Poturet e rëna të Ilir Metës

30 Prill 2021, 12:37Blog TEMA

Nga Bedri Islami

Zgjedhjet përfunduan. Tashmë dihen 140 deputetët e ardhshëm të Shqipërisë. Më parë se të ketë pasur parregullsi, ka patur fitues e humbës. Me më shumë se 140 mijë vota plus ndaj opozitës, PD-AN, Edi Rama po vazhdon mandatin e tretë, një rast i rrallë ky në Shqipëri.

Si është pritur, sepse kështu ka ndodhur gjithnjë pas humbjeve, opozita, tani për tani, nuk i pranon zgjedhjet e verdiktin e dhënë, megjithëse të dielën në darkë ishte e bindur për fitoren. Zërat për lëvizje radikale do të shtohen në ditët e ardhshme, deri sa të shuhen. Edhe thirrjet për një „dekret të posaçëm presidencial“, që do të çonte drejt anulimit të zgjedhjeve janë zëra në shkretëtirë. Ilir Meta, hë për hë, duhet të kujdeset të çojë poturet e veta. Pastaj të shohë poturet e Edi Ramës.

Pas 8 viteve në qeverisje dhe i konsumuar nga pushteti, ku solli jo vetëm gabime të mëdha, por edhe faje, të duket e habitshme që Edi Rama ruan të njëjtën pjesë të parlamentit.

Por, kjo ndodhi. Ajo që, nuk pranohet sot, do të pranohet nesër. Opozita do të kthehet me një këmbë në parlament, edhe pse Berisha e Mark Marku nuk duan. Nëse nuk kthehet, do të asfiksohet. Nëse kthehet me një mendim tjetër, mund të sjellë ndryshimin e saj.

Ndryshe, edhe në vitin 2025 Edi Rama do të ketë mandatin e katërt!

Kush mund të largojë Edi Ramën nga pushteti? Të gjitha shpresat se kjo mund të ndodhë në prillin e vitit 2021 tani janë shuar. I futur në betejë që në shtatorin e vitit të shkuar, duke ngritur një korpus të tërë strukturash, ai shikonte se si kundërshtari i tij do të priste muajin shkurt për të bërë lëvizjen e radhës. Si përherë, i vonuar.

Qëndrimi i gjatë në pushtet sjell autokracinë e, më pas, oligarkinë. Autokracia e pushtetit është e dhimbshme, por përtej saj, e dëmshme. Por, edhe autokracia e liderëve të opozitës është njëlloj e dëmshme dhe e pa fryt.

Janë katër vite para deri në zgjedhjet e ardhshme. A do të ketë një figurë politike që do e përballojë autokracinë e Ramës, pushtetin e tij dhe strukturën e ngritur furishëm?

Kandidati i parë ishte Lulzim Basha.

A mundet ai ta bëjë këtë, qoftë edhe pas katër viteve?

E vështirë, në mos e pamundur.

Në zgjedhjet e 25 prillit Basha kishte sigurinë e verbër të shigjetës, që nuk shikon asgjë tjetër veç Nishanit.

Në politikë nuk ka gjë më të gabuar se siguria e verbër. Basha ecte para, por në mënyrë fatale. Ndryshe nga të tjerët, ai dinte gjithçka dhe mohonte gjithçka. E dinte humbjen, por e mohonte dorëheqjen. Ai e ktheu PD-në në një mishmash politik, ky është gabimi i atyre mendjeve që zëvendësojnë arsyen dhe logjikën me përkohshmërinë dhe cektësinë.

Asnjëri prej atyre që e rrethon nuk është më i aftë se sa ai; meskiniteti rrethues bëri që dishepujt e tij të ishin “revole në xhepa”, por jo mendje. E ktheu PD-në, edhe më tej, në një sallë ku është e pranishme gjithçka: padija, budallallëku, pritshmëria, zemërimi, mëria, përbuzja ndaj vlerës dhe pritja. Më tej, gjumi.

Dalja e tij nga parlamenti, duke lënë sheshin e lirë për kundërshtarin ishte budallallëku më i madh që mund të bëjë një drejtues partiak. Ende, as sot, askush nuk e di pse dolën, si lindi kjo ide një mbrëmje dhe u bë fakt në mëngjes. Basha, edhe pse më i afirmuari, nuk është njeriu që mund të prijë gjatë, pasi gjithçka e ka fituar lehtë, nga miqësia me bijën kryeministrore dhe pazaret e radhës.

Në PD ka burra të denjë për Shqipërinë, por më shumë burra të denjë për burgun. Të denjët për Shqipërinë, me përjashtime të veçanta, u braktisën, të denjët për burgun u afruan.

Basha u emërua kryetar, por nuk u bë lider. Ai mund të mbetet kryetar, por karrigen e liderit e ka dikush tjetër. Nuk mund të jesh gjithkush, kur nuk të do askush. Ai hyrë në zgjedhje për të qenë Njëshi i vetëm, por ngeli vetëm aq. Shtesa e votuesve në zgjedhjet e fundit nuk është gjë tjetër veçse rikthimi i plangprishësve të katër viteve më parë. Të mburresh se t’u kthyen njerëzit në shtëpi, do të thotë se deri asaj dite ke pasur portën e mbyllur.

Basha është njeri që mendon se është i pagabueshëm, kur gabimet ia kanë zënë frymën forcës së tij politike. Jo braktisja, por të qenurit i pranishëm është vlerë. Ikja nga parlamenti e bëri atë burracak, kur mendoi se po trimërohet. Përbetimi i tij ishte i shurdhër dhe shikimi i tij ishte i mangët.

Basha nuk do e mundë asnjëherë Edi Ramën. Nuk ka stofin e njeriut që fiton, por të atij që ankohet. Nuk është virtyti, por shpirti i munguar. Viti 2017 tregoi se është lehtësisht i manovrueshëm dhe i thyeshëm. Lakmia e tij është dobësia e tij. Viti 2021 tregoi se , megjithë zërin e prerë dhe këshilltarët izraelitë, ai nuk bëhej dot Jezusi i demokratëve. Izraelitët “e vranë” që në çastin kur e mësuan të hipte mbi makinë. Ai është dendy, jo prijës. Hipja në makinë nuk të bën prijës e as lider. Idetë të bëjnë. Forca të bën. Vizioni të bën. Nuk mund të jesh i madhërishëm kur rrëzohesh dhe ai është rrëzuar katër herë.

Berisha është i vetmi që mund të krahasohet me Ramën. Ai mund ta rrëzojë Edi Ramën, ashtu si Edi Rama e rrëzoi atë.

Por Berisha ka kundër vetes dy gjëra: moshën dhe konsumimin e aktit të tij politik. Ai është i furishëm, por jo i besuar. Ai të indinjon kur mohon gjithçka dhe nuk besohet kur pohon gjithçka.

Por ai ka në anën tjetër dy gjëra që i mungojnë Bashës: është i furishëm dhe e njeh lojën e politikës me mirë se bisturinë.

Për Berishën nuk ka rrugë të mesme. Ose të gjitha, ose asgjë. Ai nuk do e kishte bërë kompromisin e vitit 2017 dhe vështirë se do e besonte se hipja mbi makinë dhe përbetimet e dhuratave të shtojnë votat.

Berisha i njeh njerëzit, ai e beson se një popull praktik e di se nga kumbullat e tharta, të mpihen dhëmbët. Ai ka një mënyrë të foluri të prerë, plot zjarr dhe pasion, theksin të vendosur dhe e gjithë fytyra e tij ka pamje të indinjuar. Edhe kur mashtron, edhe kur thotë të vërtetën, nuk skuqet.

Është i vetmi që e di se nuk mund të fitohet me Edi Ramën përmes votave, por me dhunë. E predikon dhunën tash 30 vite dhe kjo e ka bërë të pabesueshëm për shumicën, por idhull për pakicën.

Ai ishte dikur shërbëtor i gjinisë njerëzore, për t’u bërë më pas demoni i saj.

Ai e trajton partinë si fëmijën e tij, ndërsa Luli si njerkë! Berisha i sheh asaj pushtetin, Basha i sheh pasurinë! Berisha është tragjik në qëndrimin e tij, Basha anon nga komikja.

Berisha do të kishte shansin, nëse do të ishte 30 vite më i ri. Ai ende e di se në PD nuk ka asnjë tjetër më të mirë, më besnik dhe shpërbles se sa Basha. Përmes tij, tani për tani, mbron veten, fëmijët dhe të shtuarit e familjes. Nëse mendon se Basha nuk e bën më këtë, ai do e largojë dhe do të zgjedhë një tjetër, që t’i ngjajë, ta rritë vetë katër vite dhe të jetë alter egoja e tij.

Basha e sheh katastrofën në lindje,kur ajo është në perëndim. Basha, edhe në janarin e këtij viti , nuk e dinte se kush do të ishin drejtuesit politikë, ndërsa Berisha do i kishte caktuar një vit para. Edi Rama gëzohet me pleqërinë e Berishës dhe me parritjen e Bashës.

Shakun e humbjes shpesh herë njerëzit e gjejnë në mos-hapjen e opozitës. Nuk është kjo. Humbja është në filozofinë e saj, në perceptimin e së keqes si mundësi dhe afishimin e saj si rrugë qeverisje.

Një opozitë që nuk shkëputet dot nga ngjarje tragjike që ka mbjellur në qeverisjen e saj, si 21 janari, Gërdeci etj nuk mund të rivijë në pushtet, pasi është krrusur nën peshën e fajit. Aq më tepër, kur nuk shkëputet dot nga filozofia e tërheqjes pranë vetes të strukturave të dhunës dhe moskundërshtimit të së keqes, sa herë që ajo shfaqet.

Opozita mund të ketë Lulzim Bashën drejtues, ose ta largojë atë, por kjo nuk e ndryshon dhe nuk e afron me fitoren. Ai, në fakt, megjithë mëkatet, sundon mbi ato që ka pranë dhe , megjithëse do të ndjejë shpejt peshën e sulmeve kundër tij, mund t’i përballojë. Askujt nuk i vjen largimi nga mediokriteti.

Atëherë, kush do e mundë atë?

Meta tashmë kërkon shumë kohë që të merret seriozisht. Pasi përfundoi pajtimin në familje, tani do i duhet shumë kohë të gjejë rrugën për t’u menduar se ka ndryshuar.

Sa të bëhet ai i besueshëm, Rama ka marrë mandatin e katërt!

Meta iku nga trualli i rritjes së tij, nga socialistët, për të ngrënë në çanakun e të djathtëve, të cilët humbën edhe prej tij.

Askush nuk i ka sjellë më shumë dëm PD-në në këto zgjedhje, se sa ngërdheshjet politike dhe britmat çjerrëse të Metës. I rrethuar nga dallkaukë, të cilët mendojnë se të flasin brutalisht janë të fortë, ai është në pikën më të ulët të popullaritetit të tij.

Ka shumë që mendojnë se lista e përbashkët e opozitës, PD-LSI do u sillte fitoren. Do të kishte ndodhur e kundërta. LSI ishte në këto zgjedhje „delja e zezë“ dhe humbja do të kishte qenë më e madhe. Ata që votuan PD-në, duke u kthyer në traditën e tyre, do të kishin munguar , nëse lista do të kishte qenë e përbashkët. Është e vështirë t’ia mbushësh mendjen një demokrati se votimi i Kryemadhit është vlerë.

Po sjell shembullin e mëposhtëm : një institucion tejet i rëndësishëm ndërkombëtar, i cili monitoroi me kudes fushatën zgjedhore, në fillimin e nëntorit vuri re rritje të besimit ndaj PD-së në një qark të njohur si bastion i së majtës, në Vlorë. Përqindja luhatej nga 32 deri në 34 përqind dhe, në tri javët e mbetura do i duheshin edhe rreth 2200 vota plus që të arrihej mandati i pestë. Ndërhyrja e Ilir Metës, takimet e tij me drejtuesin politik të opozitës në Vlorë, shpallja e tyre hapur, nuk e di nëse kjo ndodhte me dëshirë të dyanshme, loja e fjalëve etj, bëri që përqindja të ulej, dhe balanca të kthehej aty ku kishte qenë. Po të kishte ndodhur kjo në gjithë vendin, abstenimi do të kishte qenë i ndjeshëm.

Meta ,megjithë përbetimet, ndihmën e Petrit Vasilit dhe deklaratat e forta, nuk e mund Edi Ramën.

Atëherë kush?

E para gjë që mund të sjellë ndryshimin e duhur dhe të bëjë që edhe Edi Rama të jetë më i përgjegjshëm është një lëvizje e re politike, brenda sistemit. Është e domosdoshme të ndodhë, por jo në çastin e fundit dhe me frymëzim qeveritar.

Shenjat e para janë dhënë. Shumë deputetë të rinj , thuaj në të gjitha qarqet , u votëbesuan me më shumë vota se sa brezi i vjetër. Njerëzit janë lodhur prej tyre.

Kjo është një shpresë.

Një mundësi.

A mund të ketë një lëvizje të furishme politike, e cila, edhe pse duket tani për tani e pafuqishme, mund të jetë opozita e vërtetë, ose, më saktë, krahu i domosdoshëm i opozitës. Por, jo të kësaj që kemi, kështu si e kemi, e cila është në fakt opozita e vilave dhe resorteve luksoze.

Një opozitë e dhunshme nuk sjell mendim e as vizion të ri. Nuk mund të jesh qeverisës duke shkallmuar dyer qeverish, si bëri dhjetë herë rrjesht Basha e dështoi dhjetë herë.

Një komb prosperon përmes mendjes dhe qytetërimit. Përmes të tërës dhe jo pjesës!

Nëse do të luftojmë për Krahinën, do të harrojmë Atdheun!

Mendimi e çon shpirtin tek idetë e përgjithshme; mbyllja dhe aneksimi i ideve pjellin vizione shtatanike.

gazetadita

16 komente në “Poturet e rëna të Ilir Metës”

  1. Mirëdita says:

    I nderuar Besnik Islami,
    Drejte i ke keto qe thua. Por nuk i thua te gjitha çka lidhen me kete teme. Nuk thua që:
    – E ashtuquajtura “Parti Demokratike” e Shqiperise eshte nje krijese ARTIFICIALE, e krijuar me urdher. Nuk eshte produkt natyral demokratik
    – Lidershipi real i kesaj te ashtuquajture “Parti Demokratike” eshte teresisht lidership komunist ekstremist.
    – Eshte per kete arsye qe veprimtaria 30 vjecare e kesaj Partia te ashtuquajtur “demokratike” eshte veprimtari tipike guerriljesh
    – Kjo parti e ashtuquajtur “demokratike” u formesua nga te gjithe te denuarit per krime ordinere dhe pak ose aspak nga te burgosurit apo te persekutuarit per bindje politike.
    – Krijesa si kjo parti e ashtuquajtur “demokratike”, ne te gjitha vendet ish komuniste, jane shkrire, pikerisht sepse ishin krijesa ARTIFICIALE

    1. Kalec Dega says:

      Munguat, qellimisht te permendnit qe PD eshte celule e PPSh , dmth PS.

      Nederkohe lehin si qent per Presidentin e Rames.

      Meta +Rama = Basha/ Berisha + Miq /ortak ne krim

    2. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

      I the te gjitha pa thene kriesoren:
      PD grupim islamikesh, votuar dhe ne sherbim te muslimon brother’s.
      Pra,nje simoter e Morsit sunit ne Egypt.

      1. Hajro Lula says:

        Pirdh pirdh ti , ik e la suretin se e ke gjithe mut nga bytha e Janulles , ti kujton se lepirja e bythes se Janulles eshte dick e ralle …..vazhdo , vazhdo se mire e ke , vec ngrie koken dhe mer nje fryme se te kaloj jeta ne byth te Janulles o pederast ……ptuuuuu vromjari

  2. cifti Like Berisha i dashuruar pas krimit e korrupsionit says:

    Dakort me ju zoti Bedri.Per ter mos i rene gjate,une mendoj se ky konglomerat banditesh me interesa te perbashketa ne kupolen e saj,nuk do te reformohet kurre perderisa ne kupolen e ne gjirin e saj te kete kriminele te padenuar si Berisha,Basha-te 21 janarit,apo te tjere si Gazi ,inspirues i vrasjes ne Elbasan,Noka,Mziu,Alibeaj,Bylykbashi,Pakok-kari,Strazua me kobure ne b.the et te tjere “bandite” si keta,te perfolur per afera biznesesh te paligjeshme,per pasuri te pajustifikuar,per akte revanshiste dhe numuri iburrave qe jane per ne burg do te rritet,ndersa numuri i atyre qe do te anatemohen e perzihen nga partia e ashtuquajtur demokratikase do te rritet,fatkeqesisht.Vetem nje kryetar partie me ide perendimore si puna e Eduard Selamit mund te jete ne gjendje te reformoje kete bande e ta ktheje ne nje parti normale dhe kjo mund te behet vetem po te mos jete me plaku Mere ne ate parti.Perderisa kandidati Nr.5,tashme dhe deputet i konfirmuar te jete ne ate parti s’ka shprese per reformimin e saj dhe sic me te drejte thoni edhe ju,strategjia e perceptimi i se keqes si mundesi e rruge per te ardhur ne pushtet do te vazhdoje te jete lejtmotivi i kesaj bande politike ne parlamentin e ri.

  3. Yyyyyypppppp Xhixhi says:

    Ore ca me nder m… analistesh jeni te gjithe juve??!! Ore si nuk ka sy ne balle njeri dhe guxim intelektual te pranoje se Rama u votua sepse e do shumica e votuesve te popullit na pelqen apo jo. U votua sepse sot per sot ne tregun politik te vendit ai eshte malli me i mire, ne fakt eshte me i miri i ketyre 30 vjet demokraci. U votua se ka ide te cilat nuk ngurron ti shpalose dhe per me teper punon qe ti realizoje keto ide zhvilluese. Ju thoni se pushteti i gjate te ben autokrat. Zoteri, demokracia eshte konkurim, nese fiton qendron ne pushtet, nese humbet iken dhe per keto nuk ka limite. A mos quhet autokrate edhe Merkel qe ka 4 mandate ne pushtet, po Block i Hollandes se Lulushes qe edhe ai ka kater mandate ne qeverisje, sipas llogjikes suaj edhe ai eshte autokrat. Po, eshte e vertete se ne SHBA presidenti eshte me ligj se nuk mund te rri me shume se dy mandate por ama kjo nuk e pengon partine e tij te vijoje te rri ne pushtet me te tjere kandidatura sikurse ka ndodhur me Republikanet ne vitet 80 kur pas 8 vjet te Regan, vijoi edhe nje mandat tjeter zevendesi i tij Bush. Ca jane keto pretendime se po qendron gjate tjetri ne pushte??!! Zoteri, kijeni te qarte se Rama do rrije aq gjate per sa kohe votohet nga shumica qe vlereson ofertat e tij politike. Sa i perket 2017 kur thua zotrote se Saliu nuk do e kishte pranuar ate oferte ndersa Luli e paska ngrene nga Rama, kjo eshte nje supozim komplet i lig dhe aspak objektiv. Marreveshja ishte qe nese fitonte PS por nuk e bente dot qeverisjen e vetme, ateher do bashkeqeveriste me PD dhe anasjelltas e njejta gje per PD, kjo me qellim te mos ofrohej ne pushtet LSI, por ama nese sejcili fitonte mjaftueshem per te qeverisur i vetem atehere sejcili do shihte punen e tij. Lind pyetja, ku e shikon ti hilen e Rames ketu??!! PS fitoi e vetme dhe vijoi qeverisjen ndersa PD ngeli thate dhe me vone iku nga parlamenti. Se fundmi mos bej sikur nuk je hidheruar per LSI se pronaret e gazetes tende qe te botojne ty, i lepijne bythen Likes prej kohesh tashme. Ju vazhdoni analizat e leshit, por per sa kohe ofertat e Rames do jene me te mirat ne tregun politik dhe me te realizueshmet, ju do vijoni te habiteni me fitoret e tij deri ne 2029 kur del ne pension nga mosha.

    1. den says:

      Lexova disa prej komenteve to lexuesve, dhe me thene te drejten YYYYYpppxhixhi mund the them se ishte komenti apo opinioni me i sakte per shkrimin e Bedri Islamit, madje ne ato pak rreshta Yyyyyypppxhixhi kishte kapur thelbin e problemit Pse Rama Fiton. Nuk eshte e veshtire te kuptohet nga te gjithe ata qe jane te paanshem e te ftohte ne gjykimet e tyre se EDI RAMA Sot per sot por edhe Dje eshte ka qene dhe si duket edhe do te jete OFERTA ME E MIRE e edhur ne TREGUN POLITIK SHQIPTARE.
      Rezultati i ketyre zgjedhjeve por edhe i te meparshmevve e ka treguar qarte kete. Kjo eshte bindja e Sovranit . Kush nuk e lexon kete vendim ashtu si duhet thjeshte e peson . Sa me shume opozita ta injoroj kete vendim te sovranit ta deligjitomoje ate per te justifikuar katastrfat e vazhdueshme elektorale me shume do ta largoje ate nga arritja e pushtetiit dhe aq me te pathyheshem do ta bej EDI RAMEN.
      Shqiptare pamvaresisht gabimeve dhe konsumit normal qe vjen si pasoje e pushteti e qeverisje socialiste ajo eshte akoma oferta me e pranueshme ne treg.
      Sot populli nuk duhet kujdeset si te vije PD ne pushtet ( ky duhet te jete prokopumin ndoshta i antaresise se PD -se) por jo i popullit. Populli nuk gabon asnjehere, ai e beri zgjedhjen duke pare ofertat qe iu paraqiten. Partite ne kete sistem ku jemin futur dhe duam te shkojme jane ne treg tamam si psh biznese te zakonshme qe operojne ne baze te besimit qe rrokin duke u bazuar ne produktin qe afrojne. Nese nuk rrokin besim ato mund te dalin nga tregu dhe te flimentojne. Dhe historia e zhvillimit te shoqerise na e ka provuar kete. E njejta gje ndodh me partite politike . Edhe ato mund te falimentojne nese nuk rrokin besimin e qytetarve. Keshtu qe nuk eshte cudi qe PD te jete ne prag te falimentimit.
      Mos u merzisni Parti te reja do dalin qe do mbushin boshllekun madje me te forta e me lidere me te mire nga ato qe ka PD Ja tani.

  4. Demo says:

    E nderuar BEDRANE!Nuk kuptoni akoma asnjegje qe jetojme ne 2021 e per pasoje edhe ata qe zbriten te tatpjeten nga bjeshket disi kuptojne se sot lypsen alternativa e jo “manikine” se sot kushdo do qyteterimin e hedhjen ne erre te shtyllave te tensionit ,se sot kerkush ndigjon e kupton hallin e disa mosntrave qe duan pushtet per perfitime e jo te perfitojne per pushtet!Ndaj edhe Luli e Lulezimet e kane te veshtire sepse iu eshte ofruar pushteti ose me “frengji” duke vrare ose me tavoline pa u djersitur fare duke shkuar deri edhe aty se nese Edi Rama ka kaluar edhe nete pa gjume ,Luli jo qe eshte kenaqur me gjume ne shtepi por e ka shijuar ate edhe ne kolltuqet e SHQUP-it duke menduar se do te shikoj ndonje dite ndonje ender te bukur sikur eshte gdhire Kryeminister!
    Ndaj po nuk u transformua “Partia e dallkaukeve” ne “Parti te mirfillte Demokratike” me intelektuale e jo me halabaker rruge qe xhirrojne gomat e makinave per te trembur qytetaret pasi u mungojne tritolet sepse Berishizmi i boshatisi bodrumet e PD e sot nen hunden e Policise se Shtetit veshtire se trafikohen per tu perdorur!
    Ata akoma pretendojne te marrin hak ne 2021 duke perçare kete popull jo sherbyer atij,duke kercenuar nje pale e premtuar nje pale tjeter!Ajo parti e krijuar per motive te tjera tanime e ka mbaruar misionin e per rrjedhoje ajo ose mund te transformohet ne nje parti tjeter si force alternative e djathe ose duhet te shkrihet fare sepse nje klani te caktuar edhe mund ti duhet por kursesi nje elektorati qofte edhe i djathe!
    Partia Demografike tashme eshte zaptuar nga klani Berisha e per pasoje peson humbje pas humbjesh sepse endra e tyre eshte te siguroj ne vetvehtet e pasurite marramendese te tyre se sa te krijojne nje alternative tjeter per vendin e per kete popull!

  5. Kozmo says:

    ILIR META ME POTURE, PA POTURE, DO TE QENDROJ NE PRESIDENCEN DERI NE FUND TE MANDATI TE TIJ. GJITHESESI TE PRESIM NDRYSHIMIT E RADHES. ?

  6. ?? says:

    presidenti ka mbërdhif .

  7. META IK !! says:

    KY ………… , NUK ËSHTË MË PRESIDENTI IM !!??

  8. Meruci says:

    Nuk e kuptoj se akoma ka njerez mendojne se Pd mund te mbijetoje
    KA NGORDHUR O MJERAN
    EGZISTON VETEM IMAZHI I LIG I SAJ NE FYTYREN ENJE SHPELLARI QE KOHA E SOLLI TE NGORDHUR PER TE HELMUAR NJE BREZ TE TERE
    MALLKUAR QOFTE EMRI E SOJ E SOROLLOPI I TIJ
    AMEN

  9. Luani says:

    Te lumte mendja yyyyyppp xhixhi, i ke ra pikes. Kesaj rradhe Zoti Islami e kishte marzhin e autocensures permbi steken e zakonshme. Ndofta eshte ajo qe thua per patronatin e DITES nga Ilir Meta!?
    Luani

  10. Dajti says:

    Mos shkruaj shume gjate se nuk ti lexojne te gjithe.

  11. qytetar says:

    U shkaterrua nje pasuri kombetare 50 vjecare ne emer te luftes kunder komunizmit.
    Rezultati :
    Kush punon eshte budalla.
    Kush vjedh dhe vret eshte i zoti.
    Merru me poltike qe te jesh hajdut me liçence.
    ……e te tjera pa fund

  12. Arben says:

    Ilir Meta nga Skrapari
    Ne Tirane na erdhi djali
    Burr i mire per se pari
    Por nga mendja kerric gomari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje