“Kam qenë ushtar i UÇK-së, gjatë luftës mbeta invalid, i humba të gjithë anëtarët e familjes përveç nënës“.
Me këtë rrëfim për jetën e tij, një shtetas nga Kosova me inicialet L.M., fitoi dhembshurinë e një avokati në Shqipëri dhe që muaj pas muaji i zhvati atij plot 1 milion e 20 mijë euro.
Por ndërkohë, burrit të arrestuar si mashtrues, i janë gjetur në telefon mesazhe nga policia dhe telefonata me persona publikë, si dhe pretendimi se ndërkohë ai po mbahej peng nga një grup i strukturuar kriminal.
Për këtë fakt, i dyshuari nuk ka pranuar të japë asnjë detaj, ndërkohë që e dashura e tij është shpallur në kërkim policor pas aksionit të policisë që u inicua nga denoncimi i avokatit të njohur në Shqipëri.
Burimet zyrtare të policisë, thanë se 51-vjeçari nga Kosova dhe rezident në Zvicër, duke luajtur me kartat e atdhedashësit dhe personit që kishte rrezikuar jetën në luftë, e ka joshur njëkohësisht avokatin B.R., shumë i njohur në vend, duke i treguar se kishte në një llogari bankare, pension invalidi prej 5 milionë frangash, por nuk i tërhiqte dot, sepse i kishte lënë me interes të paprekshëm, derisa t’i shkonin 7 milionë franga.
Burime që morën pjesë në hetime, treguan se si gjatë vitit 2018 , avokati i njohur shqiptar, u kontaktua nga 51-vjeçari kosovar dhe se sipas konsulencës, mashtruesi i tregoi se i nevojitej një avokat shumë i aftë për të zhbllokuar llogaritë bankare.
Për këtë veprim, ai firmosi një prokurë të posaçme për avokatin, në të cilën i jepte të drejta për veprime dhe përfaqësim. Kaq ka mjaftuar, që avokati i njohur të paguajë darkën e takimit në mbajtur në një hotel luksoz në kryeqytet dhe fjetjen e 51-vjecarit. Fatura e parë, kushtonte 2.500 euro. Por ajo nuk ishte asgjë, pas asaj që do vinte më pas.
Avokati tregon në polici
“L.M., gjatë takimit, më tregoi se është kosovar nga Gjakova dhe jeton në Zvivër prej 1998-ës, më tha që ishte dëbuar prej andej, pasi kishte qenë i martuar me një shtetase zvricerane , që diktoi lidhjen jashtë martesore me shtetasen R.B., dhe për këtë, ai u akuzua për dhunë në familje. Pasi kishim diskutuar në rrjetet sociale dhe biseduam për zgjidhjen që duhej t’i jepja si avokat, ai udhëtoi drejt Tiranës, ku darkuam në hotelin “E”. Në prani të bashkëjetueses më kërkoi ndihmë për akomodimin, darkuam në një restorant peshku dhe më premtoi se gjithçka do ta dokumentonte dhe se sapo të tërhiqte paratë, do t’i kthente”, – denoncon avokati në polici.
Nën pretendimin se kishte nevojë për ndihmë mjekësore, i duheshin vizita në spital dhe se i duheshin ilaçe për të blerë, ai i ka zhvatur avokatit vlerën e 1 milionë e 20 mijë euro, që të gjitha të pranuara prej tij dhe të firmosura përpara noterëve.
“Në pamje të parë e besova, pasi hiqej si luftëtar i UÇK-së, më tha se me profesion ishte inxhinier elektronik dhe se të tërë njerëzit , xhaxhallarët, babai, kushërinjtë, ishin vrarë nga lufta dhe nga pushtimi serb”, – detajon B.R.
Policia thotë se mashtruesi 51-vjecar, i cili u arrestua, kurse bashkëjetuesja e tij u shpall në kërkim, ka firmosur disa prokura që janë sekuestruar si prova materiale.
Në disa prej këtyre prokurave, avokati emërohet prej tij si përfaqësues pranë autoriteteve zvicerane, si personi që do të takojë mjekun zviceran, apo që do t’i akomodojë të ëmën.
Avokati kujton më tej, se në një çast, pasi e ka shëtitur në Mal të Zi, duke e vizituar dhe mjekuar, ai i ka kërkuar 10 mijë euro borxh. “Për këtë borxh, lëshoi deklaratën noteriale dhe i lëshova një prokurë me arsyetimin se kthimi i tyre do të bëhej nga llogaria në Zvicër”.
Duke u gjendur nën të njëjtin kurth në nëntor 2019, avokati i ka dhënë 100 mijë euro, që i duheshin për trajtim mjekësor në Kroaci dhe më tej 41 mijë euro që nevojiteshin për trajtim mjekësor në Serbi.
Premtimi ka qenë i njëjtë, shumat do të tërhiqeshin sipas prokurës në llogarinë zvicerane gjatë angazhimit të B.R., si avokati që do t’i zgjidhte punë dhe do të merrte nga tërheqja e 5 milionë frangave një shumë të konsiderueshme për punën e kryer.
Por teksa shuma ka shkuar 400 mijë euro, avokati ka filluar të dyshojë, kur në një nga udhëtimet e tij në Zvicër, në tentativë për të njohur prokurën, askush pranë klinikës ku trajtohej klienti i tij nuk ka pranuar asistencë pa qenë i pranishëm L.M.
“Përfaqësuesja e SVA-së, këmbëngulte se pa qenë i pranishëm L.M., nuk mund të kryente asnjë veprim”, – kujton avokati për vizitën e tij në Zyrih, teksa profesori dhe mjeku që e trajtonte i ka konfirmuar për kujdesin ndaj pacientit.
“Në muajin prill , datë 22 të vitit 2019, më kërkoi 200 mijë euro të tjera për hospitalizim, pasi i rrezikohej jeta dhe ia dhashë me kontratë, me idenë si edhe të tjerat, se ai do të bënte të mundur t’i transferonte në llogarinë e tij të hapur enkas me kërkesën time”.
Në një nga rastet e borxhdhënies, e pranishme ka qenë edhe bashkëjetuesja shqiptare e kosovarit, e cila ka nënshkruar si dëshmitare, ndaj dhe është shpallur në kërkim.
“Kjo shtetase, kur bëheshin pagesat, dilte dorëzanë, duke premtuar se nëse nuk i kthente L., do t’i kthente ajo”, – ankohet avokati në polici.
Mes provave që dorëzoi, avokati paraqiti edhe dhjetra mesazhe në aplikacionin whatsapp dhe deklaratat noteriale të borxheve , shifra e të cilave shkon 1 milion e 20 mijë euro.
Policia bën me dije për Gazetasi.al, se ka marrë në pyetje shtetasin kosovar, i cili pranon se ka marrë një seri borxhesh nga avokati.
“Me këtë shtetas, jam njohur në qërshor 2018, pasi ma kanë prezantuar si avokat të zotin dhe për një të tillë kam pasur nevojë për të zgjidhur një problem në Zvicër për të tërhequr lekët e sigurimit invalidor”.
Por ky shtetas pohon se shuma e borxhit nuk është aq sa pretendon avokati.
“Nuk kam marrë aq lekë, por e kam fryrë në deklaratë noteriale për të pasur mundësi që të tërheq sa më shumë para nga Zvicra”.
Policia e pyet burrin e dyshuar si mashtrues – se ku i ka depozituar paratë e siguruara nga avokati?
“Nuk i kam depozituar askund, – përgjigjet ai, – pasi nuk kam marrë aq para, të gjitha i kam harxhuar me trajtim mjekësor dhe medikamente”.
Policia, pas administrimit të disa mesazheve, e pyet 51-vjeçarin edhe për grupet kriminale, thotë një burim shumë i besueshëm.
“Në telefonin tuaj, në një prej bisedave, u gjetën mesazhe që ua dërgoni personazheve publikë dhe pas thirrjes sonë telefonike, thuhej se ju mbaheshit peng nga një grup i strukturuar kriminal. A mund të na thoni kush është ky grup dhe për çfarë ndiheni të kërcënuar prej tyre?”, – e kanë pyetur agjentët e policisë.
Por L.M., ka refuzuar të japë deklarim mbi këtë dyshim.
avokat leshi….
Sara !
Avokatit i kane zhvat ato para qe Ay ka zhvat.
E thjeshte.
Zhvatja qarkullon.
BAFTJAR RUSI ?
Nje mashtrus tjeter shqiptar 50 vjeçar me emer Sherif Serefi siç ka zbuluar gazeta nga vendimi I gjykates se Tiranes nga Maqedonia por me banim ne Zvicer muajin e kaluar ne bashkwpunim me nje shqiptar tjeter Muhamet Bizhga I cili shfaqet si biznesmen e profesor Libras por eshte nje fakir qe hyri ne Perputhen ne Top Chanel per tu pasuruar pasi Panairi Online I tij ka falimentuar dhe ka mare zyre hua tek nje kosovar tjeter shkuan bene nje kallezim te reme ne polici me pretendimin se I kishin vjedhur makinen qe te merte siguracionin ne Zvicer…. Por policia shqiptare e zbuloi mashtrimin dhe arrestor ne flagrance shtetasin me dy shtetesi maqedonas dhe frances por me banim ne Zvicer. Raste te tilla jane shtuar shume keto vitet e fundit me mashtres qe vijne si milioniere e zbulohet qe nuk jane verse pabuksa.
Avokati ka probleme me tatimet.
Ai, që i ka dhënë mashtrusit 1 milion, kuahedi sa milion të tjera ka. A ka paguar taksa dhe a i ka të deklaruara?
Avokati 1milion 20 mije € para mundi! Prokuroria duhet te meret me avokatin, per burimet e 1 milion e 20 mij€ ,SPAK same pare te meret me kete avokat te varfer.
Avokati paska menduar ti zhvase atij milionat fiktive dhe doli i zhvatur nga ai. Si mund ti jepen dikujt 10 mijë e 100 mijë euro unë nuk e kuptoj.
Te dhjefsha avokatin e njohur kur mashtrohet nga nje kosovar qe me zor flet shqipen. nxirreni me emer mso ta marr njeri avokat se qenka debil.
T’i qifte ropte “kosovari” qe mezi e flet shqipen.
Jav hongsh bothen kosovarve.
Bravo t’qofte o kosovaro.Paret e nje hajduti ke marre.Edhe ky avokati te tjerve ja ka fut.Ja paske fut pak.
Histori e dyshimte. Nje avokat veshtire te bjere viktime e nje mashtrimi te tille duke menduar se po ndihmon nje kosovar te UÇK-se.
hahahahahahah me leke te vjetra apo te reja jane keto? Po avokati ku i gjeti leket nga pidhi plakes vet?
Qysh kur edhe eurot janë bërë me të reja dhe me të vjetra ?
Janë euro o gomaricë, o Anaaaaa….
Nuk e besoj dot qe dicka me kaq nuanca intime te trajtohet si thashethem ne gazete.
Eshte e pamundur pervec thashethemit se perse dhe percfare egzakt behet fjale. Shpesh prokurat perdoren te fryra per tu zhvatur sigurimeve shuma me te medhaja se cu takon. Nuk jane per gazete keto thashetheme o i uruar.
Hahaha keta avokate kaq te zote i kane bere leket vetem duke bere pazar me gjyqtaret se sa per aftesite ne profesion duket qarte se ne ç’nivel jane
C’jane keto historira teper te pabesushme dhe te dyshimta. Avokati qenka kaq debil? Mos ndoshta ka qindra miliona te ndonje politikani dhe bente larje paresh, apo nuk i dukej se riskonte shume, i ju duken 1 mln sa 1000 $ ?
Avokatin lakmia për të fituar shumë e paska futur në kurth.
Lest pa qime
Tamaja e madhe te le pa gje. Megjithate mesa lexoj avokati mashtrues paska mashtruar mashtruesin.
Histori e pabesushme.
Kjo eshte genjeshter nga te dyja palet. Kane dashur tia hedhin njeri tjetrit.
Perralla,mos u beni kaq naive ,kush te jep kaq para borxh , sot mezi merr borxh tek vellai yt dhe 500 mije leke te vjetra ,jo ti marresh 1 milion ? dikujt qe as nuk e njef fare. Sot tjetri te fut plumbin ne koke per 100 mije leke te vjetra,jo me per 1 milion ? .
Hahaaa
O “avokat” nje sygjerim po te jap se keto jane lojra te rendomta qe ndodhin ne Shqiperine e cudirave.
Do besh kallezim TE RREME normal si shume ksllezime te reme tek nje prokuror qe quhet JULIAN ZONJA…ose prokurore me emrin ANILA KALANXHI PAPA…se keta jane mjeshtra te manipulimit te ceshtjeve me kallezues te REME dhe keta do ta mbyllin kete LOJE me gjyqtarIn ARTAN GJERMENI ose ALBERT MECE.
Nga 1mln qe te kane “vjedhur” do ta zgjidhin kete pune mjeshtrat e siperpermendur dhe ose do te meresh 2 mln ose ate fakirin qe thua do ta sistemojne.
Nuk e kuptoj pse nuk publikohet emri i ketij avokati te famshem qe keshtu qytetaret te kene kujdes nga nje injorant
( ne rastin me te mire) apo nje mashtrues si ky?
kY palo avokat,paska qene qen nuhatjesh eurosh.
Nuk dime se sa eshte perqindja e fitimit qe i ka premtuar kosovaro-zvicerani qe i paska zhvatur 1 milion e 2o mije eurot dhe qe e paska joshur kete avokatucin ” B.R.shume te njohur”.
Nga ana tjeter,keto pare jane para spekullimi dhe nese SPAK do e hetoje do gjeje nje thesar te madh ne euro tek ky person.
Llogjika nuk e pranon dheneien e nje sasie kaq te madhe lekesh nje klienti.Por asnjeri prej te dyve nuk tregon te verteten.Nje “allishverish” luhet midis te dyve,me siguri nje pastrim i madh parash duhet te jete…
Une jam i mendimit se mbiemri i avokatit duhet te jete RAMA
Kjo osht edhe nji deshmi se ju grekovllehet e Shypnis jini trapa qe edhe grat i shitni me pjro te semagorat. Bravo i koft kosovarit.
Kerkoni ne Statistikat e Ministrise te shqiperise ,, se ky raste nuk do te jete i fundit ..
Nese shkenca dhe Intiligjenca ka perparuar te harise ne Kulm zhvillime te ndryshme kudo ne shkence..
Kjo lloje Race shqipefoles Jane shkencare te nenes te mashtrimeve kudo ne Bote ..
Statistikat Evropiane tregojne qe nje pjese nga keta shqipefoles Kineze ,,e krahasojne sikur te ndodhesh ne nje pyll te dentur te papullizuar nga Njerezit ,,ku perpara te dalin dy lloje kafsesh ,,nje Gjarperi dhe nje dele …Gjarperi ne kete raste Jane keto lloje mosteash qe nuk Kane lene Krim pa bere …kudo ne Bote..
Skenaris paska qen ky avokat shumë i njohur,po I ben reklam vetes spaska shumë klienteve, me ndihmën e ndonjë polici të shitur,me një peralle që as kalamajt e vegjel si ve dot në gjumë. Ka kallzime për kriminel,persona në kërkim dhe policia nuk jep detaje,për një cop avokat me ato kurset 3 mujore jep detaje shkoi hëngri,ca hëngri,fjeti, ,… Me te dashuren e kosovarit.E kuptoni, ca brokçullash .Hajt kupto tani kosovari mashtron apo ky . Mjerr ata që bikan në dorë të këtij që i bindet edhe polici të jap gazetës këtë m .t kallzimi.çi duhet policit kujt i con ai sms.Ia cuan te medhenjte policit shife rastin e sms .Jo.por luajne lojën e këtij mashtrusi ,sekseri i policise,prokurorve,gjykatesve se ku i gjen keto lek ai që gjasme I falka pa te keq.Po mire more,ky avokat halle madhi e zemer gjeri e ndihmoi kosovarin,po cne ta akomodonte në hotel te shtrenjtë e te hante me të dhe dashuren e tij darke te shtrenjtë ! Mos ka ndihmu dashuren e kosovarin jo ate haha. Mos janë ngateru me kosovarin ne kazino ,apo e ka gjet kosovari me te dashuren e vet .Edhe në se ja ja be kosovari mir ja ka ber ,lek gjaku Jane. Epo ca te themi tani po arrgetohemi me palaclliqet e këtij palaco ne.ska faj ky cop k.. ka faj policia që e jep kete info dhe ju që ja publikoni.Se dini që reklama te tilla individuale nuk behen !
me behet qejfi per kete avokat pasi me ka marre vetetm per nje gjyq 35000Eur,gjoja ne emer te gjyqtarit nderkohe gjyqtari nuk kishte marre fare lek