Dega e PD në Tiranë i betohet për besnikëri: Beteja të tjera na presin nën drejtimin e Lulzim Bashës, është inteligjent

2 Maj 2021, 14:31Politika TEMA

Dega 5 e Partisë Demokratike, në Tiranë është shprehur në mbështetje të Lulzim Bashës.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” nga dega e 5 e PD thuhet se demokrates e kësaj dege kanë vetëm një mision, të mbështesin maksimalisht kryedemokratin për të çuar deri në fund çmontimin e bandave të që vodhën e blenë votën e shqiptarëve.

Reagimi i plotë:

Këto zgjedhje ishin një zhgënjim për të gjithë Shqiptarët, pasi u shkel çdo parim i demokracisë dhe u vodh e tjetërsua në forma të ndryshme dhe me mjete të ndryshme vota e njerëzve të ndershëm, të atyre që prisnin dhe shpresonin tek ndryshimi.

Ky lumë babëzie, vjedhjesh, blerjesh e dhune nën drejtimin e Edvin Rames, nuk vlejti për Degen tonë ku me punën, kontributin dhe vendosmerinë tonë tejkaluam çdo parashikim, çdo objektiv dhe arritëm të paimagjinueshmen , duke thyer bastionin e së majtës në zemër të Tiranës.

Ju përgëzoj dhe ju falenderoj të gjithë ju demokratë të ndershëm, kontributorë, komisionerë, vëzhgues, numërues, kryetarë e sekretarë Seksionesh, kryetarë e sekretarë Grupseksioni te Degës 5, që me punën dhe palodhshmërinë tuaj mundësuat një deputet më shumë.

Falenderojmë kryetarin Basha që me performancën, inteligjencën, programin dhe palodhshmërinë e tij na motivoi, udhëhoqi, e na dha besimin e duhur për të arritur këtë rezultat që do të mbahet mend gjatë në memorien e qytarëve të Tiranës.

Demokratët e Degës 5 kanë vetëm një mision: mbështetje maksimale ndaj Lulzim Bashës për të çuar deri në fund çmontimin e bandave të pushtetit që vodhën e blenë votën e shqiptarëve.

Kjo është një betejë për votën e lirë, për demokracinë dhe për Shqipërinë e cila meritonte Ndryshimin që kërkuan shqiptarët krah Lulzim Bashës në një fushatë që do të mbahet mend si fushata më europiane që ka parë ndonjëherë ky vend.

Prandaj uroj çdo te mirë për të gjithe ju që votuat Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën dhe jam i bindur që beteja të tjera na presin ku fitorja jonë nën drejtimin e lidershipit tonë Z. Basha do të jetë e patjetërsueshme.

19 komente në “Dega e PD në Tiranë i betohet për besnikëri: Beteja të tjera na presin nën drejtimin e Lulzim Bashës, është inteligjent”

  1. Pd e ngordhur says:

    NE TE SEMES JU QOFTE ME GJITHE BASHULEN E SALUSHEN

    1. Asllani says:

      Basha nje GENJESHTAR Klasi Mashteus I papare Edhe per oren te genjen Po nuk fiton dot perballe RAMES
      Basha Berisha Like floriri MONA jan e keqja e Shqiperis
      BASHA DUHET TE VRAS BABAN QE TE FILLOI TE BEHET BURE
      BOLL ME VJEDHJET E ZGJEDHJEVE NUK SHKON ME I PABESUSHEM
      VRI BABANE
      P0PULLI ESHT MERZITUR ME KETO PERALLA
      BOLL LULUSH
      Beju bure si Gjinua

  2. Ari says:

    Perfundimisht, shqiptaret jetojne ne dy Planete teresisht te ndyshem.
    Suksese ne shekujt e ardhshem.

  3. pjeter says:

    E po ju e paski ndare mendjen,doni qe Ramen ta merzisni se qeni kryeminister,qe te largohet vete,hahaha .Rama eshte i zoti,por edhe me fat,keta nuk kan kuptu asgje,me keta kundershtare fiton gjith jeten.

  4. Kjo na ben te mendojm qe Basha as e ka ne plan ikjen says:

    Edhe bufi e di qe kta jane te shtyre nga Basha.

  5. Pranoni humbjen se ju ben mire. says:

    Te deshperuar deri ne fund qe nuk pranoni dot humbjen. Asnje sua vodhi voten.Morret cfare mbollet thote populli. Ju Kure nuk vini me ne pushtet me praktikat alla Sali dhe Basha. Keni 30 vjet me gishtat lart jeni bere qesharake.Tani gjejini nje teeter vend atyre ti futni se populli ju dha ate qe merituat.

    1. Star says:

      Shikoni mire foton : cim babasi dhe kontigjenti i pd dhe ori qe thoni eshte qengj.

  6. arqile says:

    Mjaft moinjorant koha e sales dhe bashes mbaroi dhe shyqyr qe kemi kete popull te zgjuar.Sala do i bente gjemen edhe njehere ketij vendi por shyqyr populli nuk e la .Tani te dorezojne parate e vjedhura dhe gjithe pasurite .Te marin lekun e munguar sidomos pensionistet me pensionet minimale ata jane grabitur .Edi Rama si burre shteti qe eshte te beje kudo drejtesine.

  7. Beluli = Berisha + Luli says:

    Eshte shume inteligjent;
    1. Ka shpikur tabelen e shumezimit 7×7 =42
    2. Ka shpikur gjumin.
    3. Ka shpikur si te gatuash me kepuce.
    4. Ka shpikur qe energjia shitet me litra.
    5. Ka shpikur si ta besh Diten, … Nate
    6. Ka shpikur qe kur ulen contributet per sigurime shoqerore, rriten pensionet.
    7. Ka shpikur lulishtete ne formen e letrave linens per femrat.
    8. Ka shpikur si te shese Detin.
    A doni me per Lulin dhe per shokun e tij Belulin!
    Beluli = Berisha + Luli

  8. ziguri says:

    PO Mandi i nish tulles ku esht apo iku ne turqi .

  9. ziguri says:

    PO Mandi i nish tulles ku esht apo iku ne turqi .kishte 500000 mi vota .

  10. tit vlora says:

    Booo si ka mundesi qe paska humbur PD me gjithe kto intelektuale ne foto? Te gjithe te njesise 5 jane?

  11. Toto Z10 says:

    Dumbabistat 2021

  12. Anna says:

    Pd+Luli=Budallallik.

  13. Bar do hame,por lulin nuk e shesim says:

    Nuk ka cudi ne kete mes.Secili luan per veten e vet.Nderrimi i lidershipit ben te nderrohen dhe drejtuesit e zonave.Ndaj mos prisni te vene koken ne thes,per interes te fatti te opozites.Ne futboll,kur deshton ndrrohet Jo vetem trajneri,por edhe presidenti.Keq te vjen per mbeshtetesit opozitar,qe duke humbur shpresat mund te firojne.

  14. L'imperatore Diocleziano says:

    Pd paterice e Edit (ose kemba e trete e tij) per ta mbajtur ne pushtet deri sa Edi te merzitet.

  15. Doke says:

    Sidomos ky tek pema me kapele, ai eshte me besniku deri tek dopio e radhes tek partia e Gjuzit.

  16. Azio says:

    Ne c’vend te globit jetojme keta njerez me te njejten fytyre e me mendjen sholle?
    Sigurisht aty ku humbesit quhen fitues.
    Ku matematika ka teorine e re 7 here 7 bejne 42.
    Bravo.I lumte ne te tilla gezimesh i shkofshim per ngushellim.
    Le t’i ruajne ato brisqe( me falni ju te nderuar lexues) qe ja rruajten ato Rames dhe gjithe socialisteve,sepse do t’i duhen per fushaten tjeter te 2025.
    Te fala Ndoc Rrokut.

  17. ana says:

    hahahahahahah kellirat behini edhe nje monument ta keni se ai eshte nisur per ne Hollande!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje