Dritan Shano: PD i duhet një lider në gjendje që të fitojë pushtetin. Më 22 korrik janë zgjedhjet për kryetarin

29 Prill 2021, 09:13Politika TEMA
Dritan Shano: PD i duhet një lider në gjendje që të

“PD-ja është bërë për të qeverisur dhe jo për të marrë pjesë në Parlament. Kjo detyrë ka 8 vite që nuk është përmbushur.

Ka disa që thonë se është rritur vota, por unë them që PD-ja është krijuar për të qenë në pushtet. Unë nuk mund të entuziazmohem për rezultatin, pasi është njësoj sikur trajneri të thotë “bravo se bëtë 3 gola”, kur kundërshtari bëri 4 gola”, deklaroi Shano.

“Se çfarë do të bënte Edi Rama, kjo dihej. Ne zgjedhim ekipe që mund të bëjnë një gol më tepër sesa Rama. Këtë duhet të bëjë tani PD-ja”, shtoi Shano.

Kur u pyet se sa përgjegjësi ka Lulzim Basha, Shano u shpreh: “Në një ekip, fajin e ka i pari i punës. Partia është gjithmonë më e madhe sesa kryetari. Nuk vdes partia pa kryetarin.

Neve na duhet një lider që është në gjendje që të fitojë pushtetin. Mua nuk më duhet një lider i pashëm, i gjatë dhe që flet ëmbël.

Nëse zoti Basha mendon se duhet të qëndrojë sërish në krye të PD-së, edhe pse nuk e ka përmbushur objektivin, është në dorën e tij. A e jep dorëheqjen Basha tani apo më vonë, nuk e di.

Ajo që di unë është që PD-ja duhet të ndryshojë thellë dhe fort. Në 22 korrik janë zgjedhjet për kryetarin. Para 4 vitesh e mbështetë, mori 90% të votave dhe ajo mbështetje ishte puthja e fundit për këtë njeri”.

Shano theksoi edhe një tjetër gabim, sipas tij, të Partisë Demokratike: “Partia Socialiste ishte më e përgatitur për t’u përballur me zgjedhjet e këtij viti. Kanë dy vite e gjysmë që punojnë. Partia Demokratike i prodhon kandidatët për deputet 45 ditët e fundit”.

2 komente në “Dritan Shano: PD i duhet një lider në gjendje që të fitojë pushtetin. Më 22 korrik janë zgjedhjet për kryetarin”

  1. timo says:

    PD nuk mund të fitojë as edhe një herë pushtetin. Ky i sotmi është maksimumi i elektoratit të saj!!!

  2. Kozmo says:

    FAKT ESHTE QE PD ME LYLIN NE KRYE KA LARGUAR NGA GJIRI I PARTISE SE TIJ SHUMICEN E ANTAREVE ME TE FORTE, DHE E JA RINOVUAR ME EMRA , PA PERVOJE . MBAS 4 VITEVE ME KETA AKTORET POLITIK QE DO TI THONE LULIT SI URDHER ON KOMMANDANT, PD E KA TE SIGURUAN HUMBJEN E PESTE.
    TA MBANI LULIN ME SHENDET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje