“Basha oligark”! Anëtari i Këshillit Kombëtar: Shumë anëtarë të PD kërkojnë largimin e tij. Nishani të mbledhë forumin

28 Prill 2021, 16:12Politika TEMA

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Indrit Hoxha ka komentuar mbi zgjedhjet e 25 prillit dhe u shpreh se në një situatë të tillë kreu i Partisë Dekomratike Lulzim Basha duhet të jap dorëheqjen.

Hoxha  një intervistë për MCNTv tha se Basha është kthyer në një oligark dhe se brenda PD ai ka gjithë pushtetin në dorë. Sipas tij, përveç atyre që janë bërë publik ka edhe shumë anëtarë të tjerë të PD që kërkojnë largimin e Bashës.

“Çfarë bëri Basha për të ndaluar këtë që bëri. Asgjë në gjykimin tim. Unë di që asnjë nga ne nuk ka pasur një detyrë konkrete gjatë këtyre zgjedhjeve. Unë kam punuar individualisht kam 4 netë që jam në KQZ për të mbrojtur votën e demokratëve por shumë element të tjerë të partisë nuk kanë pasur detyra konkrete.

Jemi mbledhur në një konferencë, Basha ka lexuar listën dhe ka thënë fitore dhe është larguar. Nuk ka pasur diskutim politik në Këshillin Kombëtar. Nuk e di çfarë ka ndodhur dhe asnjë anëtar nuk ka pasur të drejtë fjale dhe pas publikimit ka nisur fushata, ne e kemi mbështetur, por akti më i mirë tani është që ai të dorëhiqet.

Basha është kthyer në një oligark, ai brenda PD ka gjithë pushtet në dorë, ti hapi rrugën një procesi, një analize se çfarë ka ndodhur në këto zgjedhje. Basha duhet të dorëhiqet dhe PD të kthehet në parti konservatore.

Ka shumë anëtarë të tjerë të PD, të këshillit Kombëtar, degësh etj të cilët do jenë publik në ditët në vazhdim që kërkojnë dorëheqjen e Bashës.

Presim që Nishani të mbledhë këshillin kombëtar të PD dhe të bëjmë një proces për strukturat e reja drejtuese. Jo vetëm Basha, por edhe kryesia e këshillit kombëtar të dorëhiqet se vetëm kështu mund të dalim më të fortë dhe të bëhemi gati për një fitore nesër.”, u shpreh Hoxha.

3 komente në ““Basha oligark”! Anëtari i Këshillit Kombëtar: Shumë anëtarë të PD kërkojnë largimin e tij. Nishani të mbledhë forumin”

  1. eli says:

    Kur thote oligark,duhet ta kete fjalen per patriark,se oligarku nuk hyn fare ne kete muhabet!Apo fjala oligark u ka mbetur ne goje dhe e perdorin vend e pa vend?!

  2. Pranvera do te vije says:

    Duhet te shkarkoni Sali Berishen o budallenj se Basha eshte sherbetori i tij

  3. Loni says:

    Basha e Nishani jane pupace te Sali kriminelit, ne organizaten Babale pd do behet cfare thote krimieli Sali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje