Mesazhet: Ndërkombëtarët veçuan qartazi Ramën e Bashën, nga Sali Berisha e Ilir Meta

29 Prill 2021, 12:09Politika TEMA

Ditën që presidenti i Republikës, Ilir Meta tha se do të përdorte dekretin e tij “për Shqipërinë e shqiptarëve” dhe “vdekjen e tradhtarëve” per njohje zgjedhjesh pas paralajmërimit nga PS se do ta shkarkonte, folën ata; ndërkombëtarët, të etiketuar rëndom si “tradhtar” nga kreu i shtetit.

E mërkura ishte dita e tyre. As e Ilir Metës me humorin e tij të lëkundur sipas kohës dhe reagimit politik, as e kandidatëve se kush të kalojë kë, as e shqetësimit të ndonjë dege të PD-së për të “ruajtur” karrigen e Lulzim Bashës e as e dikujt tjetër për ta shkarkuar atë.

Ishte dita e ndërkombëtarëve dhe mesazhit të qartë që ata përcollën.

Në një vend kur ende nuk kemi praktika elektorale të konsoliduara, ku nuk kalojmë zgjedhje pa turbullira politike e sociale, ku nuk njohim pjekurinë elektorale e aq më shumë përgjegjësitë për rezultatin, folën ata.

Duke filluar nga Departamenti amerikan i Shtetit se zgjedhjet ishin legjitime dhe rezultati duhet të pranohej, tek ambasadorja amerikane Yuri Kim me të njëjtin mesazh,  e deri tek përfaqësuesit e tjerë diplomatike në Tiranë.

Të gjithë në radhë me të njëjtën devizë. Të njihej rezultati i zgjedhjeve, por mbi të gjitha të punohej për një bashkëpunim mes Bashës dhe Ramës.

Si rrallë herë ambasadorët veçuan dy politikanë në këto zgjedhje dhe jo pa qëllim.

Për ata ishin Edi Rama që “siguroi fitoren” dhe Lulzim Basha që “bëri fushatë frymëzuese”.

Konfiguracioni politik për ta sa duket është i qartë; Rama dhe Basha.

Ndërkombëtarët, që çuan ekipet e tyre të vëzhgimit më 25 Prill, i “certifikuan” zgjedhjet nga ana e tyre, thanë se Rama i fitoi ato, kërkuan që rezultati të njihej, nxitën organet ligjzbatuese të verifikonin çdo akuzë për shit-blerje të votës, kërkuan hetim për të gjitha parregullsitë e pretenduara, mbështetën raportin paraprak të OSBE-ODIHIR dhe mbi të gjitha i treguan Lulzim Bashës se ai tanimë duhet të bëjë një opozitë të fortë në Kuvend.

Në një kohë kur kryetari i PD-së nuk e ka thënë ende fjalën e tij nëse do t’i njohë apo jo zgjedhjet, kur drejtues politik të emëruar drejtpërdrejt prej tij po artikulojnë qartazi se nuk do t’i njohin ato, në një kohë kur po paralajmërohen dosje manipulimi zgjedhjesh me kërkesën për sërish zgjedhje pas një viti,  ndërkombëtarët vunë pikat mbi “I”.

Ata i kërkuan Edi Ramës atë që i kërkohet rëndom çdo kryeministri; vijimin e reformave.

Por nuk bënë të njëjtën gjë me Lulzim Bashën.

Duke e mikluar për fushatën model që ndoqi, duke ia njohur meritën për forcimin e partisë në zgjedhje që sipas tyre u reflektua në rezultat, ata i kërkuan Bashës udhën që duhet të marrë; opozitarizëm dhe kontribut aktiv për  ligje dhe vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Askund Ilir Meta, askund Monika Kryemadhi…Sepse mesazhi ishte për Lulzim Bashën. Që si rrallë herë e vunë në një peshore politike me Edi Ramën…(SI)

4 komente në “Mesazhet: Ndërkombëtarët veçuan qartazi Ramën e Bashën, nga Sali Berisha e Ilir Meta”

  1. Ne fakt duke ardhur nga rruga dhe te marresh 59 mandate eshte nje fitore dhe duhet lexuar e kuptuar si e tille. Kemi nje opozite te vertete qe duhet te luaje rolin e saj ekuilibrues, etj. Nuk duhet te vijoje avazin e konfliktualitetit, sharjeve e shpifjeve. Kjo nese nje dite do te deshuronte te ishte shumica qeverisese. “Lufta” behet ne Kuvend, ne institucione dhe jo rrugeve.

  2. Viola says:

    Ata po perpiqen ti japin edhe njehere shansin qe te ndahet nga Meta dhe Berisha gje qe Luli nuk e ben dot.Ate e sollen ne krye te PD me misionin e vazhdimesise se Sali Berishes.Po edhe te doje nuk e ben dot se eshte zhytur deri ne gryke bashke me ta.

  3. Mali says:

    Luli nuk mund te bej ate qe thone nderkombetaret dhe ate qe eshte me e arsyeshme per shume arsye.
    1) ne krye te partise e vendosi Berisha,duke anashkaluar shume personalitete te spikatura te P.D per 23-vjet.Per rrjedhoj Ai s”kundershton dot.
    2)Gjate kohes qe eshte marre me politike Luli ka shume kusure,qe nga rruga e Kombit,Shitja e detit,vrasjet ne 21-janar apo vrasja e fundit e bere ne Elbasan.(Ai morri ne mbrojtje vrasesin)Per te githa keto Berisha ja ka dosjet gati (Sikurse per shume te tjere)
    3) Veprimtaria ne kohen qe e vune Kryetar Bashkie ka shume zullume ,te cilat ja dine kupola e vjeter.
    Per te gjitha keto Luli nuk jep dot doreheqie e jo me te bej politika kunder udhezimeve te tyre

  4. Vlora says:

    Ore Mero
    Ky Basha nuk eshte me ministri i 21 janarit dhe i rruges se kombit?
    Apo tani i duhet Partise dhe u be i mire si dikur Likja?
    A mund te jeni me te neveritshem se kaq?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje