Shembet trau në kantierin e Amazon, humb jetën shqiptari dhe plagosen 5 të tjerë

29 Prill 2021, 18:42Bota TEMA

Një aksident tragjik i mori jetën një shqiptari dhe la të plagosur 5 persona të tjerë në Itali. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje, në një kantier ndërtimi në Alessandria të Piemontes.

Viktima është identifikuar nga mediat italiane si Flamur Alsela, 51-vjeç. Ai mësohet se ishte përgjegjës i firmës që po punonte për ndërtimin e qendrës së re të logjistikës së kompanisë Amazon, në periferi të Alessandria.

Shqiptari i cili jetonte në Chiari ndodhej së bashku me 5 punëtorë të tjerë kur një prej trarëve u shemb, për shkaqe ende të paqarta, duke e goditur 51-vjeçarin, i cili gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa të plagosurit u dërguan me urgjencë në spital. Një prej tyre mësohet se është në gjendje më të rëndë.

Për ngjarjen e rëndë reagoi edhe vetë Amazon që shprehu ngushëllimet për familjen e viktimës dhe të plagosurve ndërsa u shpreh se është në dispozicion të autoriteteve kompetente, për të ndihmuar në zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë.

1 komente në “Shembet trau në kantierin e Amazon, humb jetën shqiptari dhe plagosen 5 të tjerë”

  1. miri says:

    NGUSHELLIME FAMILJES
    KAM MBI 30 VJET EMIGRIM DHE NUK KAM PARE INDIANE.KINEZE APO EDHE ZEZAKE(no offence) TE PUNOJNE NE NDERTIM
    EDHE ITALIANET PARA 50 VJETEVE
    SHQIPTARET E SHKRETE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje