Manjani kundër Kryemadhit për rrënimin e LSI: Gabimet euforike të drejtuesve çuan në dështim

29 Prill 2021, 11:36Politika TEMA

Ylli Manjani, një ish-zyrtar i LSI në komentet e bëra për mospërfaqësimin siç duhet të 107 mijë votave që mori kjo parti, thotë se e gjitha ndodhi për shkak të gabimeve të drejtuesve, që duhet të reflektojnë.

Manjani shigjeton Monika Kryemadhin për humbjen, edhe pse thotë se nuk po analizon për ndonjë dorëheqje të mundshme brenda partisë.

Por thotë se nuk është argument mospjesmarrja në zgjedhjet lokale, se me këtë logjikë I bie që PD duhet të kishte dalë shumë keq me vota, por ndërkohë PD doli mirë edhe pse nuk ishte pjesë e pushtetit vendor.

Komenti i plotë i Ylli Manjanit:

107 000 votat e LSI janë pa asnjë dyshim më të pa përfaqësuarat në Parlamentin e ardhshëm. Duhet të përfaqësoheshin nga 10 deputetë, në fakt përfaqësohen nga 4.

E padrejtë sa më ska!

Por drejtuesit e LSI duhet të lexojnë drejt vullnetin e atyre 107 000 votuesve, para se të kërkojnë arsye përse nuk pati më shumë votues sesa kaq.

Keqleximi i vullnetit të votuesit është premisë për ta thelluar gabimin.

Qartësisht 107 000 votues u paraqitën për të botuar LSI, me idenë që rregjimi duhet të bjerë.  Nëse nuk ra, kjo nuk ndodhi për shkak të tyre, por të gabimeve euforike të drejtuesve. Fatal ishte rrefuzimi i listës së përbashkët.

Të kupohemi, nuk i kërkoj dorëheqje askujt. Skam as interes e as motiv ta kërkoj. Por po lexoj faktet.

Teza që “meqë nuk hymë në zgjedhje lokale u ndëshkuam” është justifikim i hidhur. Dmth po pranojnë se duhet pushtet për të fituar vota!!!

Bravo! Fiks këtë akuzë i formulojnë Ramës…

Nga ana tjetër, po të ishte kështu, PD duhet të kishte rrjedhje katastrofike votash. Në fakt ajo pati ngritje, pa asnjë gram pushteti. Asëll, asëll edhe në atë pak pushtet lokal që i mbeti në tavolinë në Shkodër, PD nuk performoi aq mirë sa çpritej.

Pra po të duash të bësh politikë votohesh më shumë dhe më ndershmërisht sesa kur josh votën me pushtet. Ndaj duhet pak ftohtësi e arsyetim i shëndetshëm, jo reagim nervoz. Mbi të gjitha LSI duhet të respektojë ato 107 000 votues. Gjykoj se ata janë pjesë e rezistencës, jo inatit me të…

3 komente në “Manjani kundër Kryemadhit për rrënimin e LSI: Gabimet euforike të drejtuesve çuan në dështim”

  1. Nje analize e sakte e Z.Manjani. Dorezimi i mandateve, braktisja e zgjedhjeve vendore dhe protestat e zgjatura dhe te pakuptimta i bene “gropen” LSI. Ajo degradoi si parti e rruges, nuk perfaqesoi te majten, i tradhetoi votuesit e vet. I shperdoroi simpatizanet per llogari te te djathtes, te PD. Perfundimi: LSI nuk ka me.

  2. specialisti says:

    Koment i drejte i z.Manjani
    Elektoriati i djathte u zhgenjye nga deklarata e znj.Kryemadhi, diten e hene ne mengjes, qe kemi fituar 90 mandate. Ajo tha qe jane ne kuti, por kur u hapen, nuk ishin.
    Sipas zonjes ,LSI do te fitonte mbi 30mandate. Nuk u realizua.
    Analizat behen ne strukurat e partise.
    .

  3. Parazitet says:

    Parazitet. Politikan shiptare e shohin politiken si vend pune e biznesi. Shqiperia nje vend i vogel me rreth 3 mllion banor ka nje parlament te madh med 140 deputeter. Po ta krahasosh parlamentin shqiptare psh. me ate te Amerikes, Shqiperia ka rreth 29 here me shume parlamentar per 1 milion banor se Amerika.

    Shqiperia
    Popullsia = ca 3 milion
    Parlamenti = 140 persona
    Deputet/parlamentar = 46.7 parlamentar per 1 milion banor

    Amerika
    Popullsia = ca 330 milion
    Parlamenti = 535 parlamentar (kongresi dhe senati)
    Deputet/parlamentar = 1.6 parlamentar per 1 milion banor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje