Surpriza: Djali i Aqif Rakipit thyen hersin dhe merr mandatin e deputetit

29 Prill 2021, 09:33Politika TEMA

Ornaldo Rakipi, kandidati për deputet që renditej i 30-ti në Qarkun e Tiranës, ka thyer herësin, duke marrë më shumë se 10 mijë vota për të qenë në Parlament.

Rakipi aktualisht ka 11432 vota dhe shifra mund të rritet, duke qenë se ka ende shumë kuti për t’u numëruar në Qarkun e Tiranës.

Ai gjithashtu kryeson dhe në Bashkinë e Kavajës, duke lënë pas Etjen Xhafajn.

Kjo është një surprizë, duke qenë se Rakipi, një emër i panjohur, ka lënë pas emra të tillë si Pandeli Majko apo Mimi Kodheli, që duket se nuk do hyjnë në Parlament.

Pandeli Majo i cili është i 19 në listë, deri më tani ka grumbulluar 4360 vota, ndersa Mimi Kodheli, që ndodhet e 21 në listë, ka arritur të marrë vetëm 2727 vota, kur kanë mbetur rreth 300 kuti pa hapur.

Në Tiranë, për PS-në deri më tani si më e votuara rezulton Belinda Balluku.

12 komente në “Surpriza: Djali i Aqif Rakipit thyen hersin dhe merr mandatin e deputetit”

  1. Beni says:

    Ky eshte i biri i kriminelit Aqif Rakipi te cilit para 2 vitesh ju nderpre mandati i deputetit pasi rezultoi te ishte denuar si trafikant droge…

    1. Operacioni Zjarri says:

      Sigurisht qe populli e ka votuar si personalitet ne fushen e dijes, shkences dhe eksperiences se tij ne politike. O pika qe s’ju bie! Ju e pranoni vete se votimi ne Shqiperi ne fakt eshte nje akt tregtie. Po dalim nje popull pa pike karakteri, nje popull qe shitet lehtesisht. Vetem tani po e kuptoj pse fqinjet na urrejne. Nga mungesa e karakterit. Dikur u shitem tek turqit dhe u beme kamzhiku i tyre kunder fqinjeve qe luftonin

  2. bobi says:

    Cfare ka per surprize ketu.Pse nuk e dime ne si behen votimet.Bli vota me shumice me para droge.Qifi bleu vota ne qarkun e Elb me gjithe enturazhin e tij si me 2013 dhe me 2017.Tani me para droge dhe me te forte ka marre vota jo vetem per djalin e tij por edhe per dhendrin e te vellait ne Peqin.Ne Shqiperine tone varferia eshte sheshit.Njerezit shiten per 50 000 leke.Parate nuk mungojne se kokaina dhe heroina jane sheshit dhe kontrollohen nga grupet kriminale qe po vene dore edhe mbi politiken.Prit kur tja kalojme Kolumbise.Keto po perdoren nga Edi Rama.I gjithe llumi ku ishin e ku s’ishin u bashkuan ne zgjedhje ne qarkun e Elb aq sa edhe kaq vota sa ka marre PD jane shume.Grupet kriminale ca me force dhe ca me njohje e ca me leke tjetersuan votat kjo dihet boterisht.Pse vertet besoni se 29 758 votat e PDIU me 2017 ishin vota te cameve.Ishin vota te parave te hedhura ne fushate per blerje votash.Sot shohim po te njejten gje por me keq akoma.Prit kur ne zgjedhjet e 2025 te kemi deputet Dritan Dajtin,Shullazin,Lul Berishen sepse keto qe jane zgjedhur nuk kane asgje me shume se keto qe permenda.I ndalohet zgjedhja si deputet Tom Doshit por nuk i ndalohet te birit,dhendrit apo ku di une.Ato perseri zgjidhen mjafton te hidhen leket per blerje votash.

  3. Vini says:

    SHQIPERI TE KAM DHJERE SE NUK BEHESH ASNJEHERE.AS ZAHO NUK I BESON KETO HALERA.APO JO MERO.

  4. 2021 says:

    Ckeni me kete djalin? Eshte djal i ri, eshte i arsimuar dhe i edukuar. Mos na ktheni ne komunizem duke bere paralelizma. Jo, ti nuk mund te ecesh ne jete se ke pasur nje daje ballist, e idiotesi te tilla. Lerini keto se jemi ne 2021. Njihni individin dhe gjykojeni per punen qe do beje apo do leri pa bere.

  5. trendafili Permetit says:

    Injoranca ka mbuluar vendin si nje mjergull erresire ne vetedijen e ketyre thashethemaxhijve qe s’u mbyllet buçja as ne varr. Keshtu i ka edukuar baba. Ky ligj zgjedhor paska qene nga me te miret sepse i jep ate qe i takon gjitheseicilit . Mua me duket surprize ajo qe nje deputet ketu eshte zgjedhur nga populli, te tjerat jane mjergulla e injorances totale qe ka perfshire keto bina idiote. Edhe sikur, sikur , ta zeme se eshte si thone keta injorante me larte, une kam nje pyetje . Sa para paguajne per lobime dhe kurime partite politike per te fituar, a nuk jane para per blerje vote lobimet qe nga Amerika demokratike e deri ne tek Mark marku idiotesise apo Lulezimi qe i rane lulet? Prandaj kujt i kane ngele pak me pak mend nga gomari im, te mos ndihet me per blerje votash; ne nje krahe i blejne sy per sy me miljona, ne ane tjeter ankohen pse u blene votat. Dhe e fundit; Jane denoncuar gjithe ata per blerje vote me sa kam degjuar. Pse prokuroria nuk i hyne hesapit ku i gjeten gjithe keto para me thase keta qe paguajne? Ketu tek burimi duhet te filloje arrestimi, po te duan ti rregullojne gjerat. Ai qe i shoerndane oarate, eshte i punesuar, argate dhe nxierr kotheren e tij. Ju faleminderit per mirekuptimin, perveç atyre qe permenda me larte se nuk e fus veten ne kategorine e tyre si te “profesor’ Markut apo kolegeve te tij te idealeve poshteruese qe u meson studenteve. Filloni vetingun moral ne universitete te ruani shqipen dhe kombin nga bastardimi!

  6. asd says:

    Votimi per kandidat qenka nje mrekulli e transparences. Te pakten keshtu dihet per cdo “lekure” se sa vlen. Secili deputet duhet te dije peshen e vet ne Parlament dhe duhet ta kete parasysh kete fakt perpera se te “rrudhe vetullat e te trashe zerin”. Ke marre 1500 vota dhe do te drejtosh Shqiperine ? Cfare duhen ne parlament Majko, Berisha, Kryemadhi ??? Parasite ?? As Basha nuk ka vota mjaftueshem, dhe duhet te reflektoje urgjentisht per kete fakt derrmues.
    Urime per te gjithe ata qe marrin me shume vota. Do te ishte me mire qe mos kishte as “zone te sigurte” te kryetarit dhe as “sigel partie”. Kjo menyre do te pastonte plotesisht listat. Do te ndryshonte edhe forcen e Partise edhe do te ridimensiononte kryetaret. 140 deputetet qe kane marre me shume vota jane ata qe meritojne te ishin ne Parlament. Jo te tjeret. Jo ata e fshihen pas zgjedhjes se kryetareve. Reagimi i njerezve duket jashtezakonisht i ponderuar dhe i drejte.

  7. agron says:

    Kriminel me damke babai, kriminel edhe i biri. Po ku ka logjike ketu o njerez…..? Si mund te dale nje 25 vjecar qe akoma nuk ka nje diplome shkolle te larte, te marri 11 mije vota dhe per me teper, ishte ne fund te listes ne vendin e 30-te..?? Votat e blera nga baba Aqifi qe nihet nga gjithe Shqiperia si trafikant droge….!! mjere ky vend ku do shkomje keshtu…..

  8. Vranakonti says:

    Ornaldo Rakipit,bravo i qoft qe ka ecur kaq perpara duke fituar vota a besimin e njerzeve.Le te pullcasin ata qe e kundershtojne dhe flasinkeq,pasi keshtu e kane zakon ata te PD-ke apo te LSI te shajne te ofendojn e te pergojojn ke do sipas oreksit te tyre.Por neve pak na intereson oreksi tyte,rendesi ka qe Ornaldi po perparon.Ai perfaqeson brezin e ri i cili ka perspektiven perpara.Urime.

  9. hasan PRISHTINA says:

    Jeni te gjithe pa perjashtim kriminele qe e cut kte ven ne humnere per 30 vjet , te gjithe PS+PD+LSI + bishtat
    O ju vrafte zoti e ju lente rrugeve si po i lini ju shqiptaret, po votohen cuni i aqif rakipit me gjithe rrahman rrajen??? Po pse kshu do presim ne te ecim perpara. Ju jeni te gjithe tju qish robt e shpise dhe e keni pak me cfare po i beni ktij vendi.

  10. skorpions says:

    Ja pra pse Edi Rama nuk e rruajti per Shpetim Idrizin dhe Mesila Doden, apo per Dash Shehin, sepse me shume se keta ne vota vlen djali Qifes. Dhe per ironi, Qifes qe e kapi dekriminalizimi ia dha mundesine e futjes ne politike Tim Idrizi,

  11. spartak says:

    Urno .
    Shqeto fare .
    Shembull ma kuptimplote nuk ka .
    Të ishte çu Enver Hoxha prej varrit dhe s’do i kishte marrë kaq vota , e jo mo ky çun që s’e njef njeri . Nuk është ble vota një nga një , por ky ka ble kutiat komplet si i ka dasht vetë prandaj dhe i ka shku numri rrumbullak 15700 .
    100 herë me shku në votime , ky çun që nuk ka asnjë meritë e kontribut për me u bo i njoft dhe i simpatizuar , asnjëherë nuk kap 157 vota jo mo 15700 .
    Barabar me Rrahmon Rrahjën është , që ndejti 8 vjet deputet, dhe, me gjithë se nuk ka fol njëherë do rrij prap dhe 8 të tjera . Ky është sistemi i votimit peshqesh i lakmisë për pushtet të Edi Ramës dhe Sali Berishës . Ky sistem votimi vetëm ZGJEDHJE nuk është e nuk mund të quhet .
    Këtu ka vetëm vjedhje me kap tepsinë e pushtetit dhe me u bo padrinot e Shqiprisë .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje