Basha nuk i bëri betejat atëherë kur duhej, tani është shumë vonë! S'u bë kurrë lider

27 Prill 2021, 23:11Blog TEMA

Nga Emin Azemi

Duke dashur të mos pranojë rezultatin zgjedhor, lideri demokrat Basha doli me një deklaratë bombastike: “Ne do të vazhdojmë betejën me gjithë fuqinë tonë”Po a nuk ka fitu Basha aaa?

Po si ore, ai, dje pardje shpallte fitore kolosale dhe tash e kuptuam që e paska niet me vazhdu betejën atëherë kur nuk duhet. Dje, pardje nuk tha asgje nga keto qe po i thote sot, sepse ai kishte menduar se ka fitu, prandaj sipas tij zgjedhjet kane qene te ndershme e korrekte.
Basha dje shpallte fitore, kurse sot po thote vazhdojme betejat, packa se betejat politike zhvillohen para zgjedhjeve.
Pas zgjedhjeve kërkohet refletkim. Pas zgjedhjeve duhet dhënë llogari se pse njëherë the se fituam e pastaj doli se paske humbë!

Beteja më fisnike e Lulzim Bashës tash do të ishte të tërhiqet nga drejtimi i PD-së pas disa humbjeve lapidare që pësoi dhe vendin t’ia lë një lidershipi joinferiot që betejat e vërteta politike i bënë shumë kohë para zgjedhjeve.

PD-së i duhet një i djathtë sui generis që nuk del nga inkubatorët e politikës së vjetër, të cilët djathtizmin e bënë poçavër për të fshi retorvizorin e behaneve të tyre në të kaluarën .

PD është alternativa e njëmendët e shqiptarëve, por vetëm si forcë politike që i konkurron denjësisht segmenteve djathtise të PS-së.

Një PD pa Bashën dhe me një lidership komplet të riformatuar, do të ishte e ardhmja e një Shqipërie të balancuar ideoligjikisht e krahinarisht.

Në të kundërtën, PD edhe një kohë të gjatë do të mbetet hije e PS-së, dhe për rrjedhojë Edi Rama, paradoksalisht, do të duhej të përfaqësojë edhe një pjesë të zhgënjyer të atyre që veten e konsiderojnë të afërt me të djathtën.

Në fakt, cila është e djathta e vërtetë e Shqipërisë dhe kush e përfaqëson atë? Ajo që vazhdon të jetë e zhgënjyer me performancën e dobët të Lulëzim Bashës, apo ajo që tek Edi Rama shohin një rival, të cilin duhet mundur me patjetër, por me aksione tjera politike që nuk iu ngjasojnë as për së afërmi aksioneve të stilit Berisha-Basha……

Mandati i tretë për Edi Ramën, nuk është gjithaq meritë e këtij të fundit, sa është meritë e kauzave të lajthitura opozitare të PD-së dhe aleatëve të saj.

Këto kauza të lajthitura e kanë veç një emër: Lulëzim Basha!

A do të vazhdojë PD edhe më tej të jetë e lajthitur nga ata që në vend se ta fuqizojnë, po i dhurojnë asaj humbje të njëpasnjëshme?

PD dhe e djathta shqipatre nuk e meriton të mbetet peng i një kryetari që nuk arriti dot asnjëherë të bëhet lider.

8 komente në “Basha nuk i bëri betejat atëherë kur duhej, tani është shumë vonë! S’u bë kurrë lider”

  1. zoga e vodices says:

    BRAVO nuk i heq asnje presje mendimit tend jame me dy duar me ty per kete shkrim shume te kuptushem.

    1. Këlyshët komunistë të Saliut says:

      Shumë e drejtë or ti mik, por shkojne dëm keto fjalë fisnike tek Katunar Berisha. Kemi kaq kohe qe themi qe Berisha mban peng PD-në, por egziston nje problem i madh: Eshte nje grupim i dhunshëm njerezish qe shkojne mbrapa Katunar Berishës, dhe keta trembin çdo intelektual qe kerkon të angazhohet ne PD si lider, i tanishem aoini ardhshem.
      Ky grupim i dhunshëm qe ndjek Berishen dhe Bashën nga mbrapa me dy gishtat lart, nuk.kane kurrefare bindje politike. Ata nuk e kane edhe idenë se ç’eshte e majta, por Jane vete te majtë ne ekstrem. Si rrjedhoje, ne nuk kemi parti te perfaqesoje te djathtën.
      Ne qofte se nuk largohet Berisha me Bashën, ta gezoje Rama mandatin e katërt.

    2. pjeter says:

      Per mua tani,sikur edhe ne humbjet e tjera,te gjithe,analiste te vertet e jo,po e bejne Bashen si tabelle qitje.Tani o nuk e dine o bejne sikur nuk e dine,Basha nuk levis as nje lemizhde pa lejen e Sali Bajraktarit e Gites.Ai qe duhet te largohet,te zhduket nga pd-ja,eshte familja mafioze e Berishajve me kollovarin malltez,Basha per efekt,e gjen vendin vete,jane jeta katrahura e vertet e gjithe Shqiperise.

    3. Zeni biri i Qenit says:

      Kot i bie me qafe Bashes.Ai eshte vetem kukulla ne duart e mjeshtrit te madh ne teatrin e kukullave.Sakohe kjo parti te jete ne duart e Plakut Mere Rama me PS nuk shkulet nga pushteti.
      Perfaqesimi i te djathteve dhe te majteve eshte bere lesh e li ne Shqiperi. Si individ nuk e gjen kurre veten ne ndonje parti per ideale politike vetem me interesa te ngushta.Shembulli me pikant eshte ose ishte LSI e Ilir Metes i cili feston 29 nentorin me komunistet dhe akuzon Ramen per komunist.Per te mos permendur komunistin Sali lindur me zorr ne 16 tetor.

  2. Mihali says:

    Doren qe se thyen dot Puthe !

  3. Kavajsi says:

    Problemi eshte se Pd-ja ka fillu me humb edhe zgjedhjet e 2025.Me keto teori budallaqe,me tipa si Mark Marku & Co,ku vizioni eshte nen zero,keto do ngelin nje parti mesjetare.Te degjosh arsyet e ketyre pse duhet te fitonin,dhe pse humben,duhet me ik me vrap.Kane edhe nje te “mire” demokratet,qe marrin keshilla nga analistet e mbremjeve neper tv.Vazhdoni keshtu,dhe do fitoni nga viti 2354.

  4. Ze qir says:

    EPO SESHTE E LEHTE TE TE LENE NE ALTAR!!!
    BASHOVICIN E KISHTE MPREHUR. BILE ME KRUSHQ TE ARMATOSUR POR I VAJTI DEM.
    NUK THONE KOT KURRE MOS THUAJ KURRE.
    POR BASHOVICIN E DREJTON SALIC ILIR METIC E ALBINOVICI DHE DON TA COJE SHQIPERINE DREJT SERBISE.
    POR SIC THOTE EDHE SHKRIM I ME LART ESHTE KUJTUAR SHUME VONE. TROPO TARDI.
    NUK I LAN DOT RUBLA QE KE MARE TAVARISH BASHOVIC!!!!!!

  5. FAKTI says:

    Megjithate une shtoj se e djathta shqiptare nuk eshte kjo; duhet ndare partia politike e djathte nga anarshistet dhe ozurpuesit qe jane ne emer te se djathtes. Une s’jam as i djathte e as i majte, por i ka te dy duarte s’me mungon as njera. Intriga mbi te djathten e te majten eshte intrige per perçarje dhe sundim te te njejtit trup. Duhet theksuar qe partite politike kane programe dhe ide per zhvillimin e vendit dhe ato te hidhen ne tavolinen e qytetarit qe te zgjedhe Aty eshte e verteta dhe vlera, aty eshte politika ndryshe. Une jam kunder gjithe botes se sotme per kete ide perçarese te djathte apo te majte dhe po e shikoj konkretishte ne Europe: Ngrihet e “djathta” europiane dhe pershendet te “djathten” shqiptare edhe kur hedh molotov apo thyen xhama, veçse del kunder ” te majtes” shqiptare! Ky eshte krimi me i madh qe i kane bere demokracise qe pretendojme se egziston. Une theksoj se politika eshte shkence shume e thelle qe mund ta leverojne vetem njerez te mençur dhe te ditur ne interes te popujve, por qofte ne Europe apo tek ne ne Shqiperi e ka marre injoranca dhe rrugaçeria politiken ne dore. Njerezit e mençur dhe shkencetaret, jo miljarderet, duhet ti vene fré politikes qe ta fusin ne ullukun e sherbimit njerezor dhe jo te qejfeve te tyre. Kjo eshte teme e gjere per tu shtjelluar, por te kthehemi tek politika jone . Te gjithe pergojojme Nard Ndoken dhe me shume te drejte, por ai ben si gjithe te tjeret dhe ka hyre aty se si ai jane shumica. Te vjen qe te largohesh nga Toka po te keshe mundesi dhe te shkosh ne ndonje planet tjeter. Lulezim Basha duhet te largohet urgjente dhe partia demokratike duhet te nxjerre nga gjiri saj ate qe e meriton te jete ne vend te LUlezimit. Partia demokraikte ka nevoje te nderroj gjithe organet e brendeshme per te bere transplacion total se me meshkuj e femra qe ka sot ne drejtim, veshtire se ndonje dite do jete ajo si ka emrin. KJo e sotmja ka ndasi kombtare dhe nuk i sherben fare Shqiperise, veçse nje pjese qe ne te pakten, eshte pjesa qe ka afruar Sali Berisha dhe ai e ka bere kete gjeme kesaj partie. Partia demokratike nuk vjen me dot ne pushtet me ata njerez qe ka ne udheheqje…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje