Përdorimi i Sputnik V në Shqipëri jehonë në mediat ruse dhe ndërkombëtare

1 Maj 2021, 18:14Bota TEMA

Miratimi dhe aplikimi i vaksinës ruse Sputnik V në vendin tonë ka bërë jehonë në mediat ruse dhe ato ndërkombëtare.

Media si “Russian News Agency”, “Reuters”, “Thomson Reuters Foundation News” apo “Sputnik News” kanë publikuar në faqet e tyre për vendin tonë.

“Shqipëria ka miratuar përdorimin e Sputnik V, një vaksinë ruse COVID-19”, tha të premten Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF), duke shtuar se vendi i Ballkanit ka marrë tashmë dërgesën e tij të parë.

“Fondi Rus i Investimeve Direkte njofton miratimin e vaksinës Ruse Sputnik V kundër koronavirusit nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë. Dërgesa e parë e vaksinës tashmë ka mbërritur në Shqipëri“,  tha RDIF në një deklaratë

Në shkurt, revista mjekësore “The Lancet” publikoi një analizë të përkohshme nga provat e fazës III të vaksinës ruse, duke treguar efikasitetin e saj prej 91.6% kundër COVID-19. Vaksina është aprovuar tashmë në 64 vende, me një popullsi totale prej rreth 3 miliardë”, shkruhet në artikull.

Kujtojmë se Sputnik V ka aplikuar për aprovimin nga Agjencia Evropiane e Barnave, ndërsa akoma nuk ka marrë një përgjigje.

Nga vendet e Bashkimit Evriopian, Hungaria dhe Sllovakia kanë marrë vaksinën ruse, ndërsa Austria, Gjermania dhe Italia, janë në pritje të miratimit nga EMA.

5 komente në “Përdorimi i Sputnik V në Shqipëri jehonë në mediat ruse dhe ndërkombëtare”

  1. Ilir says:

    Italia nuk e aprovoi Sputnik…Europa no..

  2. No problem says:

    O shqiptare Brazili ndaloi perdorimin e vaksines ruse pasi ka virus te gjalle qe mund te shkaktoje vdekje.Te njejten gje beri dhe Sllovakia. Qeveria shqiptare duhet te jete shume e kujdeshme me perdorimin e vaksines Sputnik.

  3. Per mendımın tım mos pranımı akoma ı vaksınes Ruse Sputnık V eshte me teper e karakterıt polıtık dhe jo te atıj shkencor E dyta per mua eshte nje hape ı mıre qe shume veende ta perdorın vaksınen Ruse Spotnık V Megjıthese Rusıa ka prodhuar edhe nga 4 varıantete kesaj vaksıne

    1. LALA says:

      Shumë e saktë, Kosovari. Politika e qelbur e solli njerzimin në këtë gjendje.

  4. miri says:

    VAKSINA RUSE APLIKOHET NE ME SHUME SE 50 VENDE DHE ESHTE ME E SUKSESESHME SE BASHKU ME VAKSINEN KINEZE
    OBSH I KA MARRE NE NE SHQYRTIM DHE JANE POZITIVISHT PERDORIMIT TE TYRE
    KA VETEM PRAPAVIJE POLITIKE.
    NE QE KEMI NJOHUR SHOKUN ENVER E DIME ME MIRE:
    BAR DO HAME PO REVIZIONIZMIT RUSO KINEZ NUK I NENSHTROHEMI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje