Mbeti jashtë Kuvendit, Gent Strazimiri letër popullit: I dashur sovran, ja çfarë ke humbur duke mos votuar Lulin dhe mua

29 Prill 2021, 09:21Politika TEMA

Historia perseritet dhe perseri PD kritikon popullin per zgjedhjen e Edi Rames per ta qeverisur dhe nje mandat te trete, nje rekord i thyer tashme ky ne Shqiperi.

Gent Strazimiri, i shkruan leter popullit, duke i renditur nje per nje te gjitha ato gjerat e mira qe “ka humbur” duke mos votuar Lulzim Bashen dhe PD!

I renditur ne listen e kandidateve te PD per qarkun e Tiranes i 19-ti dhe pa votat e nevojshme per te thyer heresin, Gent Strazimit ka mbetur jashte Kuvendit!

Postimi i plote i Strazimirit:

I dashur sovran, Këtu e 8 vjet ose “3 ambasadorë” më parë, të shkruaja se nuk e kuptoja verdiktin  tënd kundër “arrogancës” së Sali Berishës, për të zgjedhur më liri të plotë “përulësinë” e Edi Ramës…

Verdikti yt i atëhershëm çorientoi, në fakt, edhe të gjitha sondazhet e sondazhistët.

8 vjet kaluan shpejt dhe ne prapë u takuam në çdo rrugë e rrugicë, dyqan e kioskë dhe sigurisht më së shumti në kafene, ku më tregoje me lot në sy hallet e shtuara gjatë këtyre 8 viteve.

Më tregoje listën e gjatë të borxheve te marketi i lagjes, te farmacia ngjitur, tek OSSHE, tek ujësjellësi, te komshiu zemërmirë, pa 5 mijëlekëshin e vjetër borxh të të cilit nuk do mund të blije kosin dhe bukën e vjetruar më gjysmë çmimi “për të mbyllur muajin”

Më tregoje se artimetikisht nuk të dilte të përballoje me pension, përkrahje sociale apo edhe me rrogë, faturat, ushqimin dhe ilaçet…

Më tregoje sesi dyqani modest nuk të mjaftonte më për të siguruar jetesën për shkak të taksave, gjobave, shtrenjtimit të energjisë dhe ujit…

Më tregoje sesi djali iku në emigrim, pa të pyetur, pa kthyer kokën mbrapa, “pa letra”, me bindjen se dyqani, me të cilin e rrit jo keq, nuk mund të ishte e ardhmja duke qenë se s’është më as e sotmja…

Sesi la shkollën që s’ia paguaje dot më, sesi të argumentonte që “edhe po ta mbaronte nuk do gjente punë”…

Dhe ti, me lot në sy, me dhimbjen e prindit mosaprovues, por të pafuqishëm … i jepje të drejtë… Më rrëfeje frikën për shembjen e shtëpisë së ndërtuar me gjak, megjithëse ke shlyer të gjitha detyrimet ndaj shtetit sipas ligjit, dhe ishe i ndërgjegjshëm se “ky s’pyet për ligj”…

Ti e dije i dashur sovran se përse je në këtë gjendje.

Ti e klithje me emër fajtorin, mallkoje veten për votën kundër Sali Berishës në 2013 dhe bëje be’ se nuk do përsëritej…

Sot, 8 vite e “3 ambasadorë” më pas, verdikti yt është zyrtar dhe unë po përpiqem ta lexoj me vëmendje përsëri, por jo pa vështirësi, sepse përsëri verdikti yt i ka bërë lëmsh sondazhet dhe sondazhistët më me famë.

Me votën tënde, ke refuzuar:

* pagën minimale 1200 euro nëse je mjek, ose 700 euro nëse je infermier… (?!)

* pensionin jo më pak se 250 dollarë, pavarësisht nëse je demokrat a socialist, pavarësisht nëse ke qenë apo jo “veteran”…(?!)

* uljen e taksës në 9% nga ajo vrastarja 23% …(?!)

Ke refuzuar:

* rrogën minimale 400 mijë lekë nga 220 mijë që e ke…(?!)

* rritjen e përkrahjes sociale deri në nivelet e çmimeve…(?!)

Ke refuzuar:

* karburantin 240 lekë më të lirë…(?!)

* energjinë dhe ujin më të lirë… (?!)

* paratë në dorë për subvencion nëse je fermer a peshkatar…(?!)

Ke refuzuar:

* shkollën pa taksa, me libra të paguar nga shteti, madje edhe me ushqim, si dhe stazhin e paguar për fëmijën nxënës a student…(?!)

Në thelb, i dashur Sovran, ke refuzuar të çlirohesh nga zgjedha arbitrare e vagabondëve pa ligj, dhe ke zgjedhur të shtosh PPP-të dhe… lotët e hidhura në faqe…(?!)

Po lexoj në këtë ditë pasverdikt që o të ngrenë në qiell për “përgjegjshmërinë” e “qetësinë” që ke treguar, o të mallkojnë si “dele”, “injorant”, “i pagdhendur”, “adhurues i xhelatit”, “i pabesë” e “hileqar”…

Mundet edhe të jesh nga pak secili nga këto më lart i dashur Sovran, por një gjë s’je, dhe për këtë i vë të dyja duart në zjarr:

*ti nuk je antiamerikan dhe PIKË!!!

Do të prisja prej teje në kuti të votimit çdo deformim që as aritmetika e as logjika s’e shpjegon dot, duke pasur parasysh modelet perverse në sjellje, veshje e fjalor, që të imponojnë nëpër media si modele suksesi që nga i pari i vendit e deri te showgirl më e fundit, por antiamerikanizmin JO.

Por diçka ka ndodhur, sepse në verdiktin tënd shoh jo pak, por 11 deputetë të dalë nga vullneti dhe influenca e individëve që Amerika i ka shpallur zyrtarisht “non grata”, e të cilët të këshilloi shprehimisht t’i refuzosh…(?!)

Njëri syresh, madje, ka dalë me emër, zë dhe figurë ballë për ballë Amerikës, dhe nga verdikti yt rezulton se ai është fituesi real i këtyre zgjedhjeve…

Ai me shokë kanë përcaktuar fituesin me ata 11 deputetë të dalë:

* 2 në Shkodër (?!), 1 në Tiranë (?!) dhe të paktën 8 në Durrës…(?!), persona që s’i njeh askush… as ti…

U përpoqa ta llogaris aritmetikisht pjesën antiamerikane të verdiktit tënd, i dashur Sovran, por çdo shifër e shumëzuar me “0” antiamerikanizëm që ekziston në Shqipëri, më del baras “0”… dhe jo baras me 11 deputetë siç më del në kutitë e votimit…(?!)

Këtu e 8 vjet ose “3 ambasadorë” më parë, i dashur Sovran, tek të pyesja për verdiktin e dhënë, m’u sulën mbi shpinë të gjithë “opinionistët”, “analistët”, “politologët”, me akuzën se “refuzon verdiktin e Sovranit” dhe mbase atëherë u tregova pak i ashpër me ty, por gjithsesi i ndershëm dhe i vërtetë, dhe a e di pse?

Sepse ishe i lirë!

Sot më ngjall veç dhimbje e mëshirë… s’të “shaj” dot! Të votosh sipas bindjes tënde, sot 8 vjet e “3 ambasadorë” më pas, është kthyer në një akt heroizmi e unë nuk të dua hero, dua thjesht të jesh i lirë… si amerikanët që i adhurojmë!!! Antiamerikanizmi që doli në kuti nuk është produkti yt, ti thjesht nuk je më i lirë, nuk je më Sovran i vendimeve të tua… Kush nuk është i lirë, kush nuk është sovran i vendimeve të veta, nuk mund të jetë as i ndershëm, sepse nderi nuk mbrohet kur ke duar e këmbë lidhur…

Por më e keqja është se ti dukesh … i qetë, dhe për këtë madje të vlerësojnë edhe në gjuhë të huaja…

Ti je ish-sovran e për këtë mos e kërko fajin gjetkë! Këtu e 8 vjet ose “3 ambasadorë” më parë, kur ambasadorët “lëvdonin” qetësinë tënde, të pata paralajmëruar se “në këtë vend do jetojmë ti dhe unë e jo ambasadorët që këtë vend e kanë thjesht një stacion para pensionit”, apo para transferimit të radhës.

Sot jemi në pikën që ti s’e ke më as lirinë, as ndershmërinë as fuqinë të veprosh jo më sipas interesave të tua, por as si të këshillojnë e nxisin ngrohtësisht ambasadorët…

Ti sot ke treguar se je nën zgjedhën, nën pushtetin e personave “non grata”…

Ata kushtëzojnë vullnetin tënd, asgjësojnë lirinë tënde, luajnë me nderin tënd, denatyrojnë verdiktin tënd deri në antiamerikanizëm.

Nga pushteti i tyre, këtë herë as fuqia e ambasadorëve s’të ka çliruar dot… përkundrazi…

Në këto kushte, verdikti aspak sovran i një ish-Sovrani, nuk mundet dhe nuk do të jetë kurrë “grata” për mua. Zgjedhje, në të cilat ti ke shkuar të votosh i kërrusur nën peshën e kërcënimit “Mbylle gojën, k*rvë”, unë nuk mund t’i pranoj.

E vetmja gjë që të ka mbetur, është… “qetësia”…

Dhe “qetësia” që ke, kur s’je i lirë të mbrosh nderin tënd, quhet frikë e frikacaku ngjall veç përbuzje e neveri, në shqip dhe në “anglisht”…

Shqetësohu i dashur ish-Sovran, revoltohu!

Nga këtu fillon gjithçka, nga revolta, jo nga qetësia e bindja apo ca më keq akoma nga lëvdatat e rrejshme për to.

Revolta është pjalmi i lirisë, i nderit, i Sovranitetit!

Revolta, i dashur ish-Sovran, jo “qetësia”!

37 komente në “Mbeti jashtë Kuvendit, Gent Strazimiri letër popullit: I dashur sovran, ja çfarë ke humbur duke mos votuar Lulin dhe mua”

    1. k says:

      Kur ta kuptosh ti sa injorant,i prapambetur,pakulturuar që je,
      do kenë mbaruar të gjitha votimet,fjalët dhe jeta.

    2. Eno says:

      Ky pyet Soranin (popullin) por nuk pyet vehten: kush dhe çfarë jam unë (Strazimu..)

    3. Vlonjati12 says:

      O Bardha , e ke gabim . Figura kaq te rendesishme si ky palacua gjynah qe te jene jashte Parlameniti .
      Me kete rast populli shqiptar ka pesuar nje humbje te madhe . Idioti , i duke vetja i rendesishem.

  1. dulla says:

    nje loqe gomari me pak

    1. Vranakonti says:

      Dulla! Mos e lavdero kaq shume Strazon se nuk eshte L.. gomari. Strazua me kete shkrim tregon se vertete eshte koqe kandari.Ai thot se,sot Sovrani nuk eshte me i lire i ndershem dhe i lire.Ky ka rrjedhur.Po te vinin ne pushtet partia e Strazos,atehere po,do te ishin ashtu.Sot sovrani zgjodhi jeten me te mire,se eshte i lire dhe me nje qeveri qe e degjon,punon per ate dhe nuk e shan e ofendon apo e vrete si bene Sali Beisha,Basha, me njerez si Strazua.Prandaj mire e ke o DULLA,nje loqe gomari me pak ne parlamentin shqipetar

  2. sovrani says:

    Ne fakt kam refuzuar genjeshtren dhe genjeshtaret,hajdutet dhe mashtruesit,vrasesisit dhe zjarrvenesit.
    Keto qe do mi jepnit,mos do ti ngarkonit tek trami kombinat-kinostudio?!

  3. Gimi says:

    Kot je lodhur qe ke shkruar kaq shume. Ju e merrni vesh ku e keni te keqen, apo e dini por beni si budallenj dhe nuk e thoni. Me Saliun ju keni fituar vetem njehere, ne 92 dhe kurre me. Vetem keni vjedhur. Dhe Saliu kur kuptoi qe nuk vidhte dot me dha doreheqjen. Edhe per nja 30 vjet nuk fitoni dot sepse Saliu jua ka lene kosheren bosh, ju ka bere lavazho te trurit. Te behesh anetar i PD duhet te harrosh edukaten dhe cdo gje te mire qe ke mesuar ne shkolle, Duhet te mesosh gjithe fjalorin halabak te gjuhes shqipe qe te hysh ne PD. Salimalokizmi eshte ideologji per ju. Por kete e do vetem hajduti e krimineli. Populli kurre nuk te do po degjoi fjalorin qe perdorni ju.

  4. Tomas Willson says:

    Sa keq qe te vjen per sovranin por vemie…..tevjen keq per rrogen tende qe nuk do te mudn ta marresh qyl…..
    Populli e di vete se c’ben……

  5. blunt qerosi says:

    per se e zini hapsiren me kete loqen… lereni te merret me lodrat e tij se di duket vetja kaubojs,,,te gjitha ato qe liston per rrogat minimale etj ia fut kot se i ka gabim..22000 lek ka qene ne kohen e sales rroga minimale..aty i ka njel ora palles

  6. Kozmo says:

    KETO HALLE TE SHTRESES SE ULET, ME LISTA BORXHESH, I KAM DEGJUAR GJATE GJITHE KOHES, QE JU DEMOKRATET ISHIT NE PUSHTET, PERSE TREGOHENI KAQ TE DASHUR TE DHIMBSUR, GJOJA QE PO LUFTONI TE VINI NE QEVERI, PER TI KTHYER BUZEQESHJEN POPULLIT TE VARFER.. CFARE BERET JU KUR ISHIT NE PUSHTET PER ATA????!! PERSE NUK PATET MUNDESI QE JU TI PUNESONIT, TI SHLYENIT DHE BORXHET E TYRE???!! LAZARATIN E KENI PASUR PER VITE ME RADHE, KENI FITUAR MILIARDA, PERSE NUK DOLI NJE BAMIRES QE TI SHPETOJ KETA SHTRESA???!
    POPULLI KA SY DHE VESHE. JU, JO QE NUK BERET ASGJE PER POPULLIN, POR AS PER VENDIN. NUK KISHIT ASNJE PLAN RREGULLIMIT, PER QYTETET DHE FSHATRAT, RRUGET ISHIN TE LENA KOMPLET NE HARRESE. NUK RREGULLUAN NJE SPITAL. PACIENTET SHKONIN ME BATANIJE, PESHQIRE ME VETE. JU NUK RREGULLAT NJE SHKOLLE, NJE KONVIKT, NJE KOPESHT, NJE MUZE, NJE URE . JU VETEM E RROPET SHQIPERINE, MBOLLET KORRUPSIONIN GALOPANT, NE CDO SEKTOR.
    JU PUNESONIT VETEM MIQTE E DASHUR TE PARTISE . NDERSA KUNDERSHTARI POLITIK I JUAJI Z. RAMA, BERI TE KUNDERTEN. PER HIR TE SE VERTETES. AI QYSH DITEN E PARE TE MARRJES NE DORZIM TE PUSHTETI, FILLOI NGA KRYEMINISTRIA, QE JU E KISHIT LENE NE DORE TE HALLIT, DHE AKOMA DHE SOT NUK NDALET SE PUNUARI DHE NDERTUARI. SOT SHQIPERIA FALE Z. RAMA KA NDRYSHUAR TOTALISHT, DUKE I HAPUR RRUGEN TURIZMIT, TE CILET JU E MBAJTET MBYLLUR PER SA KOHE, QE ISHIT NE PUSHTET.
    JU ME GJITHE TE ZEZAT , QE I BERET SHQIPERISE, PRETENDONI AKOMA TE VINI PERSERI NE PUSHTET. PO KUSH JU LE???! MENDONI SE I GJITHE POPULLI SHQIPETAR JANE BUDALLENJ???!!
    VOTUESIT E JUAJ, JANE TE SHTRESES SE ULET , JANE ANALFABETE, QE EDHE PA BUKE TI LERE PD , ATA PERSERI JU VOTOJNE NE PARIM, (PER PRINCI) PER TE VETMEN ARSYE SE JANE DEMOKRAT, NDERSA SOCIALISTET JANE GJOJA KOMINISTET. JA KETA JANE VOTUESIT E JUAJ.

  7. Pedro i ri says:

    Hiqi thepin patllakes

    1. shabani says:

      Po sovranit i the sa e kishe rrogen si deputet dhe rryshfetet qe do kishe po te zgjidhte prape sovrani qe hante buke me kos

  8. Edi says:

    Cfare mallkimi qe jane tipa si ky.
    Normal qe para ktij Lulit i duket vetja gjeni.
    Edhe pse eshte nje superloqe…..
    Mallkim

  9. arti says:

    Jepini nje vize per ne Koren e Veriut ketij djaloshi.

  10. Pisqolla says:

    I dashur mik i sovranit, Gent Pisqolla. Ishe i 19-ti në listen e PD-se tende, po nuk luftove me oratorine tende të shquar, që kryetari te mos vinte para teje në liste grupin e musketiereve: Mehdi kriminelin, Dash pijanecin, Dule grekun, Gon fermerin, Idriz gjoja çamin e te tjere. Tani kenaqu duke i ndjekur ata në TV nga shtepia, se nuk ta ka fajin sovrani, per të cilin ty te digjet xhani. Hajt, tung

  11. Selman says:

    Genti, fillo te mendosh se cfare pune di te besh. Se nuk ke punuar kurre ne jete. Vec i ke dhene gojes. Edhe ne 2005 ndenje rrugve 2 vjet derisa te hodhi racionin saliu se nuk dije te beje asgje. Tani lodhesj kot. Nuk te ka njeri ne liste te paradhoma e Lulit, lepija sa te duash. Gjak do te te behet goja, po thjesht do te te marrin sherbimin qe ti si gjithmone e ofron falas. Shko qahu tek Saliu tashi. Mos harro te marresh prap me vete tabulatet e telefonave. Qe tja tregosh Saliut per ti deshmuar qe nuk flet me asnje prej armiqve te tij. Hiqi breket te Saliu Genti! Po kot e ke. Nuk ta fut me njeri. Gjak do ta besh gjuhen.

  12. 19 says:

    Qeke nje cop idjoti nqs I thua me ter mend këto.po populli ynë eshte aq I zgjuar qe te kuptoje kush jane kafshet dhe kush jane qytetaret.ok or kokra e kurves votuan nga frika e ardhjes se malokve jo se duam kte kurven edi Ramen.debil por eshte e keqja me e mire .ose me I miri I bythqimave plus qe u bashkuat dhe me moniken dhe ilirin qe qelbet fare aty moret fund o kok kar djal .hiqi kto do ju vrasim do ju marim leket mziu me shok .bure kurv .

  13. Mihali says:

    Një kamikaz me pak në PD.

  14. BBC says:

    Ik o rrote kari. Harrove kur sherbeje kafet tek zyra e berishes

  15. kasemi says:

    I dashur strazimiri, me vjen keq qe je dibran, por ti asnjehere nuk u bere jo deputet, qe as neper mend nuk te shkon, por njeri te pakten. Asnjehere nuk te ka marre njeri seriozisht, por gjithmone ke qene nje zagar. Te thuash se ai Arben Ndoka ta beri mire kur te rrahu me rrip ne kuvend, mendoj se eshte pak, ti meriton shume me teper.

    1. U says:

      Karabush …cfare premtimi ka mbaj pd dhe Luli….pervec mashtrimeve..

  16. Pal Kuka says:

    Përpara humbjes që do kisha po të votoja ty, ato që thua zotrote se kam humbur, nuk janë asgjë

  17. Çami says:

    O zot sa me ka prekur ky shkrim.Pa e kuptuar kisha dhier ne brek se e pata lexuar me emocion.Ut rrace muti e shpifur me gjithe ate qe e solli kete rrace bythe lepirsish te pa skrupullt.Rrobt ku i keni me gjithe Stalin Berishen

  18. sinani says:

    Gent me vjen shume keq qe nuk ke kuptuar qe ky popull nuk genjehet me! Shumica e atyre qe ti thua se populli i ka humbur nuk mund te realizohen! Pastaj Gent duhet te kuptosh nje gje shume te thjeshte: Qe te marrish shumicen duhet te jesh shumice! PD as ka qene e as ka per te qene shumice! Një rrugë e mundshme qe ajo te fitoje eshte te jete e ndershme me veten pastaj me zgjedhesit! E perseri kam shume dyshime! Pse? Sepse në Shqipëri ka patur, ka dhe do te kete gjithnje me shume partizane se ballistë, me shume patriote se tradhetare! E pas kesaj besoj se e kupton kush do te fitoje gjithnje! Megjithate une te uroj vetem te mira! Mbi te gjitha te uroj te mendosh pozitivisht! Me shume respekt per mbiemrin Strazimiri!

  19. qazim says:

    Sa je lodh mor qeros.Mendon se ndokush i lexon brockullat e tua?Cdokush te kujton ty si pisqolle me payllake ne brez dhe kaq mjafton.Lipsur qofte fryma jote e ndyre dhe ajo qe ti perfaqeson.

  20. noka says:

    Nga mos votimi i Gent Strazimirit dhe Lul Bashes sovrani ka humbur nje rrote magjari dhe nje bole kandari.

  21. Unë says:

    Nuk e kupton ky gomar qe populli shqiptar ka refuzuar endrren me sy hapur apo fluturimin me presh me bythe qe eshte pershkruar me detaje pak me lart?

  22. Totololi says:

    Fute ne byth koburen tani, plehre. Po i numuroke pupullit te mirat qe do kishte po te vinit ju ne pushtet, nje mal me genjeshtra te pa realizueshme. Ju duhet te ndryshoni jo populli.

  23. Syri says:

    Një hale më pak në parlament, nga qenefi i Berishës.

  24. Lida says:

    O kokbosh kur do te vije ajo dite qe ta kuptoni perse populli nuk ju voton ? Atehere ne vija te pergjithshme po te ve ne dukje perse :
    1. Populli nuk i do mashtruesit.Ju jeni kthyer ne mashtrues dhe genjeshtare profesioniste duke sjellur dhe nje version te ri versionin” Babale”.
    2.Ju vrisni qytetare si kur jeni ne pushtet ashtu dhe kur jeni ne opozite.
    3.Fjalori juaj eshte luftarak, kercenues e banal dhe neper studio televizive.
    4.Ju e keni diskretituar Shqiperine ne arenen nderkombetare duke hedhur balte mbi vendin tone vetem per te fituar gjoja pike politikisht.
    5.Sa here nuk fitoni zgjedhjet e quani popullin shqiptar ” dele “.
    E SI MUND TE JU VOTOJNE SHQIPTARET JU ????

  25. 123 says:

    Mos, se na bere te vrasim veten kur kuptojme se cfare kemi humbur. Mjere Shqiperia dhe shqiptaret, tani e tutje. Do rrojne ne mjerim dhe deshperim se humben disa si puna jote. Ne fakt do te ishte me mire qe disa si puna jote te mos gjallonin ne jeten politike shqiptare. E vetmja gje per te cilen ndiej keqardhje eshte perpjekja qe ju beni, jo vetem personalisht por dhe si specie, per te fyer urtesine e popullit. Te uroj jete te gjate me qellim qe te kesh mundesine te kuptosh se sa poshte je ne raport me urtesine e popullit, atehere do te kesh mundesine te reflektosh drejt.

  26. trendafili Permetit says:

    Ne fakt, Genci, kam refuzuar edhe heqjen e kokes, se ju te vrisnit dhe pastaj i mburreshit popullit, apo harrove. Prandaj s’keni pare gje akoma!

  27. Shpetim Kaci says:

    Me sa duket,këtij trimit i ka djegur shumë kjo humbje, se nuk mund të mbajë më kobure në brez , nuk do kapardiset si gjeli majë plehut, duke ligjëruar ” për hallet e populit” në sallën e parlamentit dhe do largohet nga sytë e opinionit si ” luftëtar i madh”.

  28. Shkupi says:

    Ke plote te drejte vajtimi por qe te vish ne qeverisje je larg me miliona kilometra , opozita nuk behet me brockulla e me struktuara degraduese kombetarisht e te njohura boterisht , demokratet duhet pastruar nga llumi i 30 viteve qe pas 30 vite tjera ndoshta edhe mund te fitoni .

  29. Vilma says:

    shporru mer pederast i ndyre

  30. Firdesi says:

    Ky me kohe ka qene nje bajge lope, ku katundaret e tirones as per pleh nuk e donin. Eshte ulje inteligjence te votosh ket kok synetin, eshte turp dhe budallallek te mendosh se te perfaqeson ky lloj e soj caraci. Qesharak kur imitonte me gishtin qe shtynte syzet si puna e avokatit. Karagjoz dhe i ulet ne karakter. Mbeti bajg lope qe si hyn ne pune kujt, do ta hane mizat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje