Social-demokratët europianë urojnë Ramën: Duhet bashkëpunim mes palëve për integrimin

27 Prill 2021, 23:57Politika TEMA

Grupi i Social-Demokratëve në Parlamentin Europian uron kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, social-demokratët iu bëjnë thirrje palëve politike që të bashkëpunojnë në favor të integrimit në BE.

“Urime miqve tanë Edi Rama dhe Partisë Socialiste për fitoren e tyre të thellë në zgjedhje parlamentare në Shqipëri. Inkurajojmë të gjitha forcat politike të angazhohen rreth qëllimit të përbashkët në rrugën europiane. Qytetarët e Shqipërisë e meritojnë atë”, shkruhet në njoftim.

1 komente në “Social-demokratët europianë urojnë Ramën: Duhet bashkëpunim mes palëve për integrimin”

  1. Taruba says:

    Ku eshte fshehur ai Kim Mehmuti? Ta shpallin non grata ne Amerike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje