I dërguari special i gazetës prestigjoze franceze “Le Figaro”, gazetari Thierry Portes, i cili ndodhej javën e kaluar në Tiranë, pati mundësinë të zhvillonte një intervistë mbi procesin e reformës në drejtësi me Zëvendëskryetarin e Gjykatës së Lartë Z. Sokol Sadushi.
Përmbledhjen e shkrimit të publikuar nga “Le Figaro”, po e përcjellim më poshtë. Ndërkohë mund ta lexoni edhe ne linkun e gazetës të publikuar online. https://www.lefigaro.fr/international/l-albanie-confrontee-a-une-penurie-de-juges-integres-20210502
Në shkrimin e tij Portes thekson:
“Sokol Sadushi, zëvendës presidenti i Gjykatës së Lartë, i cili është një nga autorët e kësaj reforme të dëshiruar préj kohësh e sot të duartrokitur nga Bashkimi Evropian, mbetet në bindjen “që nuk ka patur rrugë tjetër” e që eshtë “zgjedhja më e mirë për Shqipërinë”.
Ne zyren e tij ne qendër të Tiranës ai artikulon “procesi është më shumë pozitiv sesa negativ”; “që më e rëndësishmja është reformimi i sistemit” e që “të gjithë do të binden kur të jetë vendosur” atehere “kur gjykatesit do të jenë më pak të korruptuar “, “më pak të varur nga politika, më profesionistë, më pergjegjës e me të vlerësuar, “sipas kritereve të qarta e transparente”. Ai shpreson që metoda shqiptare do të bëhet një shembull që do të kopjohet edhe nga vendet e tjera”.
SHBA dhe BE deshironin te reformonin drejtesine super te korruptuar te Ukraines bazuar ne modelin e Shqiperise por eshte pothuajse e pamundur te kopjosh modelin shqiptar ne nje vend me popullsi te madhe pasi do te krijonte kaos dhe vonesa te rrezikshme. Edhe ne Shqiperi reforma ka krijuar nje ndalese shqetesuese te dhjetera mijera ceshtjesh. Dosje qe myken neper sirtare pasi nuk ka prokurore dhe gjykates.
Pse nuk botoni artikullin tjeter te Figaros…. duhet te jene gazete e pavarur jo shtyp oborri:
Krimi i organizuar dhe korrupsioni dy fusha ku Shqiperia shkelqen:
https://lapsi.al/2021/05/04/le-figaro-godet-reformen-ne-drejtesi-krimi-i-organizuar-dhe-korrupsioni-dy-fusha-ku-shqiperia-shkelqen/
Po si thua ti pse shkëlqen?Se nuk ka patur drejtësi në Shqipëri o shoku.
Mirmbrema
Mendoj se na kane ”zili “ Anglia, Gjermania, Suedia, e te tjera shtete ne ngjashme si keto.
”Urime – Reforma ne drejtesi “