Hynë për të grabitur, pronari i argjendarisë vret dy hajdutët

29 Prill 2021, 20:57Lifestyle TEMA

Dy persona u vranë gjatë një tentative për grabitjen e një argjendarie në fshatin e Grinzane Cavour në Itali.

Sipas mediave italiane, pronari i argjendarisë hapi zjarr ndaj grabitësve dy lënë të vrarë në vend dy prej tyre dhe plagosur të tretin, i cili më pas u arrestua nga policia.

Pronari i dyqanit tashmë është ndaluar nga policia dhe po hetohet për vrasje dhe se ka tejkaluar kushtet e vetëmbrojtjes.

Por shumë banorë kanë dalë në mbrojtje të tij duke thënë se është një njeri i mirë që ka rënë disa herë pre e grabitjeve të ngjashme.

2 komente në “Hynë për të grabitur, pronari i argjendarisë vret dy hajdutët”

  1. Boston says:

    Po te kene qen Shqiptare mire ja u ka bere…ka pasturar vendin nga dy qelbesira

  2. Komunisti i papenduar says:

    Shume mire ka bere. Te lejohet armembajtja ne shtepi dhe ne pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje