Nga Edmond Arizaj
Është kthyer në shëtitje mbrëmjeje akuza “u blenë votat”. Me një thjeshtësi çmeritëse. U blenë votat, nga njëri televizion në tjetrin, nga njëri analist darke në tjetrin, nga njëri moderatoro-spikero-analisto-gazetar në tjetrin.
Pa emra, pa fakte, pa dokumenta. U blenë votat. Pra, elita e vendit tonë, se këta i bie të jenë elita, përderisa reklamat më të shtrenjta paguhen në oraret kur shfaqen njëherësh në të 200 kanalet shqiptare, pra elita e kombit mendon se janë elita e një kombi që shitet e blihet. Sepse ata nuk bëjnë dallim.
Ata të fusin dhe ty në thes. Vota u ble. Pra edhe ty ta blenë votën. Le të jesh ti një demokrat që në grevën e studentëve, a një socialist që me fjalimin e Dritëro Agollit, apo një LSI-ist i 2004, qoftë edhe një votues i partive të reja kundër tre të parave. Jo thonë ata, vota u ble. U ble edhe në Shkodër, u ble edhe në Vlorë, pa u ble edhe në Tiranë, Korcë, e Gjirokastër. Sepse kështu thonë ata, përditë e përnatë.
Pa vënë përpara akuzës që e kthen gjithë popullin shqiptar në një thes me kakërdhi, as një “ndoshta”, sa për dyshim, sa për të mos qenë këta elita e kombit që bëhet njësh me militantët e rrjeteve, edhe hetues, edhe prokurorë, edhe gjyqtarë. Këta duhet të sjellin fakte për këtë akuzë, ose të akuzuarit, popullit, i lind e drejta të dyshojë minimumi, se ata paguhen për çfarë thonë, pra blihen për të krijuar justifikimin.
Mund të dyshojë populli se histerizmi me akuzën e blerjes masive të votës, nisi që kur Lulzim Basha nuk dha dorëheqjen. Nisi që kur me një lëvizje brilante politike, Tom Doshi u tërhoq nga deputetllëku dhe shpalli aleancën me PS. Nisi që kur në kutitë e para e në zonën ku u votua elektronikisht, u pa se PS po projektonte fitoren e rradhës.
Nisi që kur aleatët e PD që vodhën pesë gjashtë vende deputeti në lista të sigurta, u tallën me Bashën sepse së bashku nuk morën as një të katërtën e votave të LSI, me të cilën kreu i PD preferoi të mos bëjë marrëveshje. Nisi që kur PD as nuk përpiqet të çlirohet nga Berisha që e ka mbërthyer për gryke.
Ka njerëz që e shesin votën. Ashtu si ka njerëz që e blejnë, pa dallim flamuri politik. Sepse ka njerëz që votën e tyre e barazojnë me një dele që nxjerrin në pazar, u vjen rasti, kursejnë delen, marrin dhe ca lekë për një copë letër ku si analfabetë shënojmë të gjithë me X.
Por nëse ka ca pisa që paguajnë fukarallëkun, injorancën dhe padinjitetin e disa njerëzve, nuk duhet të jenë këta që mbahen si elita e kombit që t’i fusin gjithë në një thes.
Minimumi kush prej tyre doli si Blendi Fevziu të bënte thirrje “mos shisni votën”, kush? Që mos të flasim për ndonjë maksimum si dalja në terren për ta prekur vetë realitetin, që të mos flasin duke u bazuar çfarë nxjerr njëri dhe tjetri edicion a emision lajmesh, që duken më shumë si gjueti shtriganësh me ngjyra të ndryshme.
A mendoni ndonjëherë të thoni se nëse në zgjedhje do kishin dalë 60 e më shumë përqind e votuesve s’do kishte vlerë as blerja e as tjetërsimi? A e mendoni se si ka mundësi që asnjë demokrat në kryeqytet, me gati 500 mije votues nuk e theu listën? A mendoni se kjo mjegulla e gjithë popullit të blerë është duke ju dëmtuar edhe ju? Mor po a e mendoni se njerëzit tek e fundit mund të jenë edhe më të zgjuar, edhe më të ndershëm se ju?! Mendojeni njëherë.
Populli yne, elektorati eshte me i zgjuar se analistet dhe politikanet tane. Populi yne eshte popull me dinjitet, nuk shitet as blihet. Por perjashtime ka. PS dhe PD kane marre votat e simpatizanteve te tyre. Nuk fitohet me zor. Analistet e famshem, por edhe disa politikane po e diskreditojne Shqiperine duke llomotitur se ka patur vjedhje masive te votave. Ky eshte sherbimi me i mire qe u behet armiqve te Shqiperise, sipas meje.
Artikulli shume i perpikte, i permbledhur, i thjeshte dhe shterues.
Dua te shtoj me modesti mendimin tim: Analistet propaganden e kane filluar prej vitesh, ne te njejten fryme, per arsye nga me te ndryshmet por ne pergjithesi pa baza sulmojne Ramen dhe qeverine, sot qe kane dale rezultatet thjesht po mbrojne mosnjohjen e realitetit, dhe idiotesite e tyre me te tjera idiotesi dhe ska mundesi te bejne ndryshe sepse duhet te pranojne deshtimin dmth largimin e tyre.
Analistët janë megafonët e korrupsionit dhe po ndjejnë fundin si meta, duke e imituar pa nxjerrur asnjë mësim nga fati i tij.
Sakte dhe prere!
Po thuaju, o Mondi, pa dilni njehere nga zyrat dhe kafenete e qendres se Tiranes. Shkoni e vezhgoni cfare bejne njerezit. Cfare flasin?
A jane te merzitur aq sa ju pse humbi PD?
Te kishit dale edhe para dhe gjate zgjedhjeve. Me kamerat tuaja. Keni qindra kamera per filmim. Joo, keni qindra mijra kamera. Cdo telefon eshte nje kamer.
Masakra elektorale, pellcet, gjemon, ben zhurme, jehon, te vret syte, te shurdhon veshet.
Si eshte e mundur qe shqisat tuaja humane dhe elektronike nuk rregjistruan asnje sinjal.
Ah, rregjistruan dicka. Raste me shumice nga LSI, raste te izoluara nga PD dhe PS.
Por qe nuk perbejne masaker.
Sepse po te quhet masaker, si ka shpetuar zoti Andi Bushati nga kjo masaker? Sepse ne masaker edhe atij do ti afroheshin per ti ofruar para. Para per voten e tij. Por edhe per reklame elektorale ne favor te pushtetit.
Shkullaku, sa para i dhane per ti dhene voten PS? Po Rakipllarit?
Kjo do te ishte masaker.
U thuaj atyre analisto-opinionisteve te shkojne ne Levan Fier, lagja e romeve, kush ju dha pare ne kembim te votes. Pyetini sinqerisht dhe ata sinqerisht te pergjigjen.
Na dha LSI, Monika. Por ne ja futem kot, se nuk dinim te votonim. Po leket i morem.
Pra thiken kthejeni nga vetja. Nese ka patur, nuk po them masaker, por represion per voten, ka patur nga ana e LSI.
Dhe keto analiza, nuk behen nga bulevardi Deshmoret e Kombit, por ne fushat e Zadrimes, ne perimoret e Divjakes, Kutallise-Berat, Frakulles, fushes se Korces, ne Bathorre, kenete Durres, Koplik, Fushe Cidhen, Prrenjas, Dropull, Has, Vrine, Belsh, Fan, etj.
Dhe aty e kupton, se populli nuk pranon qe eshte shitur. Sepse mund te shiten individe qe zvarriten gjithe jeten dhe i mbajne syte kush ju jep nje jave buke
Ndersa populli, sado i varfer te jete, nuk e shet nderin per nje vote.
Dhe moralin le tja bejne vetes keta analisto moraliste. Dhe do te kuptojne se akuzat vlejne per ta. Per shpirtin e shitur te tyre.
ATA ANALISTA QE AKUZOJNË POPULLIN SI “NJË THES ME KAKËRDHI”, NUK E KUPTOJNË SE PËR VEHTE JANË “NJË ÇANTË ME JASHTQITJE DERRI”, QË KUNDËRMON GJITHË AMBIENTIN, NDËRSA KAKARDHITË NUK BIEN ERË DHE NUK KUNDËRMOJNË AMBIENTIN, VETËM PLEHROJNË TOKËN PËR PROFHIME TË MBARA.
Perfundimisht shqiptarët e treguan veten se janë popull pa dinjitet dhe pa moral.
Te gjithe e dimë qe votat kane vite qe blihen nga PS-LSI por prisnim qe nje dite kjo histori te merrte fund.
Me sa duket shqiptarët do vazhdojne te mbeten edhe per shume kohë populli me injorant dhe me i pa dinjitet ne ballkan, europë dhe afrikë.
Ti gezoni pjellen e keqe komuniste dhe njerëzit e krimit
Pershendetje. A mund ti bejme nje pyetje ketyre analisteve qe thone se u ble vota nga PS. Partine Socialiste e kane votuar 768250 votues.
analistet thone i kane blere votuesit me nga 5000 leke. 768250 x 5000 leke = 3,841,250,000 leke, ku i kane gjithe keto para me ia dhene popullit.?