Basha! Lëre maskaradën! Rama s’mundet deri në 2030

27 Prill 2021, 22:46Blog TEMA

Nga Ben Andoni

Politika është pothuajse po aq emocionuese sa lufta, dhe po aq e rrezikshme … Në luftë, mund të vritesh vetëm një herë. Por në politikë shumë herë”, thotë në një nga shprehjet e tij lapidare Uinston Çërçill.

Por kur dëgjonim reagimin pa asnjë nerv për humbjen, shfajësimin dhe daljen me akuza ndaj fituesve, heshtja e deri-atë-herë e pacipë e kryetarit të opozitës, Basha, u bë edhe më e hidhur.

Në të njëjtën kohë, kur kryeministri i rikonfirmuar Edi Rama bënte fjalimin përshëndetës, publiku kuptoi qartë diçka përmes SHQUP-it: tashmë luksi i mbajtjes së zotit Basha dhe ringritja e PD-së do të kushtojë dhe zgjasë shumë. E para dhe më e dhimbshme është se Basha nuk pranon humbje për herën e pestë rradhazi; së dyti, jo pak individë nga formacioni i tij nuk kanë asnjë reagim për humbjen, ashtu si edhe respektin ndaj procesit zgjedhor dhe njohjes së rezultatit zgjedhor.

Duke pasur parasysh dhimbjen e masës së PD-së dhe reflektimet e hidhura të kandidatëve të saj pas pritshmërisë së madhe për rezultatin zgjedhor, një gjë është e dukshme: kjo forcë politike e ka të vështirë të ndahet nga lideri i saj Lulzim Basha, edhe pse duket se tashmë mundësitë do t’i priten. Cili e mban më në fuqi këtë figurë? Berisha? Manipulimi i PD-së apo vetë partia është pengu i klaneve të tij?! Për më tepër, ai vetë as nuk do të tërhiqet dhe t’i hapë udhë një procesi ringritje të PD-së të arsyeshëm të saj.

Duke menduar humbjet e shumta të PD-së nën drejtimin e tij një gjë është fare e qartë, se kjo parti e ka të vështirë reformimin në thelb. Ç’ka e ndan mbi të gjitha është papërgjegjshmëria e strukturave. Mbase, po vjen koha e senatorëve të saj të ndryshojnë shumë gjëra në arkitekturën e saj historike.

Në historinë botërore shumë liderë politikë kanë bërë gabime të mëdha por nuk denjuan kurrë të japin dorëheqje, disa pak të tjerë kanë bërë vetëm një gabim të vogël dhe kanë dhënë dorëheqje të parevokueshme. Ajo që dallon bash ata politikanë që japin apo jo dorëheqje është sensi i nderit dhe dinjitetit. Ata që e kanë një farë tagri, gjënë më të thjeshtë që bëjnë është udha e shkurtër dhe e qartë: Dorëheqja!

Por kjo s’është rruga e Bashës dhe mentaliteti i tij, që jeton duke u zvarritur, apo më saktë një bashkëjetesë me dorëzimin e zakonshëm shumë humbës që nuk i shkon fare PD-së. Dhe, shqiptarët e dy krahëve të politikës dhe një masë po kaq e madhe që pret drejtimin normal të këtij vendi, nuk mund të mbaj si udhërrëfyes thjesht parashikimet e Ramës që sot ka projektuar dhe një mandat tjetër… deri në vitin 2030.

Dhe, nuk mbaron këtu: Basha duket edhe se është krejt i papërgjegjshëm dhe kjo është e trishtë për fuqinë e tij të manipulimit të PD-së madje edhe kur përdori në orët e fundit si sfond të rinjtë për “ringritjen” e pestë pas katastrofës së vetë personale në politikë, që në fakt është thjesht mbijetesa e një pengu të madh ndaj demokracisë shqiptare. Thënia e Çërçillit është e dhimbshme e pagjetur te Basha, sepse me sa duket plagët e politikës nuk e vrasin fare atë. Po a vritet vallë qenia Basha?!

5 komente në “Basha! Lëre maskaradën! Rama s’mundet deri në 2030”

  1. Fierak says:

    Eh, i nderuar Ben! Ne si popull, akoma nuk biem dakord se kush eshte e bardha dhe kush eshte e zeza.
    Emancipimi i shoqerise kerkon kohe, historikisht jane dashur shekuj.
    Shpresonim tani ne epoken dixhitale te kishte nje rruge me e shkurter per ne, por edhe ate e ka zaptuar qytetari dixhtal. haha
    Duhet gjetur nje menyre qe konceptet e sakta dhe parimore qe shprehni ju dhe njerez te tjere te ndritur te kanalizohen ne ndergjegjen e popullit.
    Respekte!

    1. ben says:

      Fierak-zgjedhjet e fundit hedhin poshte ate qe juve thoni se “Ne si popull, akoma nuk biem dakort se kush eshte e bardha dhe kush eshte e zeza”.
      Fakt eshte se “Ne si popull” e treguam me vote se cilat jane preferencat tona, qe perkthehet se e dime te bejme dallimin midis te bardhe, te perfaqesuar nga PS dhe te zezes, te perfaqesuar nga opozita.
      Shperndarja e votave ne Shqiperi nuk eshte e ndryshme nga shperndarja e votave ne vendet e tjera te botes demokratike.
      Shqiptaret u shprehen qartesisht se nuk duan opoziten te rikthehet ne pushtet me “xhaketat e vjetra” qe perfaqesojne ate.
      Persa kohe qe PD, si e vetmja parti opozitare ne vendin tone, nuk reformohet duke u pastruar nga kasta e sotme drejtuese e lidhur teresisht me krimin, duke filluar nga distancimi prej Sali Berishes, asnjehere kjo parti nuk do vije ne pushtet.
      Personalisht nuk jam aspak nje simpatizan i PS-se, por faktet flasin vete. Ata jane te vetmit qe kane punuar dhe punojne per prosperitetin e vendit. Ne te kunderten, persa kohe qe PD-ja ka qene ne pushtet, vendi ka qene ne kaos dhe zhillimi ka ecur me hapa breshke, ose ka mbetur ne vend.
      Le te marrim ne analize kreun e sotem te PD-se, Basha.
      Ne cdo karrike qe eshte ulur, ky individ ka lene zero gjurme. Ne te kunderten, ai eshte akuzuar per abuzime dhe favorizime partiake, pa folur qe si Minister i Brendshem, ne patem 4 te vrare ne protestat e opozites se atehershme prej forcave te rendit dhe askush nuk mori pergjegjesine.
      Nje fakt kuptimplote per uzurpimin e PD-se prej krimit eshte se ne Burgun e Rrogozhines, PD korri nje fitore te madhe.

  2. Timi says:

    Perse tirrni pelhura si ajo e Penelopes, beni artikuj me “kodra pad bregut” Basha, Basha, Basha…na e paraqisni si manipulator te PD…kur e di edhe femija qe ky idiot eshte vene aty si kukull e Kriminelit Sali Berisha. Ky idiot eshte thjesht zedhenesi i familjes mafioze Berisha!

  3. Realisti says:

    Shikoni dhe dëgjoni figurat e PD pas zgjedhjeve, dhe do ta kuptosh shumë mirë pse humbën dhe nuk i dihet për sa dekada do jetë kështu ,,Basha dhe PD janë katandisur si fëmijë,,quravitës, të llastuar që shoku i lojës i ka marrë topin dhe e mund në çdo ndeshje ,,duke i thënë se po nuk i dha topin(votat) dhe po nuk e la të fitojë ndeshjen (zgjedhjet)
    Ajo ( opozita,,Luli) do ti qahet Plakut Mere dhe ndërkombëtarëve.,,Si nuk e kuptojnë këta që Shqiptarët zgjodhën të Keqen më të Mirë,, Turp që e ka çuar PD në këtë humnerë,,,,

  4. Basha eshte rob i analistve qe i paguan me shume te medha, sa te funksionoje kjo pagese e madhe tek analistet qe e mbajne ne kembe bashen ai nuk jep doreheqjen asnjehere, shihni ne panelet open dhe opinion nje tabor analistesh qe i paguan basha e ngrejne bashen ne piedestal dhe i thurin lavdi se bashes ja vjedhin zgjedhjet ja manipulojne, me nje fjale ja ha kaposhi qurat e qelbura te bashbythqimit dhe i krijojne alibira se zgjedhjet u manupuluan ne menyre monstruoze. Ne se keta analiste nuk pranojne te paguhen me nga basha basha jep doreheqjen me njehere si nje qen i rahur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje