Pasi i mundi të gjithë, Edi Rama e ka sfidën me historinë

28 Prill 2021, 14:36Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Edi Rama i mundi të gjithë më 25 prill. I mundi të gjithë, si njeri. I mundi të gjithë, si politikan. I mundi të gjithë, si Kryetar i Partisë Socialiste. I mundi të gjithë, si kandidat për Kryeministër. I mundi të gjithë, si lider.

Edi Rama mundi Sali Berishën. Edi Rama mundi Lulzim Bashën. Edi Rama fitoi referendumin kundër Ilir Metës. Edi Rama e çoi për “skrap” LSI, duke mundur Monika Kryemadhin, që sot kërkoi falje për një model opozitarizmi anti sistem, përmes të cilit kishin besuar se do ta gjunjëzonin. Edi Rama mundi Dashamir Shehin, Nard Ndokën, Agron Dukën, Vangjel Dulen, Shëptim Idrizin, Fatmir Mediun…

Edi Rama mundi gjithë klasën e analistëve, që i ka bërë bashkë tërbimi se përse edhe ai, nuk mer formën që ata ia kanë dhënë me sukses prej kohësh Lulzim Bashës.

Edi Rama i mundi të gjithë ata opozitarë që e shohin rrotacionin si një cikël kohor, si një të drejtë natyrore që u takon pas dy mandatesh vegjetimi dhe jo si një ide, vizion, model, program, ekip dhe frymë.

Edi Rama i mundi të gjithë opozitarët e rrjetit, të furstruarit që i faturojnë dështimet dhe paaftësinë e tyre. Edi Rama i mundi të gjithë interesaxhinjtë profesionistë, të gjithë pelivanët e qytetit dhe fshatit, memexhinjtë, kafexhinjtë, mejhanexhinjtë, bastexhinjtë politikë, fallxhoret dhe neotomanët hi tech.

Edi Rama i mundi të gjithë opozitarët e “radhës së qumështit”, të cilët qëndojnë 8 vjet pa punë duke pritur ti rrëshkasi këmba atij, për tu rikthyer nëpër parajsat e tyre të dikurshme në shtet dhe administratë.

Edi Rama i mundi të gjithë, sepse është vetëvetja me të gjithë ta mirat dhe të këqijat e tij dhe jo plastelina në duart e gjithkujt që i jep formën e dëshiruar, siç bëjnë me sfidantin e tij.

Edi Rama e ka të qartë se çfarë do dhe lufton deri në fund për tia arritur, edhe kur e ka gjithë botën kundër, ndryshe nga Lulzim Basha që mer formën e enës së Sali Berishës, Ilir Metës dhe interesave të tij personale e familjare.

E tani pasi humbësit duhet të heshtin dhe fituesi si gjithmonë të mos gjykohet por të respektohet, Edi Rama ka mbërritur në një faze cilësisht të re të jetës së tij politike. Kjo u pa qartë, edhe në fjalimin e fitores, nën hijen e monumentit të Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Një fjalim në kohën, vendin, formën dhe përmbajtjen e duhur. Një tekst i denjë për arkivat e publicistikës, manualet e fitores së fushatave elektorale dhe tekstet e historisë sonë politike.

Pasi u bë i pari Kryetar i PS që e përfundon një mandat të plotë si Kryeministër. Pasi u bë lideri i parë i së majtës, që qeveris për dy mandate të plota pa ndërprerje. Pasi u bë kryetari i parë i një partie politike që mer një mandat nga shqiptarët, për ti qeverisur i vetëm. Pasi u bë udhëheqësi i parë në Shqipërinë post komuniste, që fiton mandatin e tretë qeverisës radhazi, tani Edi Rama i ka arritur të gjitha ato që ëndërron një politikan karriere.

Ndaj nga sot, ka nisur një udhëtim i ri, për jetën e tij. Një mundësi e re e jashtëzakonshme dhe unike, të cilën nuk ia dolën që ta kenë me gjithë ambicjen e tyre superbe, as Sali Berisha dhe as Ilir Meta. Të cilën mund ta kishte vetëm Fatos Nano, nëse cilësitë prej lideri, do ti kishte ca më të arrira. Por dihet tashmë se fati ndihmon më të mirët, ndaj pas 30 vjetësh, ai i ka buzëqeshur Edi Ramës.

Sot është një ditë e re. Një start i ri. Nga tani nis një udhëtim i ri, në një rrugë të re e cila nuk ekziston, e që duhet ndërtuar enkas. Për të çuar në një destinacion të ri, jo vetëm Edi Ramën, PS dhe mazhorancën e tij socialiste por mbi të gjitha Shqipërinë dhe shqiptarët.

Edi Rama ka folur shpesh këto ditë për një ëndërr që ka parë dikur me sy hapur, për ta ngjitur Shqipërinë neser, në majën që ajo meriton. Besoj se ky është momenti, për ta realizuar atë. E nëse do ia dali, të jeni të sigurtë, se ai e ka lexuar siç duhet mesazhin që shqiptarët i dhanë më 25 prill.

8 komente në “Pasi i mundi të gjithë, Edi Rama e ka sfidën me historinë”

  1. Gaz says:

    Me fal por keni harruar 1 Albin k….. me k te vogel.

  2. Kulla si kepurdha says:

    Or Gomar gazetar !!! ( Gomari ka me vlere se ty prandaj po e filloj edhe me shkronje te madhe).
    Artikuj si ky vetem per Stalinin jane shkruar
    Nuk ka pasur ndonje Gazetar te Zerit te Popullit (ndoshta vetem Fahri Balliu) te shkruante te tilla gomarlleqe per Enverin.
    Çfare paçavure !?

    1. Sara says:

      po c’do beje me ky grua..iri qe doli me miliona dollare e ia hodhi paq… ky eshte kokra e gruacpumit, i pelqen

  3. Niazi says:

    YES…YES. Urime per Fitoren TIMONIERIT Edi Rama&PS…

  4. Duhet te ndertohet shteti per ti dhene forme kombit. ( arbereshi Francesco Crispi , ish kryeministri i pare italian ) says:

    Dhe vetem Edi Rama e ben

  5. raul says:

    Dhe gjigandi Edi Rama qe vertet i shkonte shume fjalimi politik i fitores se trete te madhe nen hijen e heroit kombetar Skenderbeut tani ecen i sigurte drejt rruges qe i shtroi kjo fitore historike ,plebishitare qe nxorri nga skena politike Nafije dybekun turikalin e leshelise dhe Agush Habib Burgiben e nisi drejt shkretetirave te Tunizise me hanxhar ne dore dhe me cfurk ne doren tjeter duke u perballur me hijenat dhe cakenjte. Historia e europes nuk njeh burre shteti qe korre nje fitore kaq te paster per here te trete dhe ky mandat do ta coje Shqiperine drejt nje mireqenje dhe zhvillimi te pandalshem.

  6. Perle kazani says:

    Ta theme une tye, Edvini i Kristaqit ka kopjue Gjon Kendedin. Do plas mrena per kopje!

  7. anticensurë says:

    fredo
    për “sfidën e ka me historinë” mos e ke fjalën për tia kaluar gjyshit??
    apo thjeshtë për ta barazuar??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje