Gruaja që mundi Xhelal Mziun në Dibër

29 Prill 2021, 09:40Politika TEMA

Numërimi i votave për kandidatë ka përfunduar edhe në qarkun e Dibrës, ku kandidatja më e votuar nga te gjitha forcat politike është Aurora Mara e PS, e cila ka marrë 9367 vota, duke lënë pas kështu ish-kryebashkiakun Dionis Imeraj dhe Xhelal Mziun nga PD.

Në radhët e PD-së, më i votuari rezulton drejtuesi politik i këtij qarku, Xhelal Mziu me 5.321 vota, pas tij renditet Kreshnik Çollaku me 5.093 vota dhe Edmond Isaku me 5.098 vota.

Sa i përket kandidateve femra nga PD, më e votuara ka dalë Dhurata Tyli me 2.870 vota, ndërsa kandidatja tjetër, Irini Shehu ka marrë 1.986 vota.

Nga krahu tjetër, më e votuara nga PS, ka dalë kandidatja Aurora Mara, e cila ka siguruar 9.367 vota. I dyti renditet ish-kryebashkiaku i Dibrës Dionis Imeraj me 5.154 vota, Melaim Damzi me 4.609 vota dhe në fund renditet kryesuesi i listës Lavdrim Krashi.

Votimi masiv i Marës, shihet edhe si një mesazh refuzimi për thirrjet për dhunë e vrasje që u bënë nga Xhelal Mziu gjatë fushatës elektorale.

6 komente në “Gruaja që mundi Xhelal Mziun në Dibër”

  1. shabani says:

    Ik o Mezi se ajo te fut ne pith ty dhe Partine Demokratike

  2. Titi says:

    Ku qendron çudia ketu se spo kuptoj gjo? Lajme leshi

  3. Titi says:

    Ku qendron çudia ketu se spo kuptoj gjo? Lajme leshi…

  4. Demokrati says:

    Ishte e qarte se do fitonte kjo,populli nuk eshte dele te votoje injorantin,rrebelin dhe te preferuarin e PD ,Xhelal Mziu.
    E kemi pare se kush ishte ai nje fanatik i thekur partiak,pa vizion ,pa prezence,medioker….ka ikur koha e partiakeve …..dhe me thirrjen e fundit per vrasje e tregoi veten qe eshte vegel e e atij qe e ka vene Sali Berishes…..se me horra e ka marre pushtetin ai

  5. rexha 10 says:

    JO VETEM MEZIU I DAULLES ,PORE TE GJITHE PEDISTET FLASIN VETEM ME GJUHEN E VRASJES.KETA SIKURE I KA GODITUR TE GJITHE SALIU NE KOKE KURE BENIN MBLEDHJE .PERNDRYSHE NUKE KA SE SI SHPJEGOHET QE AKOMA NUKE E KANE KUPTUAR GABIMIN.ESHTE FARE E THJESHTE :POPULLI DONE QETESI DHE ZBATIME TE LIGJIT PER TE GJITHE POLITIKANET.DISA MUNDE TE SHKOJNE NE BURGE EDHE PER PERDHUNIME .VETEM NE KETE DREJTIME MOSE JA VINI FAJIN SALIUT.MEZIU ESHTE NJE NGA KETA ,KURE ISHTE KRYETARE I BASHKESISE SE MAJAMIT TE KAMZES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje