72 deputetë, kryebashkiakë e drejtorë në SPAK për fshehje pasurie dhe pastrim parash: 30 zyrtarë u gjobitën pasi refuzuan të deklaronin pasurinë

1 Maj 2021, 18:04Kronika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Gjatë vitit 2020, 72 zyrtarë të niveleve të ndryshme, përfshirë deputetë, kryebashkiakë dhe drejtorë, janë kallëzuar në SPAK dhe në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, për fshehje pasurie, mashtrim me deklaratat e pasurisë dhe për pastrim parash.

Dosjet janë referuar nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, pas kontrollit të ligjshmërisë së pasurive të një pjesë të zyrtarëve të lartë. Rastet në fjalë të fshehjes së pasurisë janë referuar edhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave si dhe Policisë së Shteti. Të dhënat reflektohen në raportin e veprimtarisë së ILDKPKI për vitin 2010.

Krahas kallëzimeve në Prokurori, gjatë vitit 2020, institucioni i kontrollit të pasurive ka gjobitur edhe 30 zyrtarë, të cilët kanë refuzuar që të deklarojnë pasurinë. Që nga viti 2014 deri në fund të vitit 2020, janë gjobitur 1 759 zyrtarë për refuzim për deklarimin e pasurisë dhe konflikt interesi.

Po thuajse të gjitha gjobat janë konfirmuar edhe nga gjykata. Ndërkaq, gjatë gjashtë viteve të fundit, janë kallëzuar në prokurori mbi 500 zyrtarë për fshehje pasurie, mashtrim dhe pastrim parash. Në këtë listë të gjatë, përfshihen ish-ministra, deputetë, gjyqtarë, prokurorë, kryetar bashkish, ambasadorë, doganierë, drejtorë të rëndësishëm etj.

Ndërkaq, nga ana tjetër, nuk ka bilanc nga prokuroria dhe gjykata, për ndëshkimin e këtyre zyrtarëve të denoncuar për pasuri të paligjshme dhe as konfiskim të pasurive të tyre.

Numri i dënimeve i pushtetarëve që fshehin pasurinë, gjatë 6 viteve të fundit, numërohen me gishtat e dorës. 90 % e këtyre dosjeve janë mbyllur në mënyrë të dyshimtë pa shkuar në gjykatë, ndërsa pjesa tjetër endet nëpër kthinat dhe lojën e procedurave. Ditët e fundit SPAK dha një mesazh për ndryshimin e kësaj historie mosndëshkimi, pasi bllokoi pasurinë e tre ish-gjyqtarëve të nivelit të lartë, të kallëzuar për mosjustifikim pasurie.

Goditja e zyrtarëve të lartë, përmes bllokimit të pasurive, konsiderohet si arma më e fortë dhe efikase në luftën kundër korrupsionit. Ndërkaq, Brukseli ka kërkuar prej dy vitesh ‘fillimin e procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët nuk u kualifikuan në procesin e Vetingut për shkak të sjelljes së dënueshme’, si një kusht që Shqipëria të avancojë me shpejt në rrugën e integrimit në BE.(shqiptarja,com)

3 komente në “72 deputetë, kryebashkiakë e drejtorë në SPAK për fshehje pasurie dhe pastrim parash: 30 zyrtarë u gjobitën pasi refuzuan të deklaronin pasurinë”

  1. spartak says:

    Atij Lul Berishës, e kujtdo tjetër si ai që, akuzohen për krime të ndryshme , së bashku me anëtarë të sistemit të Pa Drejtësisë , Krerë të Policisë e OPGJ të korruptuar deri në fyt , si dhe pjestarët ( aktorët ) kryesorë të PUSHT-TETIT e POLITIKES , SPAKU, dhe me u çu prej vorrit dhe i jati i SPAKUT, e të bëhen bashkë edhe me ato që sajuan SPAKU-n , i vijnë anash dhe as kanë guximin me i prek .
    Vendimi i Gjykatës është marrë me dt. 2 Dhjetor . SPAKU e kërkon Lul Berishën me internet me dt. 8 Dhjetor ( Pushim Zyrtar !! ) , mbasi e kanë lajmëru të tjerë , jo që me 2 Dhjetor, por ndoshta dhe ma përpara .
    Kush e lajmëroi ? PARJA .
    Kush ja hoqi dënimin me burgim të përjetshëm ? PARJA .
    Kush ja reduktoi një nga një të gjitha dënimet dhe e nxorri nga burgu, për ta punësuar si burrë i mirë tek Bashkia e Vangjush DAKOS ? PARJA .
    Kush e boni si me sustë porsa doli nga burgu, përveç shumë bizneseve , dhe një nga biznesmenët e fuqishëm të Hidrokarbureve me potencë në Porto ROMANO ? PARJA
    Ju sul shteti me OFL me ja marrë, dhe, kush ja anulloi e ktheu mbrapsht gjithë vendosjen e sekuestrove po me shtet ( me vendime Gjykatash ) ? PARJA .
    Ju alias SPAK- ista po pregatitnit alamet dosje ka dy-tre muaj minimumi ( se nuk bohet e shkreta as për dy -tre javë e jo më ditë ) kur OFL e qeverrisë po luante : Çil e mbyll o Qazim bej .
    Kush u tall me ju , apo , me cilin kujton se tallet SPAKU ?
    Me popullin jo , por duke i nxjerrë bojën vehtes , po .
    Me ato vendime gjykatash , ti SPAK s’ke të drejtë me ju afru më .
    Aaaaa . Don ndonjë Patriark e Oligark ta heqi nga skena e ti marri pronat e po kujtohet me fut në lojë SPAK-un .
    Po , pse , budallenj janë ato të SPAKUT që t’ju hiki kaptina e t’i kërcënohen e vriten fëmijët e familjarët duke ndjek e luftu me kriminelë , oligarkë e pushtetarë të krimbur në pare nga korrupsioni , grabitjet e krimi .
    Jo lum miku . Absolutisht nuk mundet me vepru as SPAKU e, as ai që shpiku SPAKU-n , për pa me i çu në ZERO njëherë këta kriminelë, duke i heq nga duart fuqinë ekonomike shkatërruese e vrasëse për këdo .
    Dhe nuk është aspak e vështirë , sepse , me Ligjin e VETTINGUT, të plotësuar vetëm me 1 NEN shtesë, JO më shumë , detyrohen të gjithë këta kriminelë ( Duke fillu nga i pari i SHTETIT ) t’i deklarojnë e dorëzojnë vetë or vetë , pa çak e pa bam , një për një të gjitha paret e pronat e abuzimeve , korrupsionit e krimit të organizuar e të pa organizuar .
    Vetëm ky NEN shtesë, tek Ligji i VETTINGUT , me vetë deklarimet, do i nxjerri nga Sistemi i Drejtësisë pa kthim mbrapa të gjithë abuzuesit e të korruptuarit duke i hapur rrugë dy gjërave thelbësore , mbushjes së sistemit me vajza e djem të rinj të pa përlyer, me shkollë e nivel gjuhësh e teknollogjish të reja, si dhe sanksionimin e RREGULLIT e të funksionimit sipas RREGULLIT të këtij sistemi , rregull, që nuk lejon pa ndëshkuar abuzimin e shpërdorimin ma të vogël me detyrën e shenjtë të anëtarit të sistemit të DREJTESISE , pa patur aspak frikë, se do kërcënohen, nga ato, që s’do kenë më, as edhe një gram fuqi ekonomike .
    Po kështu , ky NEN shtesë tek Ligji i VETTINGUT , duke u aplikuar tek e gjithë piramida e shtetit, si dhe tek ata, që kanë grabit paret e pupullit në bashkëpunim me punonjës të shtetit, jo vetëm do ta pastrojë pramidën shtetërore dhe abuzuesit bashkpunëtorë , por do vendosi e sanksionojë RREGULLIN dhe veprimin e RREGULLIT në çdo hallkë të pushtetit , administratës shtetërore e deri tek pastrimi i procesit të votimit nga vjedhja , shit-blerja e abuzimi me votën duke degjeneruar të drejtën themelore kushtetuese të shtetasve : Zgjedhjen e lirë e të ndershme .
    NENI i domosdoshëm SHTESE në Ligjiin limonatë të VETTINGUT
    “Deklaroj , ndën përgjegjësinë time , se , në qoftë se mbi ato , që kam deklaruar në DEKLARATEN PERSONALE TE PASURISE , më zbulohet DHE VERTETOHET edhe 1 LEK më tepër , e gjithë pasuria ime të më skuestrohet .
    Bashkëpunëtorëve , që kapen , dhe VERTETOHEN , si ndihmës në FSHEHJEN E PASURISE DHE TE ARDHURAVE të personave që i nënshtrohen Vettingut , u sekuestrohet përveç fshehjes dhe pasuria e tyre njëlloj ” .
    Miratojeni këtë NEN në parlament . Shtojani në fund si pikë të veçantë dhe me vend firmosje të veçantë ( që mos të thonë NUK E KAM LEXUAR ) , tek Deklarata e Pasurisë , dhe , kthejani mbrapsht pa përjashtim të gjithëve deklaratat e para , për ti plotësuar edhe njëherë prej fillimi .
    Do shikoni , kur nga frika , të deklarojnë 4-5 fishin e deklarimit të parë . Atëherë luan qeni i kallajxhiut tamam .
    Bëjani transparente t’i shikojë populli deklaratat , se , ma mirë se ai , nuk e din njeri , a i ka mbet gjë pa deklaruar , a ka msheh , ku i ka msheh dhe si , e kush ja ka msheh , apo jo .
    Sepse , do rrijmë 10 vjet e s’kena për të nxjerrë gjë në dritë . Ç’është ky muhabet .
    Bona ç’bona në detyrë , ( miljona të pa pame abuzim , korrupsion e ndoshta ma shumë ) e po hiki njëherë .
    Kryejeni atë më lart me NEN-in shtesë dhe zbatojeni sekuestron 100 % , sikur edhe për 1 lek ma tepër . Ky quhet VETTING .
    Kanë frikë deputetët ta miratojnë nenin shtesë . Këtu do duket fytyra e vërtetë e deputetëve tanë , se sa duan ta pastrojnë sistemin e Padrejtësisë dhe Politikën nga kriminelat dhe hajdutët . Mjaft më . Nuk mund të fshiheni as edhe një minutë me maskarada . Ka shku aty ku s’mban më .Mos kujtoni se edhe gjithë këto vrasje nuk e kanë shumica zanafillat nga sistemi i kalbur i PADREJTESISE dhe Politikat anti kombëtare .
    Ky Nen Shtes i LIGJIT vlen, jo vetëm edhe për gjithë politikanët e ato që kanë qenë në pushtet qendror e lokal përgjatë këtyre 25 viteve , por dhe për mjekët abuzues ( shefa kryesisht ) , Policë me detyra të larta e të ndryshme e deri ai polici i burgut , që u bo telef duke rruajt jo vetëm të burgosurit por dhe familjarët e tyre .

  2. spartak says:

    Po, që do kthehen në sistemin e Pa drejtësisë , jo vetëm kjo Arjana FULLANI , por edhe të tjerët një nga një , nuk ka dyshim dhe kot ju rren mendja . Detyrimet, që kanë patur ndaj gjithë këtij taborri të sistemit të Pa Drejtësisë gjatë këtyre 25-30 vjetëve PUSHTET-POLITIKA plus, ju kanë shtuar dhe ato të OLIGARKEVE dhe Kapove të MAFIOZEVE të të gjitha lloje trafiqeve e poshtërsive, do i detyrojnë këta ti fusin një nga një nga penxheret . Shërbimin e parë , kuptohet duke përfshi dhe atë ndaj vehtes e bënë me miratimin 100 % me 140 vota dhe 10 minuta duartrokitje të ligjit të VETTINGUT . Vunë në rrjesht me duartrokit edhe gjithë ambasadorët e përfaqësuesit e gjithë Organizmave Ndërkombëtare . Ligji i VETTINGUT , u tërhoq , u shkëly e u sakatu nga të gjitha palët , deri sa erdhi tamam në qokë , LIMONATE , sepse duheshin mbrojt me çdo kusht miqtë e sistemit të pa drejtësisë , por duhesh ruajtur edhe koka e guzicja e të gjithë atyre që i punuan qindin Shqipërisë e shqiptarëve , duke i grabit , sa s’ka mbet gjë në tefter. I keni ndigju, që, gjoja të përjashtuarit nga sistemi i Pa Drejtësisë , janë organizuar e kanë krijuar edhe shoqatë . Kanë filluar kërkesat e ankesat , dhe po shtojnë presionin . Ndaj kujt do thoni ju . Ato që kanë mbetur , janë po kolegët , shokët e miqtë e vet . Po fillojë politika me toleru me një dorë , ato janë hazër dhe do ngrejnë të dy duart . Paradokset më të mëdha të ligjit të VETTINGUT janë : 1. Bone, ç’bone , HIK , me ato që ke vjedh e abuzu , se nuk të kërkon njeri llogari, biles, me paret e abuzueme mund të shkosh e të jetosh ku të kesh kokrrën e qefit e të merresh me biznese sa të bëhesh telef .( E kemi në dorë vetë . Bojmë AMNISTI ne, që t’flejnë rehat me ligjin si jastik gjithë hajdutët , abuzuesit e mafiozët ) Shembullin e dha i pari , ish Prokurori i Përgjithshëm , që, mbasi abuzoi dhe me Pronat ku i kishin varë mëlçitë në qafë , po vuan familjarisht në mes të Gjermanisë . Të gjithë ato që hikën , janë duke vuajt për bukën e gojës, prandaj disa po duan me ju fut politikës e me u bo dhe deputetë , sa të hajnë një kothere bukë thatë . 2.Shumica , mos me thënë 100 % e të larguarve , patën një paradoks të pa konceptueshëm . Nuk qenë të zot me JUSTIFIKU edhe pasunitë që kishin VETEDEKLARU . Me gjithë atë po ju largojmë, e asgjë ma shumë . O DIO o MORES . Çfarë emri ti vejsh kësaj maskarade . S’do mend . Tek shporta me mollë , një kokërr e kalbur , prish gjithë shportën . Po kur kjo shportë paska patur 95 % kokrra të prishura , a thu ato 5 % që, kanë ndejtë , kanë punu , kanë dhënë vendime , e kanë hëngër e kanë pi bashkë, do jenë qelibar , e do I rezistojnë presioneve . Ishin pak më të shkathët në vetëdeklarime , e asgjë më shumë . Vettingu në Polici , largon me të parën një oficer me vlera dhe integritet si Arben FRASHERI , kur me qindra oficerë policie , policë gjygjësorë , e kontrollit rrugor i kanë pasuritë e abuzimit me detyrën në forma lokalesh e hotelesh nga ma lluksozet që mos e pyet . Po si do kalojnë VETTINGUN Pushtet-Politika ? Me Ligjin që miratuan me unanimitet asnjëherë si preket as qimja , e jo mo abuzimi . Me gjithë atë ja kanë nevojën edhe atyre që u larguan nga Sistemi i Pa Drejtësisë, edhe për mënyrën se si japing VERDIKTE , por edhe sepse çoç dijnë edhe ata nga yrneqet e abuzimeve të pa dënuara të PUSHTET-POLITIKES . Pra , jeni të bindur, që ata të larguarit do kthehen gradualisht , pa zhurmë e pa bujë , se na duhen . Pse mos ta fillojmë kthimin me FULLANEN ? Si thoni . Po apo jo ? Prandaj popullit të shkretë me të cilin është abuzu e vazhdon të abuzohet kur ju grabit e gjithë pasunia kombëtare , e vazhdon të grabitet me 500 mijë forma e konçesione , me grabitje taksash me tendera nga më abuzivët , PPP-të, etj , etj , kur pronat nuk kthehen e kompensohen , por edhe tek ajo mundësi me prona publike , po ngulen grataçielat e pallatet e pastrimit të parave të grabitura e të drogës ndërkombëtare të oligarkëve , mafiozëve e pushtet-politikës . As nuk duan tja dijnë e s’ja ndjen fare, se me këto grataçiela monstruoze , pa kurrëfarë kushtesh e kondicionesh urbanistike, po varrosin për së gjalli me qindra familje , të cilëve po ju heqin të drejtën e diellit , të dritës e të ajrit . Kriminela, që duke shfrytëzu pushtetin edhe të vjedhur , po mbysin popullin e thjeshtë duke i hequr të drejtat e liritë themelore . Populli ka mbi 20 vjet që vazhdon të grabitet e poshtërohet , e prap shikon po ato kriminela në dyert e pallatit të sistemit të pa drejtësisë . Po grabiten , po i vriten fëmija dhe akoma mbi gjakun e fëmijëve të tyre shikojnë se si luhen pa drejtësitë . Rinia , sidomos e shkolluar dhe me dinjitet e integritet nuk po duron më, e po largohen me tufa . E kanë mbyt vendin vetëm me biznes kafesh e pijetoresh , sepse aty vjelin të ardhura si me ja pasë lonë i jati . Prandaj , as mos e veni në dyshim, që të larguarit nga sistemi I Pa Drejtësisë do kthehen , sepse i duhen këtyre abuzuesve të Pushtet-Politikës me dalë pa lag . Për ditë e për natë maskarada e show nëpër të gjithë ekranet , sepse vetëm kështu mbysin çdo zë kundërshtues e të pa varur . Po shahen e po grihen me njeri tjetrin vetëm për hallet e këtij populli . Koka e politikanë 30 vjetësh , edhe nënat nuk ngelën pa përgoju , ama , si nuk lëshuan të paktën një psherëtimë për gjithë atë atë rini që po vritet e sakatohet , apo për atë vajzë 20 vjeçare që ju këput jeta në mes të Elbasanit , jo vetëm nga një drejtues i pa përgjegjshëm , por si pasojë e pa përgjegjësisë ndaj detyrave KUSHTETUESE të një policie të tërë të drejtuar nga të pa aftë e të korruptuar . Mjerë ajo nënë e ai baba, që u detyruan të fusin ndën dhe , atë që duhet ta përcillnin nuse . Një nga pasojat . O Zot , mbaje dorën , se pushtet-politika ka hallin e showt nëpër TV. Ama , vetëm ai NENI shtesë Ekstra tek ligji LIMONATE I VETTINGUT do i bënte një skanim të plotë të gjithë kësaj poshtërsie , krimi e abuzimi 30 vjeçar , duke realizuar TRANSFUZIONIN e plotë të komplet PUSHTET-POLITIKES tashmë të degraduar deri në qelizën e fundit . Ma kryesorja , do fillonte tu vendoste RREGULLI , e të funksiononte Shteti sipas RREGULLIT , e jo sipas interesit e berihajit .

  3. spartak says:

    Përparim Kabo: Ti kandidati për kryeprokuror ….

    I nderuar dhe i respektuar Zoti Përparim Kabo .
    Pyetjes Tuaj me vend , i mungon baza .
    Asnjë antar nga sistemi i Pa Drejtësisë , deri më sot , nuk ka kapërcyer VETTINGUN e vërtetë e real , mbasi Ligji i Vettingut ka mangësi dhe është miratuar i tillë nga Politika në Parlament , për me i shpëtu në radhë të parë ata vetë gjykimit dhe dënimit të Drejtësisë e jo me u dënuar ato , që me pjesmarrjen në politikë dhe nëpërmjet pushtetit të grabitur me sistem të degjeneruar Votimi ( zero sistem zgjedhjeje ) kanë grabitur e vazhdojnë pa pushu me grabit aq shumë pare e prona , sa janë bërë ” THE UNTOUCHABLES ”
    Ju profesor , e kujtoni dhe e dini mjaft mirë shprehjen : ” Një mollë e kalbur prish gjithë shportën ” Por , kur në shportë , shumica e mollëve na dolën se janë thellësisht të kalbura , a mundet të gjindet më , qoftë edhe 1 kokërr e pa prishur ?
    Nuk flitet për njerëz specifik , por për RREGULLIN , i cili jo vetëm këtu , në funksionimin e sektorëve dhe hallkave të ndryshme të sistemit të Drejtësisë mungon , por fatkeqësisht nuk ka veprim në bazë të RREGULLIT në asnjë hallkë të funksionimit të SHTETIT .
    Këtu qëndron edhe dallimi esencial dhe i përmasave të gjithanëshme , ndërmjet nesh , vendit tonë , dhe atyre , vendeve të BE-së dhe SHBA-së , e për mendimin tim , s’ka të bëjë fare me sofizma detyrash e probleme teknokratike , për të cilat gjoja nuk na u hapën negociatat , dhe kjo , sipas Ballës na , ishte gabimi Historik i Europës së Bashkuar !!! Ne . Ne jemi elvija .
    Atëherë , kush do ketë guximin , me cilët njerëz dhe , mbi bazën e kujt RREGULLI do shkojë kushdo qoftë si cjapi tek kasapi me prek të pa prekshmit , që të kërcënojnë me forma nga më të ndryshmet , por pa pikë frike e brerje ndërgjegje të asgjësojnë e të qajnë pa mëshirë
    Mendoni se jo ? Nuk besoj se do ta mendonit këtë , kur edhe me urdhëra nga burgu , kokrra lapangjozësh me 5 lekë në xhep , kanë kërcënuar e kanë vrarë kë kanë shenjëstruar , madje deri edhe disa nga Komisarët e Lartë të Policisë , etj , etj . Zbythja e drejtësisë , korrupsioni , abuzimi dhe grabitjet tek ne janë bërë proverbiale .
    Kushdo , që do t’i përgjigjet me PO pyetjes tuaj , gabon ose mashtron me vetëdijë .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje