes, filluan te quanin kete popull legen dhe matrapaz. Sepse e akuzuan qe ka shitur voten te milionat qe hodhi Rama. Dhe nje popull qe shitet e blihet, nuj mund te jete sovrani, apo shqiponje, po thjeshte nje matrapaz e legen.

Tani duhet ta ndajne mendjen: pse para votimit ky popull qenka i mençur dhe sovran dhe pas zgjedhjeve, pasi i ka ndedhkuar me vote, qenka i papergjegjshem dhe budalla?

Se cili eshte budalla ketu, kuptohet, por kjo histori 30-vjeçare me kete popull, duhet te marre fund. Se nuk te beson ty, kjo nuk do te thote qe populli nuk eshte i mençur. Madje eshte me teper i zgjuar, se te gjithe politikanet te marre se bashku…(N.Dervishi)

3 komente në “Popull sovran, apo popull legen?”

  1. Jimi says:

    Gjykatesi me i mire eshte populli dhe pikerisht per kete arsye edhe i drejtohen atij qe te japi verdiktin e tij per qeverisjen e vendit nepermjet zgjedhjeve. Per te gjykuar veprimet dhe vendimet qe mer ky gjykates, pervec Zotit nuk ka gjykates tjeter qe ti gjykoj.

  2. Molla e dijes says:

    Pikërisht se ishte i zgjuar ky popull, rrojti si mjeran 45 vite diktaturë, dhe ka 30 vite demokraci hibride që e tallin politikanët, e si rrjedhim emigrojnë.

  3. katarakti says:

    Është vërtet popull i zgjuar. Ai nuk votoi për ata që e shkatërruan me themel vëndin. Pavarësisht se dikush kishte veshur lëkurën e qëngjit dhe kishte lyer këmbën me miell. Përsa i takon varfërisë, shqiptarët kanë qënë gjithmonë të varfër. Si në kohën e Lulit të vocërr ashtu edhe gjatë kohës së diktaturës. Por gjatë asaj kohe drita elektrike vajti në çdo fshat Së bashku me arsimin,kulturën, shëndetësinë falas etj etj. Pra një përparim i paparë. Pastaj erdhën vandalët në pushtet dhe gjithçka u prish. Dhe njerëzit kanë 30 vjet që ikin nga sytë këmbët. Popull që ka votuar gjithmonë si duhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje