FBI mësyn në shtëpinë e avokatit të Donald Trump

29 Prill 2021, 11:20Politika TEMA

FBI ka kryer kontrolle në shtëpinë dhe në zyrën e Rudy Giuliani, i cili ka qenë avokat personal i ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Bastisja e shtëpisë nga FBI është pjesë e një hetimi për lidhjet e Giuliani me Ukrainën. Avokati i Rudy Giuliani mohon që ky i fundit të ketë shkelur ligjin.

Giuliani akuzohet se përpara zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2020 është përpjekur për të zbuluar informacione inkriminuese për kandidatin demokrat Joe Biden dhe djalin e tij Hunter Biden që lidhen me Ukrainën. Presidenti Biden dhe djali i tij i kanë mohuar këto pretendime.

FBI sekuestroi disa pajisje elektronike gjatë kontrolleve në shtëpinë dhe zyrën e ish-kryebashkiakut të New York, Giuliani.

Kohë më parë, Rudy Giuliani e ka konsideruar “përndjekje politike” hetimin që po zhvillohet ndaj tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje