SHBA, vetëm "ekspertiza" shqiptare e shpëton demokracinë! Trump bëhet sërish president!

29 Prill 2021, 17:49Blog TEMA

Nga Aranit Muraçi

Është koha që shqiptarët të ndihmojmë partnerët amerikanë, për të shpëtuar demokracinë e tyre në rrezik të madh dhe më pas, të kërkojnë ndihmë prej tyre, për të zgjidhur problemet tona nëse vihemi përballë sfidave të ngjashme.

Vetëm duke bashkuar forcat dhe ekspertizën përkatëse dhe duke i zgjidhur bashkërisht problemet që kemi mbi demokracinë, mund të kemi edhe rezultate konkrete.

Një bashkëpunim i tillë mund të jetë përfundimisht zgjidhja ideale, për të shuar të gjitha debatet dhe mosmarrëveshjet politike, si në Uashington, ashtu edhe në Tiranë, dhe për t’i hapur rrugë progresit dhe zhvillimit.

Presidenti Joe Biden, siç ka pretenduar paraardhësi i tij derisa u largua nga Shtëpia e Bardhë, “nuk i fitoi me ndershmëri zgjedhjet e fundit në SHBA”. Sipas Donald Trump, zgjedhjet e fundit në SHBA u manipuluan dhe demokracia atje është vënë në rrezik serioz nga “mafia vendase dhe ajo ndërkombëtare”.

Prandaj edhe Shqipëria duhet të dërgojë ekspertët e saj më të mirë, për të hetuar dhe zgjidhur fillimisht çështjen aq të debatueshme, në Uashington.

Ambasada shqiptare në SHBA nuk duhet t’i besojë aspak verdiktit të institucioneve ligj-zbatuese atje dhe të behet palë me partinë fituese, përkundrazi, duhet të kishte kërkuar që pas ditës së zgjedhjeve “ekspertë” nga Shqipëria për të ndihmuar dhe shpëtuar një herë e mirë demokracinë Amerikane nga rreziku i manipulimit të votave.

Gazetarët dhe analistët amerikanë të cilët kanë heshtur gjatë gjithë kësaj kohe, ndryshe nga pretendimet politike të Trump, duhet të marrin urgjentisht ndihmën dhe “ekspertizën” e kolegëve të pavarur shqiptarë, të marrin shembull nga faktet dhe provat që ata zbulojnë në studiot e Tiranës, për t’i  faktuar publikut të gjerë amerikan ‘zbulimin e madh sesi manipulohen zgjedhjet’.

Mediat më të mëdha dhe të gjitha rrjetet sociale, ndoshta nën presionin e FBI dhe të gjykatave,  çdo deklaratë dhe pretendim të Trump për fitoren e zgjedhjeve e shoqëronin me etiketën “SHBA ka institucione me një kaluar të gjatë dhe të besueshme, që i garantojnë kombit zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Ndërsa  gazetarët dhe analistët më të shquar atje nuk guxuan të publikonin asnjë fakt, pasi dyshohet se ishin “të varur” dhe intimiduar tërësisht nga Joe Biden, madje as ta ngrënin zërin edhe më fort se ish-presidenti Republikan për manipulim.

Edhe nëse nuk kanë pasur asnjë fakt, pikërisht për këtë arsye, kanë urgjentisht nevojë për ndihmën e kolegëve të tyre në Tiranë, që publiku amerikan të mos kërkojë zgjidhje vetëm nga institucionet e saj gjoja  të pavarura.

Pas një përpjekje të paprecedentë dhe të dështuar për të pushtuar dhunshëm institucionin e Presidentit, marrja e Shtëpisë së Bardhë nën kontroll nga CIA dhe ushtria Amerikane 10 ditë para se të betohej Joe Biden, dhe zhdukja po aq e dhunshme e Donald Trump nga skena publike, ishte një shkelje e rëndë e demokracisë për të cilën Tirana zyrtare duhet të mbajë qëndrim dhe të afrojë ndihmë për të shpëtuar institucionet e pavarura Amerikane nga “kapja” e palës që kërkon pushtet.

Institucionet shqiptare të monitorimit dhe garantimit të zgjedhjeve në Shqipëri, si KQZ, Gjykata Kushtetuese, gjykatat e tjera, Prokuroria e Përgjithshme, Shërbimi Informativ, Policia e Shtetit, me eksperiencën e fituar 30-vjeçare , për të garantuar zgjedhjet të lira dhe të ndershme, duhet të ndihmojnë, qoftë edhe përmes denoncimeve dhe “fakteve të gazetarëve të pavarur” në Shqipëri, institucionet dhe homologët  amerikanë për t’i dhënë fund një herë e mirë manipulimit të zgjedhjeve.

SHBA vetëm kështu do të jetë edhe më shumë mirënjohëse ndaj Shqipërisë. Nëse demokracia shqiptare do të vihet ndonjëherë përballë sfidave të ngjashme, SHBA do të afrojë me siguri këshillat e duhura përmes Ambasadës së saj në Tiranë, do të çojë ekspertizën dhe ekspertët e saj më të mirë, dhe nëse do të jetë nevoja, edhe ushtrinë qoftë për të na çliruar, qoftë edhe për të na mbrojtur nga pushtuesit.

Dhe si një partner i madh strategjik që është, jo vetëm pas zgjedhjeve të 25 prillit por edhe në ditën e zgjedhjeve, madje dhe para se ato të zhvilloheshin, SHBA ka bërë dhe po i bën mjaftueshëm përpjekjet e saj për ta ndihmuar sadopak Shqipërinë, pavarësisht ndihmës së saj!

4 komente në “SHBA, vetëm “ekspertiza” shqiptare e shpëton demokracinë! Trump bëhet sërish president!”

  1. Trotski says:

    A je Budalle a Shtiresh ?

    1. I paske studiuar mire veprat e Ver Llapen! says:

      Filluan keta anti-imperialistet e udb-istit berisha dhe kgb-istit Meta te sulmojne Ameriken! Aranit, paske shku per lesh. Shko merru me studimet anti-imperialiste te Ver Lllapes se ai ka shkruar plot kunder imperializmit. Bashkoju Klubit anti-imperialist te Ver Lappes qe e mbjane gjalle Like Floriri dhe Saliah isis-ti.

  2. Ironi perfekte që anal-istët e TV dhe Portaleve dhe Gazetave (aq sa kanë mbetur Gazeta në tezgat ose kioskat e gazetashitësve, ku pothuaj nuk shiten as 5% të tirazhit të prodhuar, ku dhe ky tirazh ka disa vite që është ulur aq shumë sa, Gazetat Print tashmë presin ditën e mbylljes se, kanë mospërfillje në Publik), vështirë t’a kuptojnë siç duhet, pasi janë pasuruar nga Boss_ët e vjedhjeve dhe krimeve më të mëdha të Shqipërisë post Komuniste, Sali Berisha dhe Ilir Meta, që i komandojnë për çdo gjë që duhet të thonë në Studiot TV dhe Portalet si dhe Gazeta, ku mbi 95% e këtyre Mediave në të gjithë teritorin e Shqipërisë, pronarë të vërtetë kanë familjen Berisha dhe familja Meta. Ndaj tallja e mësipërme e autorit të shkrimit shkon direkt për anal-istët dhe gazetarët sahanlëpirës (s’kanë “faj” marrin pagesa të jashtëzakonshme, sa janë bërë frikshëm njësh me të keqen e Shqipërisë, për shërbimin e bythlëpirjes ndaj Berishës e PD, Metës e LSI, dy ndërmarrjeve SH.P.K që në themelim).

  3. Tano Caridi i LSI-se president says:

    Bravo zoti Aranit! E ke qare!Biles une do te shtoje qe ne zgjedhjet e ardheshme me ndihmen e eksperteve te zgjedhjeve shqiptare te tipit Gjekmarkaj,Marku,Lubonja,Bushati e kelyshe te tjere te tyre te paguar nga”kampiuonet e demokracise ” ne shqiperi si Berisha,Meta,Monika,Lyli,Mediu e te tjere brigante te ketij lloji te ndjekin shembullin e tragacit kosovar,anarkistit Kurti,pra te vene te bejne ndonje parti ne Amerike e te perhapin dhe atje pervojen e tyre te detashmenteve banditeske te mbroijtjes se votes dhe,kurse ne vecanti LSI-ja te ekspozoje talentin e saj te madh ne blerjen e votes ne kembim te 50 mijesheve e 100 mijesheve ne kembim te kartave te identitetit dhe votimin me to nga ana e “profesionisteve te tyre” sic e pame live ne investigimin e emisionit” Fiks Fare “apo me heret nga emisioni tjeter “STOP”!Me siguri dhe mund te fitojne atje dhe mijera amerikane fale ndihmes se Mones e Lylit dhe padroneve te tyre Like-Berisha do perfitojne nga rasti te “pasurohen” e te zene ndonje pune ne administrate,fiks sic ndodh me keta hajvane kriminele me imunitet politik ne shqiperi.Dhe nese del ndonje problem keta do ja hedhin fajin,sic bejne dhe ketu me PS-ne,partive te tjera qe kane fituar votat me ndershmeri dhe nuk perdorin metodat mafioze te ketyre maskarenjve te pandreqshem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje