Ish ministrja e PS: Modeli i LSI doli nga skena në Gjirokastër, ishte i gabuar për të rinjtë. Duhet shkrirë

29 Prill 2021, 09:30Politika TEMA

Fituesja e zgjedhjeve të 25 prillit në qarkun e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro e konsideron të rëndësishme daljen nga skena politike në Gjirokastër të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

E ftuar në Dita Jonë ajo tha se modeli i LSI-së ishte i pashëndetshëm për të rinjtë që duan të futen në politikë dhe në dëm të demokracisë. Dhe kjo sipas saj është më e rëndësishme se procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Aulona Minga: Jemi në Gjirokastër, Partia Socialiste këtu ka 3 mandate dhe, ishte e para në listë por del e treat, pra në bazë të votimit të 25 prillit me 2528 vota, është pikërisht zonja Mirela Kumbaro, të cilën e kemi në linjë të drejtpërdrejtë në Skype.

Blendi Salaj: Këto janë 2528 të numëruara deri tani se procesi vazhdon dhe është i ngadaltë me ç’kuptojmë.

A:M: Ja ku e kemi zonjën Kumbaro në linjë të drejtpërdrejtë, Mirëmëngjes! E dimë që ka qënë një periudhë vërtëtë e ngarkuar por tani duhet të ndjeheni më të qetë apo jo, aq më tepër pas fitores.

Mirela Kumbaro: Në fakt të qetë jemi ndjerë që datën 26, kur dolën kutitë e para të numërimit në Gjirokastër, por ju dëgjova që po bënit krahasime të numërimit të votave individuale, kam përshtypjen që në Gjirokastër nuk vlen i njëjti arsyetim, e njëjta qasje analitike le të themi, sepse ne në Gjirokastër ndoqëm një strategji krejt tjetër dhe votat individuale nuk janë, lë të themi,  shprehje e një fushate, ose e një votimi, siç mund të jetë në Tiranë, ku praktikisht ajo votë të skualifikon nga gara, ose të lë në garë  sepse ne kemi kërkuar si skuadër nje votë ndryshe, kemi kërkuar votë për Partinë Socialiste. Unë përsonalisht, në të gjithë fushatën, nuk e them dot në fushatën time por si pjesë e fushatës sonë, pra e 6 kandidatëve për deputet të PS në qarkun e Gjirokastrës, kishim një synim tjeter: kishim synimin për të marrë vota të Partisë Socialiste mjaftueshëm sa të kishim 3 mandate sepse ky ishte angazhimi, ky ishte objektivi të mërrnin 3 mandate për PS.

B.S: Është koha t’ju themi urime sepse ja keni dale!

M.K: Faleminderit, dhe e kam të rëndërsishme ta them: Në asnjë ditë të fushatës time, edhe po ta shikoni në rrjetet e mia sociale, ju nuk do të gjeni asnjë postim ku unë të dal me numrin tim në listë, dhe në asnjë ditë të komunikimit tim publik, qoftë në rrjetet sociale, qoftë në terren. Unë jam deputet që i bie terrenit pëllëmbë për pëllëmbë, si puna e Shën Thomait dua ta prek me dorë…

B.S: U përmend dy ditë rrjesht Shën Thomai në programin tonë

M.K: Ah nuk e dija këtë… Nuk kam kërkuar asnjëherë votë për numrin 1, kam kërkuar vetëm votë për PS për numrin 12, duke mos i dhënë asnjë rëndësi numrit individual të votave. Në këtë kuptim, ajo renditje, më lejoni ta them, nuk është aspak domethënëse e një realiteti. Ne si kandidatë bëmë nje ndarje territoriale të qarkut. Është një qark shumë i thyer me 7 Bashki, me shumë relieve malore, me shumë fshatra të vogla që ndodhen larg njëri-tjetrit, për të shkuar nga një fshat tëk tjetri dhe duhet nganjëhere një ore e gjysëm.

B.S: Dhe në fund ja arritët, morët shumicën e votave që ky qark ka për të dhënë. Në mendimin tënd, e dashur Mirela, çfarë bëri që Partia Socialiste të fitojë mandatin e 3-të? Dua të them, e kuptojmë të fitosh herën e parë, e kuptojmë të fitosh edhe dy herë, por 3 herë nuk kishte ndodhur ndonjëherë dhe zakonisht, herën e tretë shqiptarët të dërgojë në shtëpi, nuk ndodhi, pse?

M.K: Shqiptarët të dërgojnë në shtëpi dhe herën e dytë në fakt kur nuk punon, thjesht herën e tretë ka më shumë arsye nëse nuk e ke justifikuar. Vini re një gjë, në qarkun e Gjirokastrës ne jemi të njëjtët kandidatë që kemi qënë në 2017, ku dhe unë dhe Bledi Çuçi kemi qënë deputet, dhe zgjodhëm me vetëdije që të ishim po në të njëjtin qark, dhe zgjodhëm me vetëdije që Bledi Çuçi të vendosej i treti në listën e kandidatëve, dhe zgjodhëm me vetëdije që të deklaronim publikisht një objektiv jo vetëm të PS në qendër, si të thuash të madhe, por ishte një objektiv shumë i drejtpërdrejtë i skuadrës sonë në qarkun e Gjirokastrës përkundër shumë skeptikëve, përfshi dhe skeptikëve brënda Partisë Socialiste dhe kryesisë së Partisë që mendonin që nuk dalin llogaritë,  nuk mund të marrim dot 2, por praktikisht ne që e njohim shume mirë terrenin, që e njohim shumë mirë qarkun e Gjirokastrës, dhe dimë shumë mirë si ishte në 2013, çfarë bëmë deri në 2017, dhe çfarë ndodhi në këtë mandat, ishim shumë të bindur përkundër gjithë artimetikave apo matematikave, algjebrave dhe gjeometrive, që ai mandat merrej sepse kemi qënë kaq shumë në kontakt gjatë gjithë kohës me popullin, me votuesit, me banorët, saqë e kishim këtë garanci. Sigurisht, kjo u shoqërua me një punë shumë shumë të fortë gjatë fushatës, për të mos lënë as edhe një votë që të shkonte në drejtim të gabuar, dhe kjo ndodhi në fakt.

A.M: Një pyetje të fundit Znj. Kumbaro, për sa i takon edhe Presidentit Meta, po flitet gjithmonë e më shumë ndoshta për një shkarkim të mundshëm të tij. Ju e keni nisur këtë procedurë prej kohësh por mendoni që ka ardhur momenti, nuk e di çfarë arsyetimi keni bërë natyrisht për ta shkarkuar atë pas gjithë debateve parazgjedhore që ai shkaktoi me deklaratat?

M.K: Për momentin nuk mund të flasim për arsyetim sepse sa është hedhur ideja. Më shumë se sa për Presidentin, unë do të flisja për LSI-në që mendoi që,dhe në qarkun e Gjirokastrës është e rëndësishme që LSI nuk mori as edhe një mandat, dhe unë nuk e kam as me LSI-në si organizim politik, se nuk i quaj dot as parti, as me emrat e përveçëm të listës së LSI-së, qoftë në qarkun e Gjirokastrës, qoftë në Republikë, në  territor, por e quaj shumë të rëndësishëm faktin që modeli politik i LSI-së të dali nga skena. Në qarkun e Gjirokastrës, modeli politik që LSI dhe kandidati i saj kishte mbjellë ishte një model i pashëndetshëm, ishte një model në dëm të demokracisë, ishte modeli i gabuar për të rinjtë që duan të futen në politikë. Prandaj e quaj në fakt një të mirë publike faktin që u shkri ai model në qarkun e Gjitokastrës që për vite të tëra, kishte mbjëllë “një mit shumë të rremë” se si mund të bëhet politikë. Është e vetmja mënyrë se si nuk duhet të bëhët politikë ajo që bën Lëvizja Socialiste për Integrim. Prandaj gjithë pjesa tjetër pastaj janë procedura, Presidenti, shkarkimi, mos shkarkimi, sinqerisht mua nuk me duken fare të rëndësishme. E rëndësishme më duket që të rinjve shiqptarë t’u jepet një model politik përmes punës, përmes komunikimit, përmes projekteve.

B.S: Pra ju po thoni që modeli i LSI-së është modeli i gabuar për rininë shqiptare.

M.K: Unë e kam prekur këtë në Gjirokastër aq fort, saqë nuk hezitoj fare ta them që ishte një model i infeksionit.

B.S: Qartë! Ok, e lëmë në metaforë, nuk dua që ti hymë më tepër asaj se s’kemi veglat, por faleminderit shume. Është Mirela Kumbaro zonja dhe zoterinj!

M.K: E vetmja vegël është demokracia!

B.S: Falemiderit!

M.K: Faleminderit juve!

A.M: Faleminderit për këtë interviste dhe natyrisht urime për fitoren tuaj!

1 komente në “Ish ministrja e PS: Modeli i LSI doli nga skena në Gjirokastër, ishte i gabuar për të rinjtë. Duhet shkrirë”

  1. Sara says:

    Ti shen Thomaica, e dashura e Besnik Mustafait e sa e sa te tjereve… mos dil po deshe ne ekran se i turperon gjirokastritet qe u morre voten… rri gezo mandatin e shpeto edhe oper cakohe leket qe ke vjedhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje