Pse u dashka hequr Luli?

29 Prill 2021, 15:02Blog TEMA

Nga Frrok Çupi

Po skicoj piketat për një shkrim…

Megjithatë, si në punën e rrobaqepësit, nuk del shkrim i plotë; prapë një skicë mbeti. Skica nis e mbaron me pyetje:

Duan ta heqin Lulin pse PD humbi zgjedhjet?

Kjo duket si të shikosh sot nga mali i Dajtit dhe ta akuzosh pse nuk e mbajti borën që ra në mars e prill. Po nuk e mban, more, nuk e mban toka borën në stinën tjetër!. Këta që thonë ‘pse nuk fiton PD, ajo PD e famshme e viteve ‘90’, këta o janë njerëz të mirë e naivë, o janë hileqarë.

PD ka ikur, ajo PD e viteve ’90; ka ikur e është shkrirë si bora. Vetë demokratët, sidomos këta që sot janë ca në selinë e PD e ca te gardhi i selisë, e kanë rrahur sa e kanë ngordhur si mace PD-në; e si mund të kërkohet po ajo. Partia Demokratike e ka mbyllur ciklin.

A humbi PD në këto zgjedhje?

Ca, mes tyre edhe Basha, thonë se PD është rritur. Jo, nuk është rritur; bëjini llogaritë… PD është në të njëjtat raporte si në vitin 2017, me fituesin PS. Kështu ka qenë e kështu do të jetë, prandaj them se e ka mbyllur ciklin. Atëherë çfarë dobie ka largimi i Bashës? Njësoj është, si të jetë, si të mos jetë.

Po heqja e kryetarit humbës, a ka vlerë?

Kjo ka vlerë në të gjitha partitë politike perëndimore; por jo për PD-në. Në këtë shekull, askund në kombet e Perëndimit nuk mund të ndodhë që kryetari humbës të mos largohet. Ndërsa PD ka krijuar regjistër tjetër: Humb e qëndro në krye! Përderisa Luli ka humbur çdo zgjedhje deri më sot, (sa bëhen 4 apo 6 zgjedhje?) pse duhet të largohet për këtë humbje? Kjo do të ishte thyerje e moralit në PD.

Cili kryetar tjetër do ta çonte PD-në në fitore?

Vetë PD nuk është për të fituar zgjedhjet. Fati ‘i keq’ i saj u caktua prej vetë PD-së në vitet 1992 kur u hyri ‘me dru’ votuesve të saj; ata ikën si bleta e nuk kthehen kurrë më. I hoqi nga puna, u shkatërroi ndërmarrjet, atyre që kishin shtëpi të mira u mori shtëpitë, u hoqi edhe telefonat dhe i mbylli nëpër shtëpi. PD, e vetme, nuk i fitoi kurrë zgjedhjet; ndërsa shikoni PS-në: Është e dyta herë që i fiton zgjedhjet  e vetme. Edhe 100 herë të tjera Edi Rama fiton.

A mund të ketë një kryetar të ‘ri’ pa bekimin e Berishës?

E pa mundur! Basha është ‘biri në shpirt’ i Berishës, ndërsa vetë Berisha është pronari i Partisë Demokratike. PD nuk është më një organizëm politik, aq më pak demokratik, prandaj nuk mund të bëhet zgjedhja e kryetarit të ri, veçse emërimi.

Tashmë PD është më shumë një organizëm para- politik dhe kanunor. Në PD nuk ka zgjedhje. Po atëherë, a shpresojnë këta ‘të rinjtë’ që zoti Berisha t’i vërë gishtin njërit prej tyre? Mundet.

Por që të bëhet kjo, dikush prej tyre duhet të ketë çelësa më të fortë për ‘kullën’ e bëmave 30 vjeçare të Berishës, më të fortë se garancia ‘Basha’. Çfarë do të zgjidhte kjo për vlerat e PD: Një Lul ‘roje’ kishim dhe një ‘Lul’ tjetër me çelësat e ‘kullës së barit’ do të kemi…

Ka edhe një shënim tjetër në fund të skicës:

Të gjithë këta që kërkojnë largimin e Bashës, më duken si maoistë; kryetari Mao për ta është ‘zoti i pa prekshëm’. Kështu e adhurojnë këta Berishën. Por kanë një lidhje dhe inferioritet ndaj Ilir Metës, një lidhje të ‘florinjtë’. Kjo më tmerron e më duket sikur jam në Nepal.

16 komente në “Pse u dashka hequr Luli?”

  1. Ze qir says:

    THJESHTE GJENIALE.
    TE FORMOHET NJE PARTI E RE

    1. Levend Levani says:

      Këtë fjalën e fundit, o po të fundit fare, nuk e lëshoi kot ky Froku i Çupajve, e ka tamam, mbasi në NEPAL, Ilir META, është pronar i një MINIERE FLORIRI…. ku ka shqiptarë që punojnë……dhe që, edhe u shpëton goja kur pijnë raki e rrëfejnë grande pronarin.
      Eh mër, Frok, mër Frok…..

  2. Amaro te kulla says:

    … kur bishti rendon me shume se sopata, vaj medet per at kulle… Perkthimi, kur synohet te paraqitet realiteti ne PD (krejt tjeter nga i verteti, nen drejtimin e nje lideri te ri, Luli i komanduar nga Konti Drakula, Baca) atehere asnjehere nuk do ngrej koke PD-ja dhe do behet Pe…-De…, me shume nga se eshte bere

  3. Kokepalari says:

    ????? te lumte FRROK! Keta te Pd kurre nuk fitojne me vota….po nuk morren voten time!! Edhe Ps nuk eshte se ka fituar,ka marre votat e saj si gjithmone dhe pa marre voten time ka dale e para!!

  4. Çqipëtar Noc Rroku says:

    Mir i ke o Frrok,veç diku gabon.
    Ke Nepali.
    Atje do knaqesh po t shkosh.
    Duhet t tmerrohesh qe je n Shqipni.Kaq.
    Ja nji histori me shqiptare.
    Para dy dekadash e më u mbushen burgjet e Zvicres me shqiptare.
    Dhe ata,i vun shqiptart veç te burgosmve t tjer,bashk n nji kat.
    Dhe ,kur nanji burgaxhi zviceran kundershtonte hetuesin,ai i thoshte do pranosh apo t çova ke kapanoni shqiptarve.
    O jo jo,dhe me vrap pranonte cdo gjo zvicerroni madje edhe gjona qe si kish bo por vec menu me bo,veç t mos shkonte ke shqiptart.

    1. Ola says:

      Super analize nga nje super mendje,bravo

  5. dulla says:

    Rrespekte z. Çupi

  6. Tironci says:

    Je i pa vdekshem Frrok Çupi , keni nje pen dhe nje mendim analize brilande , esht fat qe je patriot dhe shqiptar i vertet qe thua vetem te vertetat siç jan dhe per kte meriton vertet Rrespekt gjiganti gazetaris shqiptare Frrok Çupi , rrespekte artikull analiz brilante.

  7. Ano says:

    Fatkeqsisht ai vend ska as opozite e as pushtet ka vetem sundim e Korruption….kush ka mundesi te iki te shpetoje

  8. Votues says:

    Te lumte o FRROK!!! I vetem neper TV dhe i theve ne mes dhjetra analiste. Me mjekera dhe pa mjekra. Ke bere nji fitore spektakolare me llogjiken tende te forte! Te lumte vallai!!! D Do desha nji shkrim prej teje. Thyejua turrinjte me argumenta atyre qe thone jo jug jo VERI.

  9. Boston says:

    Je shume i sakte dhe teper i kuptueshme. Gazetar i mirefillte. Urimet me te mira.

  10. Shefqet Cela says:

    KY SHKRIM GJENIAL IÇUPIT, NËNKUPTON NJË TJETËR MË DOMETHËNËS:., MË TROÇ:
    EGZISTON NJË GJARPËR ME DY KOKA;
    I PARI, KOMUNISTI – ANTIKOMOMUNIST DHE I DYTI I KLLONUAR, më i rrezikshëm se i pari.
    DËRGIMI PARA DREJTLSISË I TË DYVE,
    DI TI JAPË LËNGUN VITAL P.D. së së dëshiruar aq shumë nga shqiptarët,dhe
    PPREHJEN NË PAQE TË MASAKRUAR.

  11. joel shkodra says:

    A mund te na besh nje shkrim tjeter me titullin e kundert: “Perse u dashka mbajtur Luli?”

  12. Vranakonti says:

    Zoti Frrok! Je i madh.Je inteligjent.Je i saket me mendime dhe ne praktike.Per kete shkrim ke noten 10 me yll.Urime dhe respekt.

  13. Ferati says:

    Po, Sali Berisha dergonte njerezit e Frontit Demokratik dhe u thonte, ju keni tre dhoma nuk iu takojne dhe në dy dhomat qe siu takojne do futim qiraxhinj, se keshtu thonte komiteti demokratik i maleve. Pastaj tha toka i takon atij qe e punon dhe erdhen ata nga rrethet e vogla dhe punuan edhe tokat e ndermarrjeve bukqesore edhe tokat qe kishin zot. Pronareve u mbeten letrat ne duar, se ne tokat e tyre punuan, desha te them ndertuan zaptuesit. Mire Enveri kishte bere rremuje kete punen e pronave, po duhej te vinte edhe ky anarkisti bolshevik ta bente edhe më keq. Nje shoku im tirans kishte toka andej nga Kamza dhe kishte vene ne radhe letrat ne komisioni per kthimin e tokave ne 92-93. Po ne tokat e tij u ndertuan shtepi më shpejt se komisioni tia kthente tokat. Berisha e dinte kete ngaterrese dhe prandaj ngurronte te bente legalizimet ne tokat me pronare.

  14. Mendoheni nje here says:

    Une e kam dhene zgjidhjen per te miren e Shqiperise dhe te demokracise.
    Edi Rama te shkoj te PD (pasi saliu me shputen e tij te largohet) demokratet e ndershem te kerkojne kthimin e Rames ne PD. Ai i perket PD. Rama do te kete kohe te krijojne opozite konstruktive.
    Ne vend te tij te shkoje Erion Veliaj.
    Keshtu do te kemi shprese per te ardhmen.
    Nuk ka asgje per t’u cuditur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje