Skenare....skenare...!

28 Prill 2021, 08:41Blog TEMA

Nga Gëzim Basha

Bujar Nishani, në rolin e përhershëm të marionetës, kërkon largimin e Lulëzim Bashës si shkaktar i 4 humbjeve elektorale të PD-së.

Ajo çka thotë Nishani (me urdhër të Berishës) besohet gjerësisht—Lulzim Basha është simbol i dështimit politik—por Nishani prapë mbetet i pabesueshëm.

Duket se ka nisur intriga e rradhës, por skenari  i Berishes për të emëruar një kryetar tjetër duke përdorur masha të pështira si kapter Bujari, do ta shkërmoqte përfundimisht PD-në!

Lulëzim Basha, i paaftë për ta sjellë PD-në në pushtet, ka megjithatë një mundësi të madhe përpara për të mos mbetur një dështak, i përhershëm dhe qesharak: ti hapë rrugë riformatimit të Partisë që i priu nga humbja në humbje duke izoluar Sali Berishën dhe shegertët e tij si Nishani & Co.

Shembujt e lëvizjeve të ngjashme nuk mungojnë.

Në vitin 2005, Likud Party në Israel, largoi themeluesin e vet, Ariel Sharon i cili ju bashkua Kadima Party. U desh largimi i Sharonit që të konsolidohej lidershipi i Benjamin Netanjehut brenda partisë.

Ashtu si Sharoni Kadimës, Berisha mund ti bashkohet LSI-së duke u  ndjerë  komod në shoqërinë e fqinjëve të tij tek Gjiri i Lalëzit. Aty, me Ilirin dhe Monikën, mund ta kaloje pleqërine me lexim filxhanash, sy perpjete nga frika e  ndonjë “rakete.”

Largimi i Berishës mund të lehtësojë riformatimin demokratik të PD-së, por nuk lehteson Bashen. Per te eshte shume vone!

1 komente në “Skenare….skenare…!”

  1. Atdheu says:

    Z.Basha shkrim shume i dobet per mua. Nuk e ke dini ju, zotrote, qe Lul Basha nuk eshte ne krye te PD per ta reformuar ate, por per te mbrojtur interesat e Sali Berishes dhe familjes se tij? Ti e di shume mire kete. Kisha peshtypjen qe kete here do ta kishit shkruar artikullin, duke pare situaten e pas zgjedhjeve nga nje prizem tjeter. Nqs se ju medoni qe Lul Basha ishte dhe eshte ne ate post per te reformuar PD, keni genjyer veten tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje