Dhjetë kandidatet gra më të votuara deri më tani

29 Prill 2021, 09:53Politika TEMA

Në zgjedhjet e 25 Prillit, qytetarët shqiptarë patën mundësi që të zgjidhnin përveç subjekteve të preferuara politike edhe kandidatët apo kandidatet e tyre të preferuara.

Nuk kishte dyshim që kandidatët me më shumë vota do të ishin meshkuj, si Taulant Balla i cili kryeson me 21591 vota.

Por cilat janë kandidatet gra më të votuara nga qytetarët?

Listën e 10-shes më të votuar e kryeson e palëkundur ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku. Ndonëse ajo garon për herë të parë, ka siguruar një numër të madh votash individuale, plot 12235.

Pas sa vijnë të tjera figura të rëndësishme të Partisë Socialiste, si Elisa Spiropali dhe Aurora Mara e Dibrës.

Ndërsa ndër radhët e PD-së, vetëm Grida Duma arrin në dhjetëshe. Ajo renditet e pesta me 6263 vota. Kandidatja e dytë grua e PD-së e cila ka arritur të marrë më shumë vota, krahasuar me të tjera kandidate gra brenda partisë së saj, është 22-vjeçarja Andia Ulliri, e cila kandidon në Durrës.

Ajo deri tani ka 5249 vota, por e pamjaftueshme për t’u future në dhjetëshen e parë, duke lënë të vetme Dumën mes grave socialiste.

Kandidatet më të votuara:

1.Belinda Balluku – 12235

2.Elisa Spiropali – 7015

3.Aurora Mara – 9367

4.Anila Denaj – 6428

5.Grida Duma – 6263

6.Ogerta Manastirliu – 5554

7.Blerina Gjylameti – 5447

8.Hatixhe Konomi – 5405

9.Evis Kushi – 5372

10.Gerta Duraku – 5368

1 komente në “Dhjetë kandidatet gra më të votuara deri më tani”

  1. Eva.M says:

    Respekte per te gjitha!
    Por mendoj se ,me domethenes do te jete vota e secilit ne raport me numrin e votuesve te zones qe iu caktoi partia per patronazh.
    Perderisa kandidatet u caktuan te punojne ne zona me numer te pa barabarte votuesish ,qe te jemi te drejte duhet pare pesha specifike e gjithsecilit ne zonen e caktuar.
    @ Mero, si gazetari qe gezon reputacionin me te madh ne vend , duhet te jeni i pari qe te shihni ne kete kendveshtrim peshen e te gjithe deputeteve .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje