Në raportin vjetor të dorëzuar në kuvend mbi gjendjen e kriminalitetit, kryeprokurori Olsian Çela kërkon të shtohet në kodin penal vepra penale e “pasurimit të paligjshëm”.
Prokuroria e përgjithshme konstaton se gjatë vitit 2020, 80% e hetimeve për pastrim parash janë pushuar ndërsa vetëm 20 % e personave të marrë të pandehur u dërguan për gjykim.
Në këtë drejtim në raport evidentohet se prokuroritë nuk kanë akses të kufizuar në të dhënat e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, duke penguar prokurorët dhe jo vetëm, për hetimin e pasurive apo aseteve të dyshuara.
Çela ngre “alarmin” edhe për boshatisjen e prokurorive nga procesi i vettingut, duke sugjeruar shtimin e oficerëve të policisë gjyqësore derisa të kapërcehet sipas tij situata kritike.
Për këtë Çela kërkon edhe miratimin e hartës së re gjyqësore ndërsa nga analizimi në tërësi I veprave penale për vitin 2020, rezulton se krimi më i zakonshëm është vjedhja e pasurisë.
Shume te drejte ka ky prokurori, por krahas ketij neni duhet medoemos te shtohet edhe nje nen qe nqs kp fle gjume dhe nuk ben asgje, asnje pune, duhet shkarkuar urgjetisht nga kuvendi dhe duhet te ktheje mbrapsht rrogen qe ka marre gjate periudhes se vegjetimit ne zyre.