Lulzim Basha arrin fitoren e vetme në këto zgjedhje, thyen herësin në Tiranë e "mbron" mandatin

29 Prill 2021, 11:27Politika TEMA

Kreu i PD, Lulzim Basha ka arritur të thyejë herësin. Ai ia ka dalë të sigurojë 12.305 vota në Tiranë, ku edhe kandidonte për deputet.

Nga radhët e demokratëve, kanë kaluar kufirin prej 10 mijë votash edhe Agron Shehaj me 10.107 vota dhe Luçiano Boçi me 10.930 vota.

Bie në sy fakti që ish-kryeministri Sali Berisha ka një numër të pakët votash, krahasuar me Lulzim Bashën, me 5.258 të tilla.

Kjo eshte fitorja e vetme e Lulzim Bashes per zgjedhjet e 25 prillit, duke e mbrojtur maandatin e deputetit pasi i rrezikohej ndoshta nga Shehaj!

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje