FOTOT/ "Një javë pas 25 prillit": Rama në Vlorë, Meta-Kryemadhi zgjedhin detin, mister destinacioni i Bashës

2 Maj 2021, 12:16Politika TEMA
FOTOT/ "Një javë pas 25 prillit": Rama në Vlorë,

Ka kaluar një javë nga dita ku të gjithë qytetarët e Shqipërisë iu drejtuan fletëve të votimit për të zgjedhur qeverinë për katër vitet e ardhshme. Tashmë, një javë pas 25 prillit, rezultati është bërë i ditur për të gjithë. Rama fitoi mandatin e tretë.

Mirëpo, kjo fundjavë po kalon shumë qetësisht nga ana e politikanëve tanë. Ata kanë marrë disa ditë pushimi të cilat po i kalojnë me familjet e tyre në destinacione të ndryshme.

Rama ndodhet në Vlorë! Këtë na e ka treguar vetë ai me anë të një fotoje që postoi me të voglin Zahon, në Vunoi.

Meta dhe Kryemadhi ndodhen në bregdet. Çifti ka ndarë dy foto, në të cilat shihet në det, me siguri në Durrës. Shkak për këtë pushim është bërë dhe ditëlindja e djalit të madh.

Ogerta Manastirliu ka ndarë me ndjekësit në ‘Facebook’ një foto së bashku me vajzat dhe bashkëshortin. Destinacionin nuk e zbuloi, mirëpo na la të kuptojmë se ka marrë pak kohë për tu çlodhur.

Nga ana tjetër, kryedemokrati Lulzim Basha ndryshe nga politikanët e tjerë, nuk ka ndarë asgjë me publikun. Asnjë foto apo video nuk është bërë publike për të mësuar se ku po i kalon këto ditë të para të muajit maj, kreu i PD-së. I vetmi postim nga Basha ishte urimi që bëri mëngjesin e sotëm për besimtarët ortodoksë.

3 komente në “FOTOT/ “Një javë pas 25 prillit”: Rama në Vlorë, Meta-Kryemadhi zgjedhin detin, mister destinacioni i Bashës”

  1. Gaz says:

    Po skuq ca ?????

  2. Aleksander says:

    meta e kryemadhi kush jane?
    Ka perfaqesojne?
    Rama ashte Kryeminister i Shqiptarve.

  3. Kur do prishen dy ndertimet abuzive perball ambulances ne vlore qe ndodhen mbi lulishte. says:

    20 vjet z Rama dhe jemi te lodhur si lagje dhe te zhgenjyer nga ps e vlores . Na jane zene dritaret nga keto dy ndertime koruptive qe ndodhet ne ane te ruges I Qemali gati perballe ambulances dhe pallatit ne forem L.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje