Grida Duma deklaroi se e kanë kontaktuar bandat për bashkëpunim, SPAK të hetojë: Ku e kur janë takuar, kush është kontakti e ndërmjetësi dhe çfarë ofruan

4 Maj 2021, 15:55Politika TEMA

Një natë më parë kandidatja fituese e PD e 25 prillit për qarkun e Tiranës, Grida Duma, bëri një deklaratë bombë teksa tha publikisht se gjatë fushatës elektorale disa banda i kishin kërkuar bashkëpunim.

“Më erdhën disa banda gjatë fushatës, nga më të ndryshmet, u vetëofruan të na sjellin pushtetin me mënyrat e tyre duke shkuar në zonat e thella duke i kërcënuar banorët.

Më thanë t’ju financojmë, por duam poste në Bashkitë gjatë zgjedhjeve lokale dhe unë shkova në zyrë dhe bëra një bisedë 3 minutëshe me Lulzim Bashën.

I thashë këta persona më kanë ofruar këtë gjë, çfarë qëndrimi do mbani ju? Dhe unë e vlerësoj shumë gjestin e atij njeriu, që vetëm me një qasje dore më tha jo. Jo absolutisht.

Unë asnjëherë nuk kam pasur dyshime, dhe asnjëherë nuk do të kem, por duhet të vija në dijeni kryetarin e partisë.

Ne nuk mund të lejonim që të vinim në pushtet me këto lloj bandash. Ne jemi me kartën morale më të ndershme”, tha Duma, mbrëmjen e së hënës në një studio televizive.

Pasi, Grida Duma tha publikisht këtë lajm, mediat bënë punën e tyre dhe e transmetuan deklaratën e saj, një lajm me të vërtetë i pazakontë në këtë situatë pas zgjedhore.

Dhe vetëofrimi i bandave, se paskan qënë shumë që paskan “shënjuar” Grida Dumën për të vendosur bashkëpunim në funksion të përfitimit, ka ndodhur gjatë fushatës.

Pikërisht në momentet kur Lulzim Basha i bënte thirrje Edi Ramës që të lëshonte zyrën pasi fitorja e PD ishte e sigurtë dhe ndryshimi kishte ardhur.

Pikërisht një takim i tillë i Grida Dumës me bandat, që ishin vetëofruar për bashkëpunim për të ndihmuar PD për të ardhur në pushtet, duket të zbardhet.

Këtë detyrë e ka SPAK, i cili merret me krimet zgjedhore, i cili duhet ta thërrasë Dumën, për të mësuar të vërtetën e kësaj ngjarje, ku janë takuar, kur janë takuar dhe çfarë i kanë kërkuar konkretisht.

Pra cili ishte objekti i marrëveshjes që është ofruar, dhe kush ishin personat që i ishin  vetëofruar Grida Dumës për të bërë këtë marrëveshje?

Pra në çfarë ore dhe në çfarë vendi është bërë takimi, kush e kishte bërë ndërmjetësimin, kush janë këta njerëz që Grida Duma thotë, se iu përkasin bandave, duhet të tregojë dhe emrat dhe nga vijnë.

SPAK duhet ta thërrasë Grida Dumën që ta pyesë për këto elementë dhe për faktin se ajo deklaron se ka vënë në dijeni dhe kryetarin e PD Lulzim Basha. I cili dhe ai duhet të thirret për t’u pyetur pasi Duma ia ka treguar emrat e njerëzve të këtyre bandave, që sipas saj i kishte refuzuar.

Madje SPAK duhet të hetojë dhe faktin se përse nuk e ka bërë të ditur këtë fakt zyrtarja e lartë dhe kandidate për deputete e PD që në momentin kur është bërë takimi, ose sëpaku para zgjedhjeve, por ka gjetur kohën tani që PD humbi zgjedhjet e 25 prillit.

Janë shumë fakte misterioze, që në një drejtësi normale duhet të hetohet, pasi nuk besojmë se Grida Duma ka dashur të bëjë lajm bombë për të qënë në qendër të vëmendjes me një ngjarje të pandodhur. Si i bie që në vend që të vësh vetullat nxjerr dhe sytë!

9 komente në “Grida Duma deklaroi se e kanë kontaktuar bandat për bashkëpunim, SPAK të hetojë: Ku e kur janë takuar, kush është kontakti e ndërmjetësi dhe çfarë ofruan”

  1. Dauti says:

    Kurva ska vertet kufij, filloi fantazine psykotike, me thane ju thashe. Pyuuuu femer e ndyre , llapaqene e paskrupull dhe grifshe qe uleret me histerizem. E ke me hak emrin grida, se vetem ulerin.

  2. Edmond says:

    Ik moj qelbesire e ndyre se nuk beson njeri juve Votimi i PS u tregoi sa vlere keni ju ndyresira

  3. Elmaz Canaj says:

    Ku qendron fati i atij ligjit te famshem anti shpifje ??? A i kap keta shpifes te rendomte ?? Apo u be per fakir fukarane ?? Jo per gje , po keta sharlatanet e opozites cdo dite dhe nga 30 versione leshojne …..po prokuroria e pergjithshme ose ajo e thjeshte pse nuk e theret kete kokren e kurves dhe ti thote : leshoi ne tryeze faktet , dhe kush ka qene personi qe tu afrua ?? Eshte e pamundur qe kesaj llapaqenes ti jet afruar nje i rruges , patjeter i eshte afruar , sipas saj, nje person i rendesishem qe mbahet mend , ku eshte prokuroria ??? Pse nuk e flakni ne gjykate ket pisen ?? Ndoshta atje gjen vendin qe i takon …….se keta na hoqen trurin , cdo dite dhe nga 20-30 versione te tipit babale ……ai prokuori i pergjithshem ron ??? Se keta nuk jane persona te thjeshte , keta jane kandidate per deputet , ku ndodhet ai ??? Apo ha pi e qi ??? Dhe roga ne stratosfer, ku eshte kontributi i tij ?? Jo per gje , por deri tani eshte i tejdukshem , nuk dihet fati nese ron apo jo …..ta therasin kete pisanjozen dhe ti trgojne vendin me ligjin qe kane neper duar perndryshe keshtu sic e kan filluar keta nuk do mblidhen me asnje menyre ……

  4. Grida e frustruar says:

    Me kete grua te frustruar do merret SPAK-u? Jo or bab, ka g jera me serioze se te harxhoje kohe me idiotesirat e saj

  5. p.m.p. says:

    Këtyre deklarimeve nëpër studio televizive duhet që tu shkohet deri në fund nga organet ligjzbatuese.
    O Grida në të drejtën që deklaroj duke e mbështetur në argumenta bindëse me emra dhe mbiemra të grupeve kriminale që i janë ofruar dhe mbështetësit tyre, OSE në të kundërt tu tregohet ligjërisht vëndi këtyre “BABALEVE” sepse po kosumojnë shumë kohë dhe energji nga populli duke parë gallata.

  6. Grida si e ke mbiemrin says:

    Kjo qe fliste si e droguar me nje isterizem,pse duhet te bente bisede 3 minuteshe me bimbashin e saliut?
    Pse nuk ja ktheu vete pergjigjen ketyre bandave,apo dyshonte se basha do pranonte ate qe i propozuan.
    Kjo e ndershmja qe ka shit 2 here apartamenet,na ben pazare me banda,pastaj pyet bashen,dhe ai me i ndershmi i thote jo me dore,sa qesharak po behen babalet.
    Po bimbashi saliut,cthote per kete bisede 3 min.
    Kush jane bandat,kujt partie i perkasin meqenese donin vende ne bashki
    Ej shtet,ej drejtesi ku je qe te flasesh me gjuhen e ligjit

  7. Taulant says:

    “Ne jemi me karterten morale morale me te ndershme”
    Hajde mos u çmend po deshe Vrasjen per vota keta e quajne ndershmeri.
    Imagjinoj Bashen duke bere shenjen e mohimit kategorik me dore, ndaj propozimit te “bandave”.

  8. Rrumpalla says:

    ???. Gridarja nuk gënjen kurrë. As kur u vra Santo, as kur shiste apartamentet nga dy herë dhe as lulushi ja paska bërë me dorë, pasi kishte pyetur plakun mere?! E imagjinoj kur plaku mere i ka thënë lulushit, që pederastët do zbatojnë Kushtetutën dhe vetëm Kushtetutën!

  9. Shqiperiaeshqiptareve says:

    Po te ishit aq te ndershem tani do kishe bere kallzim ne spak! E paskeni ne gjak so parti juve te shpikni histori si e babales! Prandaj dhe sdo ju besojne me Shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje