Pasqyrat e katandisjes politike të PD-së nga Lulzim Basha

29 Prill 2021, 10:07Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Të gjithë e dinin që në qarkun Lezhë, Partia Demokratike do të arrinte të fitonte zgjedhjet, edhe nëse do të çonte kandidat një markmark. Por Lulzim Basha, e rriti dozën, dërgoi edhe një gjekmark.

Megjithëse qeveria në qarkun Lezhë, ka ndërmarrë një aksion të gjerë investimesh, kryesisht në zonat e goditura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ku secilit që i është prishur shtëpia do t’i ndërtohet falas, banorët e Bashkisë Kurbin dhanë 5 mijë vota më shumë për PD-në sesa për PS-në.

E Mark Marku, mbrëmë në studion e Eni Vasilit, vetëm çirrej e bërtiste, ku thoshte se qeveria ka blerë  vota nëpërmjet influences, duke u ndërtuar shtëpitë banorëve të Kurbinit.

Po kur i ka blerë qeveria, atëherë përse ata votuan në shumicë për PD-në?

Se në Bashkinë Lezhë, ku rindërtimi nuk është masiv, pra në qytet dhe fshatrat përreth, PS e PD thuajse kanë dalë barazim, ndërsa në Mirëditë PD është në avancë me vetëm me 1 mijë vota.

Ndërkaq, vetëm në Laç, Mamurras, Milot e fshatra, diferenca është shumë e madhe, e cila i ka dhënë mundësinë PD-së që të merrte mandatin e katërt në Qarkun Lezhë dhe fitoren politike.

Megjithatë, arsyeja nuk ka lidhje me Mark Markun, i cili është dhe pedagog i Katedrës së Gazetarisë në UT, ku arsyeja është A-ja e formimit të një reporteri të ardhshëm.

Etika, as e ka parë kurrë ku bie Mark Marku, edhe pse ka qenë drejtues i Këshillave të Etikës në mediat e Koço Kokëdhimës, ku u vinte gjoba reporterëve për të zbutur fondin e pagave që paguante Koço.

I thoshte Carlo Bolinos: “Mbylle se do të të kthehem ty”, a thua se ka dalë nga një pijetore Rubiku, ku ka tharë një shishe raki të butë kumbulle.

Lërë ai tjetri, që duket sikur ka mitroloz në gojë, që e dërgon PD në studio televizive dhe iu thotë të gjithëve që ka përballë se “jeni injorantë dhe unë jam profesor”.

O Zot, ai profesor?!

Nejse, nuk ka lidhje analiza individuale e lojtarëve të skuadrës që humbi më 25 prill, por fakt është se ato janë pasqyrat e katandisjes së nivelit politik të PD-së së Lulzim Bashës në këtë derexhe.

Arben Ristani, nuk është mburrur asnjëherë që është ndonjë filozof, a pedagog si këta më sipër, është jurist me përvojë 30 vjet, ka qenë avokat, gjyqtar, kryetar KQZ-je, deputet etj, por fjala e tij ngjiti.

Ristani ka arsye më të forta për të qenë kundërshtar i Edi Ramës, pasi i mori mandatin e kryebashkiakut në 2011-n në tavolinë.

Por gjithsesi ta krahasosh nivelin e tij me të Markut e të panelistëve që çon zyra e shtypit të PD-së në emisione, është ku e ku.

Lëre pastaj, po ta krahasosh me Arben Imamin, i cili edhe pse një “politikan i vjetër”, në një intervistë 10 minutëseh  të bind me argumentim, arsye, logjikë dhe ton normal politik.

Skuadra e Bashës duket e gjitha sikur mban duart gjithë ditën te shtylla e 220 kilovoltëshit.

Bërtasin, sulmojnë dhe kur dikush replikon ja kthejnë: “Mbylle se do të kthehem”!

Por këtë e bëjnë vetëm para kamerave, se në jetë pastaj janë më të qetë.

Se kush ua fut në kokë, këtë nivel politik, një Zot e di.

“Po i ndërton qeveria shtëpitë për vota”, thonë këta të PD, po përse në kohën e tërmetit nuk pranuan të bashkoheshin me qeverinë në një komision të përbashkët për të hartuar planin e rindërtimit?

Po shpiknin lajme të rreme për të futur njerëzit në panik.

Përse nuk bënë si Elvis Naçi, i cili dihet botërisht që është me PD-në dhe disa nga njerëzit që ka Basha përreth janë lobim i tij, po nisën ta sulmojnë atë, siç bënë edhe ditëve të fundit të fushatës?

Dhe kur Rama të dilte për të parë apo përuruar shtëpitë e reja, PD-ja kishte të gjithë mundësinë e arsyen për të thënë se plani është i përbashkët dhe kontributi gjithashtu, megjithëse qeveria merret me menaxhimin.

Po ku kanë parë ata që një qeveri të mos promovojë punën e saj për fatkeqësitë natyrore?

Është gjëja më normale në botë dhe e bëjnë të gjithë.

Ashtu bëri edhe Berlusconi në Amatrice, ku është bërë emblematike legjenda urbane, kur i dhuroi një të moshuare, edhe protezat e dhëmbëve që i kishin humbur gjatë tërmetit, përveç shtëpisë së re.

Por nëse ndonjë qytetar është me PD-në dhe i ndërtohet shtëpia, ai nuk ka përse të votojë ndryshe, se nuk ja sheh kush votën.

A nuk ndodhi kështu në Kurbin? E thonë shifrat që janë në KQZ.

Megjithatë është e kotë rrekja arsyetuese me tipa të tillë, ata janë dëshmia reale e katandisjes dhe nivelit politik tip depresiv të PD-së së Lulzim Bashës…

30 komente në “Pasqyrat e katandisjes politike të PD-së nga Lulzim Basha”

  1. Mark Marku një rrugaçe says:

    Mua më vjen turpe që këta 2 horra rrugaçe si Mark Marku dhe Agrone Gjekmarkaj jane nga zona ime nga vendlindja por si do çofte puna Lulzim Basha dhe Sali Berisha kane mbledhure po të thuashe gjith rrugaçe dhe horrate e Shqipries që nga Jug në Veri.. Tani do Kemi edhe Luçjano Boçin në palament një tjeter horre rrugaçe

  2. foni says:

    Zoti gazetar! Ristani cfardo qe te thote ai mbetet shembelltyra me e keqe ne syte e gjithe opinionit.Ky kodosh tjetersoi voten e njerzve ne zgjedhjet lokale ne Tirane duke i dhene mandatin pa te drejte Lulit.Deformoi qellimisht voten e qytetareve.Ky eshte skuthi qe merte udhezimet nga Luli e Saliu dhe rezultati 4 vjet gjume .Fytyra si e ketij nuk duhet ti dalin opinionit publik perpara.Shkurt i neveritshem qe nuk ka te drejte morale te jap mend.

    1. trendafili Permetit says:

      foni, ti ke plotesisht te drejte se ashtu veproi, po ku ta dime ne se mos Sali Berisha i ka thene: o beje keshtu, o te hoqa koken! Mban mend Remzi Hoxhen, Trebicken e shume te tjere? Nuke e di, por dhe ky variant eshte. Sali Berisha edhe sot ka njerez qe te merr jeten dhe ka mbuluar globin me pronat dhe parate e shqiptareve; e degjove si foli Doris Pack keto dite ne gerrje te moshes por nuk e leshon shpirtin per Saliun ? Si nje bordello fashiste gjermane. Rrethanat qe ka krijuar Sali Berisha, po nuk u çmontua nga jeta politike dhe shoqerore, do vazhdojne mbi kurrizin e shqiptareve edhe shume kohe. Kjo eshte detyra paresore qe duhet te beje drejtesia shqiptare dhe pastaj reformat ne aresim, shendetesi dhe ekonomi ne fund. Arsimi eshte i pari se frymen e Sali Berishes po transmetojne Mark Marku me shoket e tij injorante dhe kriminele.

    2. Yt says:

      Of zot. ..markaj. .marku. ….deputete. ..haha haha ku katandisem

  3. Eno says:

    Markut mjafton ti vlerësosh fytyrën, dhe të bind që ka qenë jo vetëm spiun i socializmit por edhe lëtyrë e kohës së sotme.

    1. Po cke me fytyrat e njerzve o burre ?
      Apo do i japesh motren per grua ?

      1. Eno says:

        Fytyra shpreh çfarë ka shpirti, po çtë të them që kaq kupton ti. Sa për motrën , jepja ti se unë e kam të zgjidhur këtë pjesë!!!!

    2. Kot says:

      Per zotin 100% dakort. Ka ca tipa si ky qe rrezatojne skuthllik. Ky eshte si krimb si jo rruazor. Ta shpif. Si pedofil.

  4. Sertua says:

    Rama me buke !Kurbini,Laçi,Miloti,Mamurrci me gure kjo eshte burreria e tyre.

  5. lacjani says:

    Enveri thoshte: “bare do te hame dhe parimet nuk i shkelim”. Maloket tjhone: “Gure do te hame dhe Saliun nuk e tradhetojme”. Fajin e ka Edi Rama qe u ben shtepi te reja ketyre beseprereve. Leri atje ne cader se teper e kane.

  6. Qerim Baba says:

    Po pse lodhesh kot o artikull shkrues, për nje kok-shpullë dhe me surrat prej kryetari kooperative te humbur të kohes te Dulles, ai është qenef o rob zoti.. a ja degjoje se çfarë karrlliqesh nxorri nga goja WC… thoshte që të 80 mijë votat e pavlefshme na ishin per PD-në?!?!?! .. Po ku i mati ky surrat orangutangu???? Okej, e zëmëse te gjitha të pavlefshmet ishin pro- opozites.. Po mir mor fëlliqsirë që s’te ikën era e shurres të haleve të konvikteve, a mori PS 752 mije dhe PD mori 610 mij vota???? …. IDeferenca eshte 142 mije… Hiq edhe 80 mijë te pavlefshme gjoja te gjitha per opoziten, prape PS ngelet 62 mijë, mor krye-molusk i pështirë… qe dmht 6 mandate, mor zagar zgjebs qe si s’te kan qërru ata qe vrasin qent e rruges.. aq bon ti mor era përrç e bajgë…

  7. Endri says:

    Hahahaha sa kam qesh. AI TJETRI SI MITRALOZ. FIX E KE GJET SE ATE PO DISKUTOJA MBREM ME NJE MIK NE TEL QE KY QYQARI MEZI FLET. I NGECIN FJALET SIKUR PO GJUN ME MITRALOZ. SA KAM QESH

  8. Ku eshte qytetaria says:

    Ky markmarku eshte sh i neveritshem, nder arsyet kryesore qe nuk e duan PD sot njerezit. Paneli i anes se djathte ka shume figura te paqyteteruara sic jane markmarku(me vjen per te vjelle kur me del ne tv), apo ai Zekthi, Gjekmarkaj, Po pse keta figura do perfaqesojne PD????!!!!! PD e ka humb qytetarine qekur promovohen emra te tille,me mire pranoj te duroj cdo defekt qe mund te kete pala tjeter po qytetaria eshte faktori kryesor ne zhvillimin e nje vendi.

  9. na mbyten injorantet turcelinj says:

    Kur shikon kete vemje qe nxjer bajga nga goja dhe ofendo carlon per shqipen,me ate shqipen malokce te vjen te mohosh kombesi.
    Kur shikon ca fytyr te neveritura qe rrine mbrapa luljes dhe hane 30 vjet qyl te vjen qe kete firce polurike ta urresh me gjithe zemer.
    Te shikosh zhelalin mediun dash plencin,dulen e idruzin qe i jane merzit edhe njerzit e shtepis edhe hajde votoje kete.

    1. Titi says:

      Ore ….ky Marku dhe Gjekmarku mire pedagoger por edhe gazetarie edhe etike !!! Nuk duhet te presim me shume nga ky niveli I mediave dhe gazetareve ne vend. Shtoji dhe Luçianon ketyre dhe keto cuba perfaqsojne intekektualet e PD ne parlament…..ah ça I bone ketij populli o S.B.

  10. Stape Pashi says:

    Mark Markuçi:- …qeveria ka blerë vota nëpërmjet influences, duke u ndërtuar shtëpitë banorëve të Kurbinit.”
    Po pse, o Markuç, i goditur nga Luli dhe nga Covidi, qeveria duhet ti linte banorët e Kurbinit pa shtëpi, që ti të fitoje zgjedhjet?!?! I shkreti ti dhe Gjeka i Markuçëve! Tundeni kokën e mbushur me tallash e qeliza gomari; dhe kuptoni më në fund që nuk ju merr njeri për qënie biologjike normale, le pastaj që nuk ju konsiderojnë qënie njerzore.

  11. Lymi Tutit says:

    Per Markun nuk vlen te komentosh ! Pyetja duhet shtruar,si mund te jete e ligjshme (dhe pse),qe nje pedagog univesiteti,aq me teper ne nivelin e drejtuesit,te jete i perfshire tere kohen ne debate politike,qartesisht i “rreshtuar” ne nje krah (pavaresiht se ne cilin) dhe ne auditore perpara studenteve,te ushtroje rolin e pedagogut ?! Si mundet nje student,ne mbremje te shikoje Markun apo dike tjeter ne debate politike (jo asnjeanse) dhe te nesermen te degjoje ligjerimet e tij ?! Kjo duhet menjehere te menjanohet me nje ligj te veçante ! Natyrisht,eshte e llogjikshme qe partite poitike te terheqin dhe angazhojne ne politike padagoge universitetesh,por ne ate moment ata duhet te largohen nga mesimdhenia ! Nuk ndodh ne asnje vend europian,qe nje pedagog universiteti,te jete tere kohen i “rreshtuar” ne nje krah politik dhe te prodhoje argumente (nuk flas per gjuhen e degjeneruar qe ne degjojme) kunder nje krahu tjeter ! Politika nuk eshte çeshtje personale,por gjithe perfshirese dhe efekton seriozisht ne formimin e opinionit publik dhe studentet jane pjesa me e ndjeshme e tij. E konsideroj te pa liigjshme dhe te pa moralshme perfshirjen e pedagogeve ne jeten aktive politike,persa kohe ushtrojne kete pune. Lymi Tutit

  12. Marku-nonsenc says:

    Nqs PD quan fryme te re Mark Markun, atehere PS e ka siguruar edhe mandatin e katert me njerez me nje llogjike te tille si puna e Markut (Bolino flet per mandat te gjashte referuar ketij shterpaku). Nuk arrij te kuptoj si ftohen ne panale grindavece qe duan te imponojne theniet e veta pa asnje senc si e ema e zeqos maje thanes.

  13. adem says:

    Kush e ka bere kete kokker idioti pedagog gazetarie. Kyme ate paraqitje qe kishte mbreme nuk dallohej nga drogaxhinjte e kokaines. Turp per te qe nuk i vjen turp nga vetja. Nje llapaqen i papare.

  14. e verteta says:

    MARK MARKU ESHTE NJE NJERI DHE PROFESOR ME IDENTITET DHE TEPER ORIGJINAL NE REAGIMET E VETA POLITIKE . AI DO TE JETE NJE RISI NE PARLAMENT PER TE MOS I BERE HOSANA EDI RAMES DHE DEPUTETEVE TE TIJ PA DINJITET. PO JENI MESUAR TE HIDHNI BALTE MBI NJEREZIT E NDERSHEM POPULL INJORANT!

  15. mond says:

    Autori shume i goditur, markmark dhe gjekmark, edhe ajo e mitrolozit ne goje shume e bukur. Nje nga arsyet qe punet ne pd shkojne “çorap” jane dhe keta dhe shume te tjerë si keta qe bredhin tv me tv dhe flasin broçkulla te cilat kupola e pd ose i beson verberisht ose i sajon vetë dhe pastaj keta i hedhin ne opinionin publik. Te dy variantet kane te njejtin rezultat, humbjen seriale duke mos njohur realitetin dhe besuar fantazite.

  16. BBC says:

    O Mark Marku, o shisha nonen.tme, maloku i [email protected], PD eshte prone e berishajve mos u merr me Lul koqen o dhjaks

  17. Vranakonti says:

    Na do perendia qe nuk na solli perseri ne pushtet PD dhe LSI. Na do perendi qe na soli qeverisjen e PS e te Edi Rames.Eshte fat.Shikoni fytyrat e ndyra te deputeteve te opozites dhe mendo pastaj per pushtet. Mark Marku,ky njeri me ata sy si te miut te hales,me ate shpirt keqesie,me nje shikim prej djalli do vije ne perlament gjoja per te miren e PD.Po keshtu eshte dhe Gjekmarkaj,me ato balluke sikur ja ka lepit cjapi,me ate mendjemadhesine e tij (budallekun,se mendjemadhi eshte budalla) dhe te beje hair PD ne jeten e saj politike apo parlamentare.Keta dhe te tjere si keta,jane turpi dhe shmetira e parlamentit.A shihet me sy Xhelel Mziu,me ate fytyren e tij si grraç kelyshi? Ai t’a shpif.Qysh do duroi populli te shikoi seancat plenare kur dalin para syve keta lloj bastardesh qe jane per t’i çuar te ruajn dhit ne pylle,se njerez pylli jane.Nga keta nuk fiton PD.

  18. K says:

    Marku eshte një subhuman dhe antikulturë.

  19. Rrok Cubi says:

    Ky eshte fytyra e PD-se,ky duket sikur i ka ra Lulit ne patatina,tamam si mi halesh

  20. Ard says:

    Ky parlament ka per te qen me i keqi qe kemi patur ndonjihere sepse nuk ka perfaqesues me idera dhe programe zhvillimi ne krahun e opzites.
    Ne opozite kan hyre deputetet qe kan lehur me shume kunder Rames, kjo eshte par si merit per tu ber deputet ne PD, me vjen keq per Rakipllarin qe nuk eshte vleresuar sa duhet ,
    Keta lloj deputetesh, qe din vetem te lehin,nuk kan per te sjell ndonje ide per zhvillimin e vendit,vetem do lehin sapo te shohin Ramen.

  21. Tediani says:

    Çeshte ky kok dhi mor aman. Eshte turp per cilin do qe ulet te beje debat apo opinjon me kete dhi. Ky eshte turp per studentet qe mbarojne ne ate universitet dhe kur i pyesin qe, te ka dhene mesim ni mark marki. Ky eshte bere viral per injorancen dhe nivelin qe ka. Me e bukra eshte kur ben dhe te firtin me ndonje te kulturuar ne stidio, ky, ky qe me batanije te lagur vjen 20kg, o zot fale qe te mbahet mebd per hale.

  22. fteri says:

    Mark -Marku ,Zgjedhjet në shqipëri ishin pa dyshim një manifestim i shkëlqyer i kulturës votimeve më të mirat ,mos shaj e merr rolin e prokurorit llagëmit Saliut e sëpatat e kosoret e Ilirit ,dhe as plumbat e naziskinit -Gazmend Bardhit që vrau nipin e Aleksëndër Xhuvanit madhë të Elbasanit .Kjo nuk shkon .

    Si rregull pas ndeshjes kundrështarit fitues i shtërngon dorën, por ti MAK MARKAGJONI i komiteteve maleve e shpellarve mos shajë preferencën e votuesve shqiptar ,pasi fitorja e tretë e Edi Ramës ju dha për punë të mëdha që bëri në shqipëri ,jo për bukurinë e gjatësinë ,por : për përballimin e dy tërmeteve të mëdha dhe për një përballim pandemie – covid-19 që goditi shqipërinë dhe botën.

    25 prilli Ishin zgjedhjet më të mira që ka njohur vendi ,retultati i takon ati që punon .dhe fitorja ju dha Edi Ramaës ,jo Bashës e Metës .

    i uroi suksese të mandati 3 -të Ramës ,në rrugën e madhe të ndërtimit vendit ,me veprat e pavdekshme që ka marrë përsipër të ndërtoi shqipria -,katër porta nga deti dhe katër porta nga qielli ,vepra madhore që pa dyshim do të bëhen ralite zhvillimi emodernizimi.

    Shpresoi që edhe opozita të kontribojë për vendin në rolin e opozitës në parlament, e RI ,jo të sillet rrugve duke sha .Votën populli ja jep ati që derdh djersë e punon ,jo hajdutve të Sali e Ilir Floririt me kosore e sëpata në krahë sulmojnë institucionet e vendit dhe pengojnë zhvillimin e vendit.për interesa të xhepave të tyre,për penguar weting-un .

    Prandaj o Mark Marku ,dhe rinija e vendit tim :Edi Ramën lexoje ,shikoje dhe vlersoje ,kështu fitues i mandatit 3 si Toni Bleri i Anglisë sepse ka arritur suksese me prova , do arrij akoma të tjera ,jo si e servizin zi e më zi opozita e rrugve të Berishës lulit dhe ilirit.
    Ai edhe në të ardhmen do punojë fort për zgjidhur hallet e problemet e popullit.në hipoteka ,në shërbime ,në shëndetësi në shkolla dhe rritje pagash e pensionesh.

  23. Qerim Baba says:

    o ti e verteta! MM sic i fillon edhe emri edhe mbiemri, eshtë një cop shkërdho-buçe që vetem identitet nuk ka! atij nuk idel era e shurres te haleve te konvikteve te qytet Studenti te viteve 1990, ai do na jepka leksione mbi politiken edhe qytetarine, more toç??? A e degjove dje atë perversion te intelektualizmit, mor kungull qe dashke me i bo apologjin ti mark markut???? …. MMas per te rujt dlet ne Reps e ne Kurbnesh nuk do ta vendoste nji kryetar kooperative i viteve 70-te, ti thu ai eshte risi per parlamentin.. ai eshte nje zgjebe qe i ka dhone askes Franga i Klanit, nje tjeter mega-shkërdhatë e e këtij vendi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje