Artur Zheji ka bërë një shkrim ku analizon zërat që kërkojnë dorëheqjen e Bashës pasi ky i fundit humbi zgjedhjet.
“Marshalli tani me të drejtë e ka rradhën të shkrythet ngeshëm, të hedhë vështrimin mbi Pashallëkun Arnautistan e të shplodhet dhe pse jo, edhe të argëtohet disi lezetshëm mbas lodhjes jo të vogël që përjetoi.
Mirëpo; kush të le të rrish rehatinë tënde, brenda tutave të gjera e pa kokëçarje?! Marshalli nuk ka kohë të argëtohet as ca orë, me laptopin në prehërin hallemadh, dhe me kalkulatriçen ndezur.
Sepse ndërkohë, pa mbaruar raportimi final i Njuz 24, me kollonat e përqindjeve, ka filluar një betejë paralele dhe e pritshme.
Jo kundër Marshallit dhe “fitores” së diskutueshme të Partisë Socialiste, por pikërisht në oborrin e Partisë Demokratike. Që është tashmë, duhet nënvizuar kjo, Partia më e “rrezikshme”, kundër pushtetit të tij të pafund prej Marshalli dhe më shumë…
Është e habitshme kjo luftë, sepse topat e zhurmshëm që filluan të zbrazen kundër Lulëzim Bashës këto orë, ishin ca topa fare të heshtur në betejën e Lulit kundër Marshallit.
Si nuk i pamë, qoftë edhe rastësisht në ndonjë cep publik fushate, këta topçinjtë me topa anti-Basha, të gjuanin ndonjë gjyle kundër Ramës?
Ue, ue, ue! Të gjitha gjylet në topat e tyre, këta topçinjtë e këtyre orëve, kundër Lulit, Kryetar i Partisë Demokratike, i paskëshin ruajtur dhe u paskëshin ndezur fitilat?
Diçka e rëndësishme nuk shkon në këtë mes.
Padyshim që duhet të kishte dhe të ketë një debat të fortë brenda Partisë Demokratike. Klasi do e donte me dyer të mbyllura dhe pa media. Por sidoqoftë debat dhe jo sulm!
Sepse Partia Demokratike, në këtë betejë, kundër kësaj makinerie elektorale plot me super të pasur, nuk kishte as media, as mjete dhe as miell e euro për fushatë, por vetëm një Ftesë dhe një Kontratë Morale!
E çfarë duan sot këta?
Ikjen e Lulëzim Bashës apo mandatin e katërt të Edi Ramës?
Sepse si mund të farkëtohet një lider i ri dhe garantues i fitores së ardhshme në kaq pak kohë?
Vërtet në vitin 2005, Rama konkuroi kundër Fatos Nanos, porse Rama (sot Marshalli), ishte dikushi që asokohe, nuk kish nevojë të qëndronte për vite për tu kolauduar në kantierin politik… E megjithatë, humbi jo pak zgjedhje, në vitin 2009 dhe në vitin 2011.
Nuk dua të paragjykoj asënd, ndoshta duhen edhe zgjedhje të brendëshme në PD, ndoshta.
Por nuk më hiqet mendja që, në këtë luftë edhe me aromë baruti, me pistoleta dhe thika jo metaforike por reale nën brez, nuk i pashë në fushatë kundër Ramës, asnjë nga këta, që sot janë në fushatë kundër Lulit… (Pse?!)”– shkruan Zheji. (TemA)
Hahahahahaha, o Zheji te eshte bere mendja zhele,zhele fund e maj, flamuj te nje “”shprese””, te shklyem e te coptuem me te dalun bese…….
Ti je “‘viktima””e Migjenit te madh ne kohe moderne.Mendja jote fluturake nuk di ku te ndalet,te Marshalli,te Luli ,te sovrani…ku,hajde gallate hajde..
Sa per dijeni o Zheji,o goje harapash me mjell miseri,blerje votash nga PS-te nuk ka patur dhe nuk ka asnje fakt.Blerje votash dhe te kapura nga policia dhe te filmuara, jane kryesisht nga LSI dhe nga PD. Ata e derdhen dollarin lum per te fituat por nje mut fituan.U iku kot gjithe ai mundim dhe gjithe ato para.Kjo trgon se paraja nuk paska vlere,por bindjet politike ndaj nje subjekti si PS-te qe,me punen e saj te ndesheme,me qendimin e saj te kulturuar,me gjuhen dashamirese,dashuri dhe respet te sinqert ndaj popullit, bene ate qe pame te gjithe, FITOREN E MBRKULLUESHME TE 25 PRILLIT PER PS-te. Te gjitha ato te mire qe thash me lart per ps-te,te PD-ke nu ekzistojne fare,por vetem sjelljet rrugaçerore,klithma dhe çirrje si kafshe,kercenime se do t’i fusin ne burg te majtet,do t’i vrasim me cfurqe,sopata e me kazma.Lul Basha ndoshta nuk ka faj shume se pas tij eshte Sali Berisha,por ama ai deri sot nuk ka patur anje fitore dhe e ka çuar PD ne humner.Si till ai duhet shkarkuar.Gjeja me e mire eshte se ato topa dhe ato gjyle qe po bjen mbi Bashen jane nga njerzit e tij qe me te drejte e godasin si drejtues i paafte.
Ne mes te shume pergjegjesive te Lulzim Bashes per humbjen e zgjedhjeve eshte dhe ajo qe ai degjoi dhe zbatoi keshillat e disa analisteve funderrina e te diskretituar si Zheji, Bushati, Lubonja,Debilekaj,Rakipllari, Çani e Qim Peka.
Respekt per lulin ,zhejn,bushatin ,shkullakun,qanin,qimin .Ju jeni zeri qe thoni te verteten dhe do vazhdoni te gezoni respektin tone edhe ne 2025 dhe 2029.Basha rri,rri,rri.
Një analize idiote.
Nuk ka faj ER që i quan “kazan” keta tipa. Ky duket që kerkon t’i drejtoje “topat e zemerimit” aty ku nuk duhet dhe t’i beje një nder atyre që e paguajne, por edhe për të justifikoje shfytyrimin e tij moral e profesional.