Nga Adriatik Doçi
Ashtu siç edhe pritej, humbja e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021 ka përfshirë Partinë Demokratike në një vorbull konflikti, duke provokuar ndarjen e partisë në dy kampe, pro dhe kundra Lulzim Bashës. Anëtarë dhe ish-anëtarë të forumeve të larta të PD-së, përpos kërkesës për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë, si një projekt i dështuar i Sali Berishës dhe humbës sistematik, pretendojnë se Basha ka shitur vendet për deputet në listën e Partisë Demokratike. Akuza e rëndë është artikuluar nga Arben Imami, ish-ministër në qeverinë ‘Berisha’, një nga firmëtarët për dorëheqjen e Lulzim Bashës. Sipas Imamit, kandidatët kanë paguar para edhe në 2017 dhe në 2021 për të hyrë në listën e kandidatëve për deputetë që mban firmën e Lulzim Bashës.
“Zgjedhjet janë humbur që në maj të 2017. U shkallmua rregulli i brendshëm i PD-së. Nuk u përfillën institucionet e saj. U pastruan njerëzit nga lista. Janë futur njerëz në listën e deputetëve me vende të blera me para. E njëjta gjë ka ndodhur edhe sot. Paguajnë para. Këto qarkullojnë haptazi në Partinë Demokratike. Unë po them se janë paguar para edhe atëherë dhe tani. Nuk nderohet në një parti në këtë mënyrë, por kjo është më e fundit. Le të dalë ta përgënjeshtrojë po të dojë. Po nuk po merremi me këtë. Pse po çuditesh? Nuk e ke dëgjuar ndonjëherë?”, tha Imami në Top Talk, duke i kërkuar edhe një herë Bashës të japë dorëheqjen pasi ka humbur zgjedhjet e 2015, 2017, 2019 dhe 2021.
Ndonëse akuza e Imamit është vështirë për t’u provuar, lista e kandidatëve për deputetë e shpallur nga Lulzim Basha, prodhoi befasi dhe dyshime, madje edhe përplasje në PD në prag të zgjedhjeve, pasi u anashkaluan forumet dhe komisioni ‘Nishani’, i ngritur për filtrimin e kandidatëve. Komisioni ‘Nishani’ trumbetua fort nga Basha si një praktikë moderne dhe demokratike. Po çfarë ndodhi? Të përjashtuarit nga komisioni ‘Nishani’, i ngritur mbi bazën e një vendimi të Lulzim Bashës, befas u vendosën në krye të listës po nga Lulzim Basha, sigurisht me miratimin e Berishës. Gjithashtu, personazhe që u refuzon me votë nga baza e PD-së në zgjedhjet për kandidatët, Basha i vendosi në pozicione fituese dhe në krye të qarqeve. Biznesmenë dhe ish-drejtorë të akuzuar për korrupsion madhor, gjithashtu u përfshinë në listë dhe do të jenë deputetë të PD-së, jashtë strukturave dhe filtrit të komisionit ‘Nishani’.
Një akuzë të ngjashme me të Arben Iamamit, e ka artikuluar edhe ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, në vitin 2017.
“A ka deputet të PD-së që kanë paguar për kandidimin? Ka zëra që flasin. Ku ka zë nuk është pa gjë. Aty nuk shkon më asnjë demokrat pasi z. Basha i ka zëvendësuar njerëzit e PD-së me klientët e gruas dhe kunatit. Unë nuk marr telefonata nga drejtoresha e biznesit të kunatit dhe unë prandaj jam larguar nga Lulzim Basha… Lulzim Basha i ka shitur zgjedhjet e 25 Qershorit. Politika është mision, nuk mjafton një dëshirë apo një urdhër e një familjari për të bërë një njeri deputet. Kjo nuk është lista e PD-së por e familjes Basha-Isufi. Një listë që nuk ka asnjë kriter politik nuk mund të funksionojë”, tha Topalli në 2017.
Pretendimin se Lulzim Basha shet vendet në listën e kandidatëve për deputetë e ka artikuluar edhe Genc Ruli, ish-funksionar i lartë i PD-së dhe ish-ministër. Në korrik të vitit 2017, Ruli thoshte se “Basha me deklaratën e tij justifikuese e banale tregoi që dinjiteti personal është gjeja më e fundit që e shqetëson atë. Normalisht për një individ që e mori “lidershipin” e PD si dhurate në “pajë” nga Berisha dhe që i bëri programet e listat jo me zyrtarët e PD, por me gruan e kunatin”.(shqiptarja.com)
….prandaj thote Lulka. …u blene. …eh weekend tani mora vesh. ..
Duket qe ka nje dakortesi Basha -Berisha! Me jep te te jap! Po qe kjo dyshe ne veprim, PD e ka te qarte fundin e Saj! Eshte lufte brenda llojit kush mban emrin e Partise mban edhe trashegimine! PD eshte si LSI po shuhet si qiriri apo kandili i Saliut qe s’ka me vajguri,si ne Vicidolin e dikurshem! Cfare ironie nga sherbetor u ba Boss-i i nomeklatures komuniste!
E mbylli ceshtjen penale ky apo si gjithnje shiti lekuren…
Jane te kthejella keto pune…o popull. ..Luli eshte skuth. ..genjeshtar. .mashtrues. ..shkurt. .pidhsame. .nuk votoj me Pd. …pike. asht ba si lsi e likes..rahmet paste. .
Me beri pershtypje, nje shkrim, ku thuhet se, ekspert gjerman kane konstatuar, se pati blerje masive te votave gjate zgjedhjeve elektorale ne Shqiperi. Nuk mu besua mbasi kjo qe thote Imami eshte tipare i semundjes se Pd . Une nuk i perjashtoje keto fenomene por nuk ka llogjike qe blerjet kane ndikuar tek fituesi .Ajo qe mendoje une ka te beje me shperblimet qe u bejne eksponentve te vecant qe jane mbledhes te votave.Kjo semundje nuk do te hiqet por do te jete si metode per ata qe punojne me shume me elektoratin .
Po ta marrim te vertet kete duhet me pare te bejme nje llogari matematikore .Diferenca e votave midis Ps dhe Pd aktualishte eshte mbi 250000 vota .Qe te fitoje nje parti zgjedhjet duhet te pakten te kete nje numer relativishte 700000 vota minimumin ne vartesi te pjesemarjes .Si mund tja arrije nje parti te bleje ato vota qe i duhen te marri pushtetin .Pra te blesh 250000 deri ne 3000000 vota A mund te realizohet kjo kur ne kete sipermarje elektorole ka sy e vesh jo vetem tek populli por dhe te organizmat shteterore e nderkombetare qe vezhgojne .Do te pranohet kjo llogjike nese, diferenca dote ishte midis Ps dhe Opozites se bashkuar e vogel . Rastin e kemi ne zgjedhjet lokale per Bashkine e Tiranes ku Luli doli fitues ndaj Rames me10 vota ku ne vazhdimesi Ramaishte ne avantazh me 1200 vota.Gradualishte doli Luli fitues me10 vota.Ketu doli hapur vjedhja spetakolare e pd ne syte e gjithe botes .
Ishalla do jetoj edhe ca dhe të bindem se Rama po nuk u largua vetë partia demokratike me laskurët nuk dofitojnë kurë pushtetin.Rama me gjithë të metat punon dhe shkon më larg dhe kthen nganjëherë kokën mbrapa se çka bërë dhe ikën përpara.Partia demokratik ekërkon të rëzojë Ramën me shpfje,sharje,vrasje etj ejt marëzira si këto.Ramën e quajnë disa si diktator.Kjo nuk është e vërrtetë sepse ai luan rolin si kryetar dhe ka unitet brënda partisë.Shikoni se çpo bëhet në partinë demokratike po theren me njëri tjetrin sepse partia është e Lulit dhee kunatit dhe duhet të largohet dhe propozohet plaku i dhjerë Saliu ose Kadilli shpall kanditaturën për kryetar,ai i kuksit del me një tabellë dhe thotë Basha largohu,Imamai del dhe thotë deputetët kanë paguar për të qënë në listë etj etj.A mund të fitojë zgjedhje kjo parti?Edhe në zgjedhjet lolakle Rama i ka të fituara sepse ka katër vjet që ka punuar dhe kështu do votohen socialistët.Praandaj e vetmja rrugë është ta paguajnë Ramën që të largohet vetë bile të mos jetë në Shqipëri se po qe prap nuk fiton partia demokratike…
Ju demokratet e vjeter nuk keni pune tjeter por te akuzoni Lulin.
Mos u merrni me thashetheme por investigoni dhe sillni raste konkrete perpara drejtesise.
Ne se e doni partine demokratike dhe demokracine kini kurajo ti sillni faktet e pagesave dhe shitblerjen e votave perpara drejtesise. Per ndryshe hani papale dhe mos u merrni me thashetheme. Me thashethemet e thena ju vetem helmoni Demokracine dhe partine demokratike. Ju beni qe popullit te besoje se shqiperia nuk behet sepse korrupsioni eshte ne ekstrem.
Partia Demokratike , Socialiste, LSI , Individe , po qe se keni fakte per shitblerje votash, Ju lutemi sillini perpara drejtesise qe te gjykohen dhe marrin denimin e duhur. Vetem keshtu do ecim perpara ne votaimet e ardhshme.
Dhe ti Gazeta tema me ne krye Meron, duhet te besh nje apel per veten sepse me publikimet e bera nuk ben gje tjeter vetem se mban anen e socialisteve dhe vjell vrer per demokratet, publikon lloj lloj fjalori dhe koment.
Ka ardhur koha te publikosh vertetesi dhe jo llogje kavaje sic I thonim dikur.
Ndryshimi eshte se dikur i merrte leket fari balliu psh dhe ja conte berishes ndersa tani i merr kunati direkt ndersa berisha fut nje perqindje te caktuar ne liste e me cmim te reduktuar mjafton ti qendrojne besnike
Nuk eshte hera e pare Z.Imami.Dhe here te tjera ka shitur mandate dhe si dyqanxhi eshte perdorur i Kunati ,qe vigjelon si Urith e nuk i behet vone se kush i fiton zgjedhjet.Ai eshte Fituesi Monetar i Pashembellte ne historine Elektorale te Shqiperise.Kujtoni marreveshjen e 17 Majit,kur perlau nga Rama 16 milione Euro per Pallatin ne Vlore.