Po për Vangjel Dulen e Shpëtim Idrizin, do t’i kërkojë kush llogari Lulzim Bashës?

29 Prill 2021, 09:58Politika TEMA

Një nga kritikat më të shpeshta që i është bërë Lulzim Bashës, është fakti se fut aleatët si kandidatët në listat e PD-së, edhe pse shumë prej tyre, realisht kanë shumë pak peshë.

Fjala vjen, PD ka futur në listat e saj në Tiranë Vangjel Dulen, por nga 800 kuti të numëruara, ai ka marrë vetëm 550 vota.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Shpëtim Idrizin, që ka marrë 5500 vota dhe që nëse kandidonte me partinë e vet, natyrisht nuk do e kishte marrë mandatin e deputetit.

“Gati 800 qendra të numëruara në Tiranë, Shpëtim Idrizi rreth 5500 vota, Vangjel Dule rreth…550 vota.

Edhe sikur askush nga emrat e PD të mos e thyejë listën, një politikan i vërtetë, se s’bëhet fjalë për burrëri në politikë, tërhiqet dhe nuk pranon mandatin për të përfaqësuar vetëm dy pallate me tre hyrje…”, shkruan me ironi gazetari Edmond Arizaj.

8 komente në “Po për Vangjel Dulen e Shpëtim Idrizin, do t’i kërkojë kush llogari Lulzim Bashës?”

  1. sheef says:

    te kishe bo koalicion me derra hajt mo po vajte e bone stan me lepuj

  2. Tomas Willson says:

    Ky Idrizi, dikur Drejtor i Pergjithshem i Doganave….me pas kandidoi ne siglen e Partise Socialiste….u be deputet t saj…me pas….nuk i pelqeu se nuk vidhte dot aq shume sa tek Doganat…..iu bashkua Partise se Camve…..dhe arrit te behej kryetar i saj…..mirepo i duhej perseri nje Parti qe te merrte vota….iu afrua perseri PS-se…. duke perfituat shume drejtori dhe agjenci varesie….mirepo perseri nuk u kenaq…..dhe e prishi marreveshjen me PS-ne…duke menduar qe po i vinte fundi mandatit 8 vjecar dhe i ktheu syte nga PD…me mendimin se per forca keta do te ishin ne pushtet dhe ky do te perfitonte ndonje llokme…..dhe pranoi edhe te ishte ne koalicion me greket edhe pse keta te fundit i konsideron armiq…..
    Eh c’ben luftaper karrige…harron edhe idealet…..(nese i ka patur ndonjehere)……

  3. MIRDITORI says:

    tasin me lakna te zeza me mish derrkuci, e hane se eshte qyl nga LULASHI

    KLETA JANE RRIQNA , TE DY

    1. saliu says:

      MBAJENI MEND CKAH PO JU THEM.NE DEMOKRACI NUK KA IDEALE PARTIAKE POR KUFINJ INTERESASH.

  4. saliu says:

    MBAJENI MEND CKAH PO JU THEM.NE DEMOKRACI NUK KA IDEALE PARTIAKE POR KUFINJ INTERESASH.

  5. D. Pavli says:

    Shpetimi Idrizi eshte pare ne shoqerine e Qife Rakipit. Konfirmohet mandati i tij me Rilindjen. [Magari te ishte cam – tha nje cam per Idrizin]

  6. Shikon larg dhelpera deri ne Athine says:

    Perpjekje e Dule per te gjetur minoritet ne Tirane. Veprimet, vendimet apo edhe joshjet e grekeve shikojini gjithmone me dyshim.

  7. ymer janulla says:

    Të bën përshtypje fakti që gazetari shqiptar vë në të njëjtën vijë edhe dulen që punon për greqinë dhe kundra interesave kombëtare, edhe idrizin që, megjithë kritikat për të ,punon për interesat shqiptarë.
    Imagjino një gazetar grek ose serb të bënte të njëjtën gjë në vëndin e tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje