Mundësia e fundit që i duhet dhënë Lulzim Bashës

30 Prill 2021, 15:18Blog TEMA

Nga Altin Ketro

Partia Demokratike nuk arriti dot që t’i përmbushë pritshmëritë e saj për të korrur fitoren e pretenduar përpara zgjedhjeve të 25 prillit. Për kampin opozitar kjo ishte zhgënjyese, por terreni fliste kundër tyre edhe përpara zhvillimit të zgjedhjeve. Për shëmbull sondazhet serioze nuk e favorizuan asnjëherë PD-në dhe kjo është një nga të dhënat më domethënëse për të kuptuar realitetin pa pasione të sëmura.

Normalisht, pas një disfate zgjedhore, “koka e turkut” kërkohet të lideri i partisë. Në rastin konkret është Lulzim Basha ai i cili duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e veta. Deri më sot nuk kemi një qëndrim të prerë të Bashës se çfarë do të bëjë.

Është një situatë konfuze si për të, ashtu edhe për kupolën e partisë që e mbështet pa rezerva. Po të bëjmë një bilanc historik elektoral, Partia Demokratike paraqitet kështu:

Zgjedhjet 2013 – 528 373 vota ose 30.63% me 50 mandate

Zgjedhjet 2017 – 456 413 vota ose 28.85% me 43 mandate

Zgjedhjet 2021 – 622 265 vota ose 39.43% me 59 mandate

Trendi i Partisë Demokratike, ndonëse pësoi rënie dramatike në vitin 2017, ka marrë një kthesë pozitive më 25 prill. Lulzim Basha arriti të rikuperojë 93 892 vota nga koha e ish-kryetarit Berisha si dhe 165 852 vota nga dramatiket e viti 2017 ku PD-ja u fut totalisht e papërgatitur.

Suksesi më i madh i Lulzim Bashës në këto zgjedhje është se arriti të rikthejë në gjirin e PD-së elektoratin e grabitur nga “aleatja” LSI, e cila në të kaluarën kishte përdorur forcën e pushtetit të saj në ekzekutivin qendror dhe vendor për të joshur elektoratin demokrat në drejtim të saj.

Pas zgjedhjeve rezulton se Lulzim Basha është politikani më i votuar në radhët e të djathtëve me 16 186 vota. Këto nuk janë vetëm vota të anëtarësisë së PD-së, por edhe të  pjesës tjetër që nuk angazhohet politikisht.

Si rrjedhim, risia e këtyre zgjedhjeve ku përveç partisë kishte votë preferenciale edhe për kandidatin, i kanë dhënë Lulzim Bashës kredite të nevojshme për të thënë se askush veç tij nuk gëzon mbështetje me votë individuale në elektoratin e djathtë.

Moralisht Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen, për shkak se vjen pas dy disfatave parlamentare. Por për të mos krijuar në këto momente një përçarje në kampin blu, do sugjeroja një kompromis sipas formulës së mëposhtme.

Lulzim Basha nuk jep dorëheqje dhe as shkon në mocion votëbesimi. I mjafton vota popullore në zgjedhjet e 25 prillit për ta konfimruar këtë. Ai duhet të angazhohet që t’i jepet një mundësi me afat 2-vjeçar, që përkon me zhvillimin e zgjedhjeve për pushtetin vendor.

Pra, në pranverën e 2023, kur Shqipëria të shkojë në zgjedhjet vendore, Lulzim Basha të këtë mundësinë e fundit për të qëndruar ose jo në krye të Partisë Demokratike. Basti i tij politik duhet të jetë që të fitojë së paku 31 nga 61 bashkitë, si dhe të dalë parti e parë në rang kombëtar sa i përket votave për partitë nga e cila dalin më pas edhe këshilltarët bashkiakë.

Zërat kundër tij duhet të jenë më racional në këtë rast dhe nuk duhet të marrin revansh nisur nga mos arritja e objektivave. Fitorja e Partisë Socialiste ishte e pritshme dhe më se e merituar për të vijuar projektet e mëdha të investimeve publike si dhe të përmbyllte dy problematikat e mëdha: pandeminë e tërmetin, të cilat assesi nuk mund t’i trashëgonte të gatshme Partia Demokratike.

Lulzim Basha tashmë nuk duhet të shpërndahet në harxhim kohe e energjish duke bërë akrobaci me mos njohjen e rezultatit. Ai duhet ta bëjë këtë sa më shpejt dhe të nisë “luftën” opozitare në Kuvendin e Shqipërisë, tek i cili nuk i lejohet më që t’i japë rolin e protagonistit liderit në hije Sali Berisha.

Gjithashtu, Lulzim Basha duhet të shmangë si violinë e parë zërat agresivë dhe ekstremistë si Gazbardhi, Marku, Gjekmarku e ndonjë tjetër dhe t’u japë prioritet zërave racionalë dhe mendje hapur si zoti Shehaj.

Sa më shpejt që t’i hedhë këto hapa, aq më shumë mundësi ka që të korrë sukses në zgjedhjet vendore. Sa më shumë të bjerë në batakun e modelit “Berisha”, i ndëshkuar me votë nga elektorati demokrat, aq më shumë i shkurton ditët e veta në drejtimin e Partisë Demokratike. Është e drejta e tij që të zgjedhë rrugën që do të ndjekë, por çdo hap fals që shkon në drejtim të gabuar, nuk do t’i falet më as nga përkrahësi i tij më i flaktë. Nga populli jo e jo!

5 komente në “Mundësia e fundit që i duhet dhënë Lulzim Bashës”

  1. Këlyshët komunistë të Saliut says:

    Zoti Ketro,
    Diversion i zgjuar ky. Doni Lolo Bashën akoma ne PD qe te fitoni edhe zgjedhjet lokale. Pastaj iken Basha, sipas teje, duke e kryer me sukses misionin e shkaterrimit te PD.
    Kjo nuk eshte e moralshme dhe nuk eshte mire per Shqiperinë.
    Per hir te Shqipërisë, dhe te shpetimit te PD, duhet te largohen Sali Qen Berisha dhe Loja i tij, qe te marre fryme PD-ja, dhe te vije në pushtet.

  2. ky eshte thjeshte nji si ato Pupe-sexi Hollandeze
    te fryra me ajer nga salih berisha ose goca e tij dhe lashuar te ushtroje aktivitet ne Shqiperi .
    Ky hyri si Askushi ne Politike mirpo na ndihmoje te kuptojne se ishte total boshe brenda .
    Shqiperia nuk mundet te eksperimentoj pafundimishte me qenien Demokrat me te tilla figura
    te fryra me ajer ,qe ngado ti shtypesh qeisin vetem ate fishkellimen e pordhes .
    Ky Klloun Komik e genjeshtar i pashembullt ,nuk ka te bej fare me Politiken dhe Politikanin
    por me vjedhjet e Shtetit ,krimiet dhe fryrjet nga pas te Tollumbaces qe eshte vete ,ilustruar kjo nga
    mediet ordinere shqiptare .
    Shqiptaret i dhane ktij Kllouni mundesin per 8-vjet me i bo me qesh , madje dje u zgerdhine medieve me kte
    Tollum Komik , nderkohe qe koha iken ,dhe jeta shkon .
    C’ti presin me shqiptaret tipave te tille qe jane te afte vetem me budalliqe e mashtrime ?

  3. Haka Tekizoti says:

    Mirë e ke ti, po ai nuk heq dot dorë nga formula me të cilën është dashuruar marrëzisht: “Na i vodhi zgjedhjet krimi i organizuar….” Me këtë shpëton nga përgjegjësia dhe shpall luftën për aty e tutje, duke premtuar se nuk do t’i zhgënjë të zhgënjyerit e nja katër herëve radhazi…

  4. Haka Tekizoti says:

    Mirë e ke ti, po ai nuk heq dot dorë nga formula me të cilën është dashuruar marrëzisht: “Na i vodhi zgjedhjet krimi i organizuar….” Me këtë shpëton nga përgjegjësia dhe shpall luftën për aty e tutje, duke premtuar se nuk do t’i zhgënjë të zhgënjyerit e nja katër herëve radhazi… Përveç kësaj, këto këshilla ju këshilloj t’ia bëni Salës me lutjen që të lejojë t’i lexojë dhe Luli.

  5. Demokrati says:

    nuk ka pse te kete “NJe shanse” Tjeter…sepse nese do te nisemi nga kjo LLogjike, duket qe ti japim c´do te HUmburi Shansin deri sa ai te Fitoj..KJo nuk ka te beje me Demokracine…
    Ne Gjermani Humbi ne Zgjedhjet Kryetarrja e SPD-s zonja Nales dha DOREHEQJE Brenda nje ore….le ti Hapet rruga dikujte tjeter..
    Lulezim Basha me disa Lolo-RReth tije..Kerkojne thjeshte te Ruajne Privilegjet…..ne KUrriz te te Tjereve….ne Demokraci nuk ka asnje te Fituar..do te kete edhe te HUmbur..Problemi eshte ne Personalitetin e Personit ne Meson edhe nga Humbjet..apo JUstifikon ate..Justifikimet jane Gjithmone…dhe mbeten te tilla per c´do Aspekt..lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje