Nga Dr. Glevin Dervishi
6 maji i vitit 1971 shënon një nga ditët e rëndësishme të kalendarit diplomatik mes Shqipërisë dhe Greqisë si dhe përbën një moment të veçantë për angazhimin diplomatik të Shqipërisë në planin rajonal, evropian dhe më gjërë, elemente këto që do të evidentohen pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike dypalëshe. Sot, 50 vite më pas, është e rëndësishme që të kuptojmë jo vetëm në aspektin historik si erdhëm deri këtu, por trajektoren, pritshmëritë, problematikat e adresuara dhe të paadresuara si dhe të analizojmë nëse kjo marrëdhënie i ka përmbushur pritshmëritë e dy popujve tanë pas 5 dekadash ulje e ngritjesh konstante.
Në përfudim të Luftës së Dytë Botërore Greqia e gjeti veten të përfshirë në luftë civile e cila si një luftë me karakter ideologjik implikonte dhe fqinjët e saj veçanërisht Shqipërinë pasi qeveria komuniste e Tiranës i dha mbështetje gueriljeve komuniste greke, duke shënuar kështu një etapë problematike të panevojshme në raportet dypalëshe. Gjatë viteve 1949-1953 politika greke e mbajtjes së gjendjes së tensionit me Shqipërinë shfaqej në disa drejtime; në mbajtjen e gjendjes së luftës, në vazhdimin e parashtrimit dhe të propagandimit të kërkesave territoriale ndaj Shqipërisë, në provokimet kufitare dhe veprimtaritë subversive diversioniste greke në kufijtë dhe brenda territorit shqiptar.
Kjo fazë përbënë gjithashtu një etapë të rëndësishme të tensioneve dhe provokacioneve ushtarake dypalëshe në vijën kufitare. Ky tension do të mbetet prezent deri në vitet 1971 ndonëse erdhi gradualisht duke rënë. Përpjekjet e para mes të dy vendeve për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike fillojnë në vitin 1954 dhe në këtë kohë shërben si indicie kërkesa që pala greke bëri nëpërmjet qeverisë sovjetike që Tirana të riatdhesonte grekët që mbaheshin në Shqipëri që nga Lufta Civile greke dhe Athina premtoi se ky veprim do të shërbente për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dypalëshe. Palët zhvilluan disa takime në nivel ambasadorësh në kryeqytete të treta të shoqëruara dhe me një sërë mesazhesh publike konstruktive në nivel të udhëheqjes politike në të dy vendet, në një kohë që rendi ndërkombëtar po ndikohej nga koncepti i bashkëekzistencës paqësore në marrëdhëniet Lindje-Perëndim. Në procesin e vështirë të orvatjeve për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve luajtën rol një sërë faktorësh si; fuqitë e mëdha, aktorët rajonal, por edhe çështjet dypalëshe si Ligji i Luftës, Çështja Çame, “Vorio Epiri”, minoriteti grek në Shqipëri, kufiri shtetëror, ushtarët grek që mbaheshin ende në Shqipëri që nga Lufta Civile greke, anëtarësimi i Shqipërisë në OKB ku pala greke votoi kundër dhe më pas pozicioni i Shqipërisë për çështjen qipriote, apo edhe përgatitja e opinionit publik respektiv për këtë akt. Porcesi i normalizimit tejkaloj çdo limit të mundshëm për dy fqinj që ndajnë vijë kufitare tokësore ku përpjekjet ishin gati të pabesueshme dhe shpesh absurde, pasi përveç rolit të dy vendeve u angazhuan dhe diplomacitë e fuqive të mëdha për të bërë të mundur afrimin, por ky proces nuk mund të shihet i shkëputur nga situata ndërkombëtare dhe loja për ndikim në rajon nga fuqitë e mëdha të kohës.
Për palën greke gjatë viteve 50-60 rivendosja e marrëdhënieve diplomatike fillimisht shihej e lidhur me kalimin e kësaj rruge nga një forum ndërkombëtar si OKB, si një rrugë që do ti jepte Athinës mundësinë që të parashtronte atje pretendimin e saj për aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Këtë pretendim pala greke e argumentonte me ekzistencën e gjendjes e luftës me Shqipërinë si dhe nevoja që nëpërmjet këtyre rivendikimeve të forcohej aspekti i sigurisë territoriale të Greqisë nga veriu. Gjithashtu pjesë e qëndrimit grek ishte edhe trajimi nga ana e Tiranës e minoritetit grek ku Athina shprehej se kishin ndodhur “akte të palejuara dhe armiqësore” të qeverisë shqiptare që po persekutonte popullsinë greke të Epirit të Veriut. Për palën shqiptare rruga për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike kalonte nga njohja e tërësisë territoriale dhe sovranitetit të shtetit shqiptar dhe konfirmimit të kufirit shtetëror nëpëmjet rindërtimit të piramidave kufitare të kërkuara që në 12 nëntor 1953. Po në kuadër të qasjes për njohjen e kufijve shtetëror pala shqiptare e vuri theksin në arritjen e një marrëveshje me Greqinë për pastrimin e Kanalit të Korfuzit nga minat e mbetura prej Luftës II Botërore. Për palën greke procesi i mirëmbajtjes së piramidave kufitare duhet të ishte një proces i karakterit më tepër teknik sesa politik dhe për këtë arsye Athina ngarkoi Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Greke për të kryer këtë proces me palën shqiptare. Ndërkohë që për Tiranën ky proces duhet të ishte së pari politik, pra mes dy Ministrive të Punëve të Jashtme dhe jo një proces në nivel teknik ushtarak.
Procesi i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike do të paraprihej nga një sërë marrëveshjesh ekonomike të cilat do të intensifikonin kontaktet në vitet 50-60 dhe do të rrisnin përpjekjet drejtë hapit final. Gjithashtu një rëndësi e vaçantë në këtë kohë pati ndërmarrja e disa veprimeve me karakter propagandistik si nxitja e shkrimeve pozitive në shtyp, shkëmbimet në fushën e kulturës, shkencës, arkivave, radiotelevizionit, dhe vendosjes së lidhjeve postë-telegrafike. Në prill të vitit 1967 Greqia kaloi një krizë të rëndë në jetën politike me vendosjen e juntës ushtarake, pas një grushti shteti e cila pati efekt të menjëhershëm në politikën e jashtme të vendit. Komuniteti Evropian mbajti një qëndrim të ashpër ndaj juntës duke e dënuar dhe vendosur në karantinë diplomatike regjimin e kolonelëve. Greqia u dëbua nga Këshilli i Evropës më 12 dhjetor 1969 dhe ngriu marrëdhëniet me Komunitetin Ekonomik Evropian. Pas krizës në Qipro junta u gjend në një pozitë të vështirë brenda vendit dhe nuk mund të përballonin dhe një politikë konfrontuese me jashtë, pasi nuk donin që të izoloheshin dhe më tej. Një ngjarje tjetër në sferën ndërkombëtare që pati ndikim ishte dhe pushtimi i Cekosllovakisë dhe denoncimi i Traktatit të Varshavës nga Shqipëria që i dhanë një impuls të fuqishëm përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Junta mbajti një qëndrim të ashpër ndaj agresionit sovjetik, e dënoi atë dhe bëri thirrje për një bashkim më të fortë të vendeve të NATO-s. Qeveria greke filloi të shqetësohej nga forcimi i Flotës Sovjetike në Mesdhe dhe i trëmbej ridaljes së tyre në Shqipëri. Në rrethet drejtuese të juntës ishte forcuar rryma e kryesuar nga diplomati i lartë Panajotis Pipinelis, e cila përkrahte normalizimin e marrëdhënieve me Shqipërinë, duke lënë mënjanë pretendimet për aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Ata mendonin se, interesat e Greqisë kërkonin “më mirë një Shqipëri në gjendjen aktuale se sa me sovjetikët brenda” sepse, në qoftë se Shqipëria do të futej serish nën kontrollin sovjetik, do të fillonin presionet për të përkrahur Bullgarinë për pretendime ndaj Maqedonisë Greke.
Në fillim të viteve 1970 palët nënshkruan disa marrëveshje siç ishte ajo për tregëtinë mës Dhomave të Tregëtisë dhe marrëveshja për PTT. Në këtë fazë del dhe propozimi grek për zhvillimin e marrëdhënieve me faza, që përfshinte; hapjen e përfaqësive tregëtare, vendosjen e marrëdhënieve konsullore, përfundimin e një marrëveshje postare, hapjen e pikave doganore për transportin tokësor. Gjithashtu pala greke sugjeronte dhënien e vizava në kufi me fletë të veçanta, por ky propozim nuk u pranua nga pala shqiptare e cila kërkonte që vizat të vendoseshin në pasaporta si dëshmi e njohjes së shtetit. Qeveria shqiptare e kohës e kundërshtoi kategorikisht konceptin e zhvillimit të marrëdhënieve me faza, pasi e argumentonte me faktin se Shqipëria është një vend me sovranitet të plotë, i njohur ndërkombëtarisht dhe me subjektivitet të plotë juridiko-ndërkombëtar ndaj duhet të ndërvepronin si palë të barabarta.
Në mars 1971, Jorgos Papadhopulos, kreu i juntës ushtarake greke, vendosi që të ulë tensionet brenda dhe jashtë Greqisë. Së brendshmi, ai inicioi politikën e tij të liberalizmit të limituar, nëpërmjet së cilës të mund të shtonte radhët e mbështetësve, që më vonë u pasua me dhënien e lejeve për rikthimin në Greqi të komunistëve grekë në mërgim, si dhe duke vendosur në përgjithësi një raport më tolerant ndaj regjimeve komuniste fqinje. Imazhi i regjimit të juntës greke ishte tepër i keq në botë dhe kolonelët ishin në një pozitë jokomode, e cila nuk u linte shumë hapësirë për manovra në politikën e jashtme.
Pas një periudhe 30-vjeçare ndërprerjeje të marrëdhënieve diplomatike dypalëshe, që prej fillimit të luftës italo-greke në 1940, Greqia dhe Shqipëria rivendosën marrëdhëniet diplomatike më 6 maj 1971. Në kushtet e një marrëdhënieje inekzistente dhe tepër problematike, rivendosja e marrëdhënieve diplomatike, duke hapur përfaqësitë respektive në nivel ambasade, duhej të ishte një akt i barasvlershëm ipso-jure dhe ipso-fakte me heqjen e ligjit të luftës mes dy vendeve. Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve erdhi në një moment specifik për Greqinë, e juntës ushtarake të kolonelëve dhe Tirana nën regjimin komunist të Hoxhës. Si rezultat i tensionimeve Greqi-Turqi për çështjen qipriote, e cila ishte në fazën e vet më problematike në vitet 1970, vendimmarrja politike në Athinë vendosi që të përmirësonte marrëdhëniet me Tiranën.
Për Greqinë, Shqipëria komuniste ishte vija e takimit të Bllokut Perëndimor me atë Lindor, për më tepër që një dekadë më parë ishte pika e takimit të dy blloqeve ushtarake më të mëdha të kohës. Në aspektin e sigurisë, rivendosja e marrëdhënieve me Shqipërinë, e cila për nga pikëpamja e kapaciteteve ushtarake në vitet ’70 jetonte momentet e saj më të mira, përbënte një siguresë më tepër për Greqinë, e cila ndryshonte gjendjen e gatishmërisë ushtarake aktive në kufirin verior. Lëvizja e juntës për të rivendosur marrëdhënie me Tiranën mund të shihet dhe si dëshmi e izolimit, në të cilën kishte hyrë udhëheqja ushtarako-politike greke në atë periudhë dhe si një qasje solidarizuese mes dy vendesh, relativisht me miq të pakët të vërtetë në arenën ndërkombëtare të kohës. Në këtë periudhë sapo kishte filluar diplomacia e pingpongut SHBA-Kinë, ku kjo e fundit ishte aleatja më e madhe e Hoxhës. Kjo e bëri Hoxhën të kuptojë, që produkti i saj nuk do të ishte vetëm një marrëdhënie diplomatike tipike, por një eveniment politik ndërkombëtar. Në kushtet e pasigurisë së krijuar dhe për regjimin e Tiranës, ulja e tensioneve me Athinën duhej parë në një optikë më të gjerë.
Për të mundësuar rivendosjen e marrëdhënieve dypalëshe u zgjodh që të shtohej komunikimi mes përfaqësuesve të të dy vendeve në OKB, Sami Baholli dhe Dimitris Bitsiotis, në janar 1971, ku palët ranë dakord që të rivendosin marrëdhënie diplomatike dhe të shkëmbejnë ambasadorët. Në hapat e fundit para arritjes së marrëveshjes për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike u zhvillua një proces i mundimshëm llogaritjesh, propozimesh e kundërpropozimesh, lëshimesh e tërheqjesh taktike nga palët ku mund të evidentojmë se: Pala greke pranoi të heq dorë nga kalimi nëpërmjet një forumi ndërkombëtar për të kërkuar rivendikime territoriale me Shqipërinë para se të rivendoste marrëdhënie diplomatike, apo pasjen e një pozite të veçantë për minoritetin grek në Shqipëri, çështja e “Epirit të Veriut” do të lihej “të flinte” të paktën për momentin. Pala shqiptare hoqi dorë nga Çështja Çame duke ja lënë atë historisë, u tërhoq nga kërkesa drejtuar Greqisë që të deklaronte mosekzistencën e Ligjit të Luftës, mosinsistimi për njohjen e vlefshërisë së kufijve shqiptaro-grekë nga Greqia, apo lënien në heshtje të ekzistencës së shqiptarëve në Greqi. Me heqjen dorë nga pala shqiptare të Çështjes Çame dhe lënien në heshtje të ekzistencës së shqiptarëve në Greqi u krijua një disbalancë politike çka i jepte mundësinë Greqisë që të shtonte presionin për trajtimin e minoritetit grek në Shqipërinë e Jugut. Një orvatje e gjatë politike dhe diplomatike u zhvillua nga 8 janari deri në 6 maj 1971 për teksin e deklaratës së përbashkët që do të komunikohej në organet respektive të shtypit të kohës në të njëjtën orë në të dy vendet për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Në fund u ra dakord për këtë tekst të propozuar nga pala shqiptare: “Qeveria e RPSH dhe Qeveria e Mbretërisë së Greqisë ranë dakord që, midis dy vendeve të vendosen marrëdhënie diplomatike dhe të shkëmbejnë përfaqësues diplomatik në rang ambasadorësh”.
Por në Athinë, rivendosja e marrëdhënieve nuk kaloi pa presion ndaj qeverisë, aq sa Palamasi (sekretar Shtetëror për Politikën e Jashtme në qeverinë greke), doli në konferencë për shtyp dhe deklaroi: “Në lidhje me Shqipërinë nuk ka ndodhur asnjë ndryshim pozicioni nga pala greke, vetëm se mungesa është zëvendësuar me prezencën, indiferenca me interesin dhe heshtja me dialogun”. Për Greqinë, rivendosja e marrëdhënieve mund të shihet në terma më praktikë, si hapja e kufirit, që ishte mbyllur që prej vitit 1938. Për palën greke vendosja e marrëdhënieve diplomatike ishte dhe një mundësi e mirë për grekët e Shqipërisë që do të kishin kënaqësinë që të kishin një prezencë zyrtare të qeverisë greke në këtë vend. Pala shqiptare pranoi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike edhe në këto kushte, pasi ishte më pozitive se sa vazhdimi i situatës 30 vjeçare, e cila nuk kishte sjell gjë tjetër përveçse izolim, tension, armiqësi, e madje dhe gjak. Palët prakitikisht ranë dakord që pretendimet reciproke të mbeten të pa prekura duke i vënë në konservim në interes të normalizimit të marrëdhënieve.
Rivendosja e marrëdhënieve mes Shqipërisë komuniste dhe Greqisë së udhëhequr nga junta e kolonelëve, kishte një domethënie të fortë edhe për vetë rajonin. Shkëmbimet tregtare mes dy vendeve njohën një rritje shumë të madhe në vitet e para të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, aq sa në vitin 1974 Shqipëria eksportonte 26 herë më shumë në Greqi se në vitin 1971. Rivendosja e marrëdhenieve diplomatike mes Greqisë dhe Shqipërisë pati efekt pozitiv dhe në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Qipros, pasi Qipro në korrik të vitit 1972 i kërkoi palës shqiptare vendosjen e marrëdhënive diplomatike. Diplamacia greke gjithashtu u investua që pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë të merrte “ekskluzivitetin” si kanali më i sigurtë i komunikimit mes Tiranës me SHBA, NATO dhe perëndimit në përgjithësi. Në situatën e re pozitive, që ishte krijuar midis të dy vendeve Athina bëri dhe ndonjë përpjekje të ndrojtur për të tërhequr Shqipërinë në Procesin e Helsinkit.
Hapi i cili duhet të shënonte në fakt çeljen reale të një stadi të avancuar të marrëdhënieve dypalëshe duke sheshuar njëherë e mirë llogaritë e vjetra, nuk arriti që të shënjonte një histori suksesi, por pala shqiptare u mjaftua me disa element që i konsideroi jetik ndonëse nuk arriti dot që të hiqte nga rruga pengesat historike të cilat vijojnë të kenë efekt edhe sot 50 vite më pas. Ndërkohë që pala greke pranoi të heq dorë nga kalimi nëpërmjet një forumi ndërkombëtar për të kërkuar rivendikime territoriale me Shqipërinë para se të rivendoste marrëdhënie diplomatike, apo pasjen e një pozite të veçantë për minoritetin grek në Shqipëri, çështja e “Epirit të Veriut” do të lihej “të flinte” të paktën për momentin. Pala shqiptare hoqi dorë nga Çështja Çame duke ja lënë atë historisë, u tërhoq nga kërkesa drejtuar Greqisë që të deklaronte mosekzistencën e Ligjit të Luftës dhe efekteve të tij për pronat, mosinsistimi për njohjen e vlefshërisë së kufijve shqiptaro-grekë nga Greqia, apo lënien në heshtje të ekzistencës së shqiptarëve në Greqi. Me heqjen dorë nga pala shqiptare të Çështjes Çame dhe lënien në heshtje të ekzistencës së shqiptarëve në Greqi, u krijua një disbalancë politike çka i jepte mundësinë Greqisë që të shtonte presionin për trajtimin e minoritetit grek në Shqipërinë e Jugut. Ndaj ky moment mund të konsiderohet pa rezervë si humbja e një mundësie tjetër të artë për të vendosur paqen historike dhe humbja e mundësisë për të hequr Ligjin e Luftës i cili juridikisht duhet të shkonte paralelisht me rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe që duhej shoqëruar me nënshkrimin e një traktati paqeje.
Ky moment gjithashtu la pa adresuar kërkesën për të finalizuar 2 marrëveshjet për kufijtë tokësor të cilat ishin kërkuar për herë të parë në vitin 1953, marrëveshje të cilat ende edhe sot janë të pa përfunduara. Pala shqiptare e shkëmbeu rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike praktikisht me mos kalimin nga një forum ndërkombëtar për rivendikime territoriale për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike, lënien pas të Çështjes Çame, Ligjin e Luftës, shqiptarëve që jetonin në Greqi dhe të 2 marrëveshjeve për kufirin tokësor. Për fat të keq kjo ishte mundësi e dytë e humbur pas njohjes së shtetit shqiptar dhe vendosjes për herë të parë të marrëdhënieve diplomatike në 4 janar 1923, por që do të pasohet dhe me mundësi të tjera të humbura gjatë këtij rrugëtimi diplomatik dypalësh të vështirë.
Sot, 50 vite më pas, është mëse e vërtet që mungesa është zëvendësuar me prezencën, indiferenca me interesin dhe heshtja me dialogun, dy vendet tona janë anëtare të NATO-s, kultivojnë një marrëdhënie me rëndësi strategjike të rëndësisë jetike me një aktivitet politik, diplomatik, ekonomik e njerëzor të dëndur, ato janë në bashkërendim të ngushtë për rrugëtimin evropian, por shumë prej çështjeve që mahisin herë pas here tensionin dypalësh vijojnë të flenë të patrazuara. Listës së gjatë të çështjeve dypalëshe që nuk ju dha drejtim në vitin 1971 i shtohen dhe pakësohen hera herës çështje të reja, komisione të reja, negociata të reja, përpjekie të reja, por në thelb ato nuk po kalojnë dot përtej 6 majit 1971. Në 4 janar 2023 do të shënohet dhe 100 vjetori i vendosjes për hërë të parë i marrëdhënieve diplomatike dypalëshe, ndaj deri atëher të mbesim me shpresën që shekulli i dytë i kësaj marrëdhënie do të rezervoi një profil kuptimplotë të fqinjësisë evropiane me kurajon për ti shkuar përtej “vetëkënaqësisë” për të pasur marrëdhënie të mira dhe që i përgjigjet pritshmërive të dy popujve.(Gazetasi.al)
Problemet midis dy popujve jane te medha dhe te shumta .Pala greke ben presion ne cdo rast kurse pala shqipetare ceshtjet e pazgjidhura i ka futur poshte tapetit .Vertet a do ngrihet ndonjehere ndonje komision per te shqyrtuar masakrat greke ne vijen e kufirit mbas viteve 90,te .
Problemet midis Greqis dhe Shqiperis “nisin dhe mbarojn” vetem nga ndikimi Turk ne Shqiperi dhe asgje tjeter.
.
Kuptojeni Greqia e ka fituar pamvaresin nga Turko Otomanet 200 vite me pare, kurse Shqiperia asnje here. Ishim (dhe jemi akoma edhe sot) protektorat Otoman (ose ndryshe vellezer sic thot Erdogani dhe Arnautet e duartrokasin).
.
Persa kohe do te ket konflikt Heleno-Turk, per aq kohe do te kete dhe Heleno- Shqiptar (si vellezer me Turqit qe jemi) …. apo Joooo.
.
Keni degjuar nje analist, nje historian, nje politikan … Shqiptar te thote publikisht JO nuk jemi vellezer me Turqit ???
No no noooo ja pret topet Erdogani po kundershtoj dikush, vetem me Greqin Europiane dhe tolerante beni Cubin.
Ik o rrot kari, shko ha mutin e janulles.
O kar e lexon ca ke shkruajtur apo nuk shikon dot nga syte se te ka fut karin ne bythe janulla.
Perse ka lindur anti-grekizmi!?
Anti-grekizmi i shqiptareve (ku orthodhokset shqiptare jane ne krye te kesaj politike, duke filluar qe nga Noli i madh) ka lindur si kunder reagim ndaj politikes shteterore antishqiptare qe ka zhvilluar shteti neogrek qe ne themelim te tij ne 1832. Nuk u njoh asgje arvanitase ne shtetin e ri neogrek te sapokrijuar, u mohua gjuha dhe kultuar e arvanitasve, u detyrua asimilimi me te gjitha mjetet i tyre, u mohua qe ne fillim dhe sidomos qe nga 1879-n (gjate lidhjes se Prizrenit) ekzistenca e kombit shqiptar, u deklarua zyrtarisht nga shteti neogrek se “nuk ka komb shqiptar”, u synuan panderprerje per aneksim pjese te territorit te banuara nga shqiptaret (duke filluar nga zona e Artes dhe pastaj ne vazhdim papushim e panderprerje), u aneksuan zona te tera te banuara nga shqiptaret si Epiri i jugut, Makedonia e jugut, u ndoq politike asimilimi ose shperngulje ne te gjitha zonat e banuara nga shqiptare, u synua zhdukja e gjuhes shqipe deri ne mallkimin e saj ne kisha, u synua moskrijimi i nje kishe shqiptare orthodhokse, u synua me marreveshje te fshehta dhe te hapura me fqinjet e tjere ndarja perfundimtare edhe e shtetit te cunguar shqiptar te 1913-s me qellimin fshirjen e nje shteti shqiptar nga harta, kur nuk u arrit kjo u synua krijimi i ceshtjeve artificiale “vorio-epiriote” duke sjelle kriminele nga Kreta dhe duke i paraqitur si “luftetare vendas” ne Shqiperi te jugut per diversion territorial brenda shtetit, u synua dhe vazhdon pafund perpjekja per percarje fetare midis shqiptareve, u cenua realisht teresia tokesore e shtetit shqiptar ne 1945-n me kerkesen e hapur per aneksimin e Shqiperise se jugut per arsye te “bashkepunimit me fashizmin” nderkohe qe vete Shqiperia ishte e pushtuar, u be gjenocid ndaj popullsise shqiptare epiriote ne Epirin e jugut ne 1944 duke bere masakra c’njerezore ne Paramithi, Filat e Igumenice dhe duke shperngulur me dhune 35 mije shqiptare came-epiriote, u bene perpjekje me provokacionet e gushtit 1949 per realizim de facto te aneksimit te jugut dhe te mos njohjes se shtetit shqiptar ne OKB, u synua shkaterrimi i shtetit shqiptar te pas Luftes nepermjet bandave diversioniste ne bashkepunim Asfalia-UDB-CIA, u synua perseri krijimi i situatave kaotike ne 1991 dhe ne 1997 me synimin e nderhyrjes ushtarake ne jug per “arsye humanitare”, u sulmua dhe u uzurpua Kisha Autoqefale shqiptare, u be nje propagande e shfrenuar kunder Kosoves dhe luftes clirimtare te shqiptareve atje ne 1999 dhe kunder nderhyrjes se Nato-s, vazhdon sot e gjithe diten propoganda e pafund antishqiptare me terma dhe historira te paqena dhe te neveritshme! Te gjitha keto jane ARSYE per te cilat ne Shqiperi ekziston dhe do te ekzistoje ne jete te jeteve antigrekizmi.
Grekizmi – kjo krijese antinjerezore, antiqytetare, antihistorike, e ndyre dhe bastarde, qe duhet te pergjigjet para historise per gjithe krimet qe ka bere ndaj kombit shqiptar!!!
E verteta zhytet, por nuk mbytet!
Drejtesia vonon, por nuk harron!
Analize perfekte
Matrapiku-Pretendimet tuaja per gjoja ndikimin turk ne marrdheniet midis Greqise e Shqiperise jane fare pa baze dhe mbeten ne nivelin e propogandes bajate.
Problemet qe shtrohen ne kete artikull me shume informacione jane te vjetra dhe datojne qe pas perfundimit te luftes se Dyte Boterore, kohe kur ndikimi i Turqise ne Shqiperi ka qene ne nivelet zero. Problemi i vertete eshte se Greqia, duke e ditur qe ka uzurpuar territore te gjera qe historikisht i kane perkitur shqiptareve, ka lene ne fuqi nje Ligj absurd te Luftes ndaj vendit tone. Aresyeja eshte teper e thjeshte, pasi duke patur nje ligj te tille, ajo i mban te bllokuara te gjitha perpjekjet e shqiptareve qe kane prona ne Greqi per ti rimarre ato nga shteti Grek. Sipas llogaritjeve, vlera e ketyre pronave eshte me miljadra euro.
Si mundet te akuzosh nje shtet se eshte agresor, pasi nga territori i tij eshte sulmuar, kur ky shtet ishte praktikisht inekzistent, pasi ishte i pushtuar nga e njejta fuqi qe krey sulmin ndaj Greqise? Shqiperia ne ate kohe nuk kontrollohej nga shqiptaret, por nga pushtuesit italiane.
Sipas mendjes tende te “ndritur”, Franca duhet te mbaje nje ligj lufte me Belgjiken, nga territori i te ciles ajo u sulmua dhe u pushtua prej forcave gjermane. Po keshtu, Rusia apo ish Bashkimi Sovjetik duhet te kishte nje ligj lufte me Polonine, Sllovakine e Hungarine, pasi nga territori i tyre ata u sulmuan nga gjermanet. Kur kerkoni te justifikoni keto gjera, perdorni trurin, nese ju ka mbetur ndopak, ose me mire heshtni.
Faktet jane kokeforta dhe flasin kunder pretendimeve te grekeve. Greqise dhe grekeve kurre nuk i ka ardhur asnje e keqe prej Shqiperise dhe shqiptareve. Ne te kunderten, masakrat greke ndaj shqiptareve jane genocide te verteta, qe as gjermanet nuk kane guzuar qe ti bejne.
Nje gje eshte me se e sigurte, koha punon per ne. Shume shpejt do vije koha kur Greqia do pranoje te pamohueshmen dhe gjerat do stabilizohen. Propoganda qe ben ti me disa te tjere eshte teper e ceket dhe nuk e beson njeri jo vetem ne Shqiperi, por as ne Greqi.
Jepini nje hajdar te luaj ky Matraplleku se paska shkuar per lesh …..ky qenka komplet rot kari ………ore lango , kush ti meson keto karlleqe ty ?? Janulla ??? Po kur hidhte valle Papandreu me Ismael Xhem ne Anmara ??? Apo squhet , po kur Karamanlisi u be kumbar me Er Dogen?? Απο as ajo squhet ……vazhdo punen o leshko vazhdo lepirjen e bythes se Janulles …..
Hahaha
Pergezime zoti Dervishi per kete kontribut serioz per njohjen e dosjes historike te marredhenieve midis te dy vendve . Nje mal me pengesa e paragjykime ne kete shekull te marredhenieve shqiptaro greke , por edhe nje perparim i prekshem e i pamohueshem .
greke te pabese. Duhen shkelur me kembe. Rasat i lig
Ndermjet pojve tane nuk ka patur dhe nuk ka asnje problem real. Shqiptaret dhe Greket jetojne bashke ne kete rajon prej mijera vjetesh dhe kane prejardje pellasgjike dhe lidhje gjaku,kulturore,dhe shpiretrore. Shkeputja ndodhi pas pushtimit osman dhe kondertimit ne mase te nje pjese te popullit shqiptar gje qe ne momente te caktuara u reflektua ne qendrimet kolaboracioniste me pushtuesit per shkaqe fetare. Ishte pikerisht konvetimi ne islam qe ndau kombin tone nga lufta e nedezur per clirim nga osmanet e fqinjeve tane Ballkanas dhe qe krijoi nje krisje mes fqinjeve tane jugore qe tashme i shikonin shqiptaret muhedane si doeren e zgjatur te Osmaneve ashtu sic i shohin fatkeqesisht ende sot. Eshte gjithe ky mosbesim i krijuar nja 180-90 vjet me pare qe ka zene rrenje dhe nxjerr koken ende sot. Nese duam te gjejme shkaqet e mosbesimit qe kane fqinjet ndaj nesh dhe ne ndaj tyre duhet kthyer koka pas e duhen njohur te vertetat e hidhura. Arvanitasit ( shqiptaret ortodokse) u kerkuan vellezerve tyre shqiptare tu bashkoheshin per clirim nga pushtuesi i perbashket disa shekullor dhe ne fakt u gjenden te sullmuar prej shqiptareve muhamedane qe ju bene krah pushtuesve kunder aspiratave per liri te Grekeve. Kjo njolle turpi qe u perzie me njolla gjaku te derdhur mes vellezerish te nje gjaku ka lene shenje dhe vrage te madhe mes dy vendeve dhe popujve. Ne krenohemi me 99 nga 100 kapedanet Arvanitas te Revolucionit Grek te 1821 por harrojme se qene katragjyshet tane te kovertuar qe luftuan kunder tyre dhe lirise. C’do gje tjeter qe rrodhi me pas qe nga krijimi i shtetit Shqiptar e deri sot eshte pasoj e asaj percarej dhe atij konflikti vellavrases dhe nuk ka perse te habitemi. Greket e sotem dhe sidomos arvanitasit qe perbejne nje pjese te konsiderueshme te popullit te sotemgrek kur shohin nje aferi te tepruar tone me turqit kujtojne me hidherim te shkuaren e pabesise sone dhe terhiqen dy hapa pas per te vendosur nje relacion te vertete dhe te ngritur mbi nje besim reciprok. Per Greket dje dhe sot turqit ashtu si otomanet jane e njeta gje pasi shkaterruan perandorine Bizantine dhe Kostandinopojen dhe sot rrezikojne me c’do mjet kufijte e saj ujore e territoriale. Shqiperia duhet te mbaje nje disbalance mes vendeve duke krijear mardhenie me te mira dhe me te besueshme me fqinjet tane jugore dhe duke u distancuar me kujdes nga Turqia e sotme e sidomods ajo e Erdoganit qe ka qellime te erreta neo-otomaniste dhe ekspansioniste ne Ballkan gje qe e ka treguar me shume menyra. Shqiptaret sot duhet te zgjedhin shpate e Gjergj Kastriotit apo jataganin e Sulltanit pasi nuk mund ti perkulesh para Kastrioti e te besh duane e turkut. Kur ta kuptojme kete gje atehere do thyhen vargojnjte e mosbesimit qe kane Greket ndaj Shqiptareve dhe do forcohen urat e beshkpunimi dhe vellazerise shekullore. Shpresos qe 100 vjetori i mardhenieve diplomatike Shqiperi-Greqi te na gjeje akoma edhe me afer si vende fqinj dhe si popull.
Ti Gent koktrashi kujton se nuk e ka fajin hajduti qe vodhi lopen, por e ka fajin roja qe nuk e ruajti lopen! KOKTRASH!
Ne menyre qe Genti te kuptoje dicka nga historia (dhe jo nga propaganda), po ju sjell dy citime domethenese nga dy shkrime historike te historianeve te soten neogreke :
Dhimitris Fotiadhis “Karaiskaqi” 1956
…Ku shërbeu Karaiskaqi qe nga mosha 17 vjeç!? Dihet, në shkollën ushtarake të Ali Pashës së Janinës. Dhe ai qëndroi atje deri në rënien (vrasjen) e Aliut. Karaiskaqi madje mori pjesë në anën e ushtrise se Aliut, në një nga rrethimet e Sulit kunder sulioteve. Karaiskaki ishte Vëllam – sipas zakonit arvanit, kur dy veta pijne gjak me njeri-tjetrin – me arvanitin Odise Andruco, i cili edhe ai gjithashtu shërbeu qe fëmijë, në oborrin e Aliut. Në fakt arvaniti Ali e kishte atë si djalin e tij (femije-shpirti), sepse Aliu ishte Vëllam me babanë e Odiseut. Karaiskaqi së bashku me Andrucon ishin te paret qe iniciuan një aleancë me Arvanitët Myslimanë, për një luftë të përbashkët kundër Turqve. Ata U VRANE të dy pikërisht për këto arsye nga Fanarioti (i ardhuri nga Fanari-Stambolli) i quajtur Mavrokordatos (siç dëshmoi me dokumente profesori i universitetit D. Fotiadis ne librin e tij “Karaiskaqi” botuar ne 1956). PO dhe E VERTETA janë të gjitha këto dhe madje edhe më shumë!
Stefanos Petrou ( shkrim te Revista historike “DAVLOS” numër 161, maj 1995)
Me titull “Aleanca Greko-Shqiptare e vitit 1821”
– Për sa kohë që nuk theksohet dhe nuk shpjegohet origjina shqiptare e të dy palëve, nuk kuptohen shumë nga ngjarjet e asaj kohe.
… Në vend te termit “Greko-Shqiptar” nëse vendosni termin “Shqiptaro-Shqiptar” ose nëse dikush preferon termin “Arvanito-Arvanit” sigurisht që do të pasqyronte më shumë saktësinë historike. Andruco dhe Karaiskaqi përmenden si iniciatoret e pare të kësaj aleance, pasi që ata ishin shqiptarë dhe ish ushtarë të Aliut, siç përmend autori. Prandaj, kuptohet përpjekja e shqiptarëve të krishterë dhe muslimanë, për një aleancë kundër turqve, e cila fatkeqësisht kjo aleancë përfundoi në mënyrën më të palavdishme, dhe gjithmonë per faj të anës se krishterë. Kjo përpjekje iniciatore e Andrucos dhe Karaiskaqit, gjithashtu shpjegon edhe arsyen e vrasjes se tyre nga anglezët dhe bashkëpunëtorët e tyre Fanariotet!
Δ.Φωτιάδης “Καραϊσκάκης” 1956
Πού υπηρέτησε ο Καραϊσκάκης από την ηλικία των 17 χρόνων!? Στην στρατιωτική σχολή τού Αλή Πασά των Ιωαννίνων. Καί παρέμεινε εκεί μέχρι καί την πτώση τού Αλή. Ο Καραϊσκάκης συμμετείχε μάλιστα στο πλευρό τού Αλή, σε μιά από τις πολιορκίες τού Σουλίου. Ο Καραϊσκάκης ήταν Βλάμης-κατά το αρβανίτικο έθιμο-με τον Αρβανίτη Οδυσσέα Ανδρούτσο, πού καί αυτός από παιδί υπηρέτησε στην αυλή τού Αλή καί μάλιστα ο Αρβανίτης Αλή τον είχε ψυχοπαίδι, λόγω τού ότι υπήρξε Βλάμης με τον πατέρα τού Οδυσσέα. Ο Καραϊσκάκης μαζί με τον Ανδρούτσο πρωτοστάτησαν γιά συμμαχία με τούς μουσουλμάνους Αρβανίτες γιά από κοινού αγώνα κατά των Τούρκων. ΔΟΛΟΦΟΝΗΘΗΚΑΝ καί οί δυό τους γιά αυτούς ακριβώς τούς λόγους από τον Φαναριώτη Μαυροκορδάτο, όπως με ντοκουμέντα απέδειξε ο πανεπιστημιακός Δ.Φωτιάδης.
ΝΑΙ καί ΑΛΗΘΕΙΑ είναι όλα τούτα καί ακόμα περισσότερα!
Stefanos Petrou
«Η Έλληνο-Αλβανική συμμαχία τού 1821», περιοδικό «ΔΑΥΛΟΣ» τεύχος 16 Μάϊος 1995.
-(Όσο δεν τονίζεται καί δεν εξηγείται η αρβανίτικη καταγωγή των δύο πλευρών δεν γίνονται κατανοητά πολλά από τα γεγονότα της εποχής εκείνης).
«Η Έλληνο-Αλβανική συμμαχία τού 1821»!? Στο «έλληνο-αλβανικό» αν βάζατε το «αλβανο-αλβανικό» ή αν προτιμά κανείς το «αρβανιτο-αρβανίτικο» σίγουρα θα στόχευε περισσότερο στην ιστορική ακρίβεια. Ο Ανδρούτσος καί ο Καραϊσκάκης αναφέρονται ως οί πρωταγωνιστές της συμμαχίας αυτής μιάς καί ήταν Αρβανίτες καί πρώην στρατιώτες τού Αλή, όπως αναφέρει καί ο συγγραφέας.Επομένως γίνεται κατανοητή η προσπάθεια των χριστιανών Αρβανιτών καί μουσουλμάνων Αρβανιτών γιά συμμαχία κατά των Τούρκων,πού δυστυχώς η συμμαχία αυτή έληξε με τον πιό άδοξο τρόπο, καί πάντα από τη μεριά την χριστιανική. Η πρωταγωνιστική αυτή προσπάθεια των Ανδρούτσου καί Καραϊσκάκη εξηγεί καί την δολοφονία τους από τούς Άγγλους καί τους συνεργάτες τους Φαναριώτες.
ISLAMIZIMI te popujt ballkanike
Jo vetem shqiptaret, por edhe greket edhe serbet edhe bullgaret e nderruan fene dhe u islamizuan (natyrisht nje pjese jo te gjithe, ashtu si edhe shqiptaret, qe nje pjese e nderroi fene dhe jo te gjithe).
– Nga greket me te famshmit qe u islamizuan jane kretasit (ishulli i Kretes 50% myslimane), por te islamizuar ka patur ne gjithe zonat e tjera gjithashtu (nuk flas per arvanitas te islamizuar, sepse keta bejne pjese te shqiptaret). Ka patur dhe ka edhe sot e kesaj dite myslimane greqishtfoles (keta pergjithesisht jane perzene ne 1925-n ne Turqi dhe ne Siri), te cilet nuk kishin asnje lidhje racore me turqit apo arabet.
– Cfare mendoni se jane “boshnjaket”?! Jane serbe te islamizuar pa dyshim, pavaresisht se ka nje pjese te tyre, qe jane shqiptare te islamizuar dhe te sllavizuar njekohesisht. Por eshte e njohur historikisht se princat kristiane serbe te Bosnjes u islamizuan!
– Ne Bullgari ka sot e kesaj dite 2 milione bullgare myslimane (te islamizuar). Bullgare te islamizuar (popullsi rreth 150 mije vetash) jetojne edhe ne Greqine e sotme veri-lindore (Ksanthi-Komotini), ne kufij me Bullgarine dhe quhen Pomake (jane myslimane bullgarishtfoles shtetas greke).
– Edhe vllehj (saktesisht arvanito-vlleh sic njihen ne histori) ka popullsi qe jane islamizuar. Me te degjuarit jane ata qe quhen Vlahagac (ose Valahad) nga zona e Makedonise Jugore (sot ndodhet ne Greqi) ne zonen e Anaselices (Kostur-Grebena-Siatiste). Keta jane perzene ne 1925-n dhe kane ikur ne Turqi.
Nderrimi i fese (islamizimi) eshte nje proces historik qe ka ndodhur ne kohe te caktuara dhe ne kushte te caktuara historike, te te gjithe popujt qe ishin nen sundimin e Perandorise Osmane! Diku me dhune e diku me interes, jane ndodhira qe nuk mund ti mohoje askush, por qe ne fakt kane shume me teper karakter politiko-ekonomik dhe jo aq fetar sic duket. Eshte pak a shume si ceshtja e partive politike sot, qe dikush nderron parti (dikush detyrohet e dikush per interes). Pasi popullsite edhe sot jane krejt injorante per ceshtjet kuptimore e filozofike te fese, e jo me para 300-400-500 vjeteve, ku injoranca (padija) ishte si buka e perditshme. Apo kujtoni se popullsite kristiane ishin te lexuara dhe te bindura ne Ungjill!? E pastaj erdhen te mencurit dhe te diturit nga Anadolli dhe perhapen leximin dhe diturine e Kuranit!! E keshtu ca nuk u binden (per arsye filozofike) te nderronin fene, e ca u binden (po per arsye filozofike) qe te nderronin fene. E kush, popullsite krejt INJORANTE, kristiane e myslimane bashke, qe nuk dinin ne 99% shkrim e kendim!!! Nderrimi i fese (nga kristiane ne myslimane) eshte afermendsh qe ka ndodhur per shkak te dhunes (fillimisht nga frika e jetes, nga invadoret osmane : je mysliman jeton, s’je mysliman ta kepus qafen), por shumica e islamizimeve jane bere ne shekujt e mevonshem pas pushtimit osman (shek XVII-XVIII), kur shteti osman u konsolidua dhe nderrimi i fese u be per interes (je mysliman nuk paguan keto apo ato taksa, s’je mysliman paguan kaq e aq me shume). Me tej interesi u mpleks edhe me ambicien dhe karrieren (nese ishe jo-mysliman kishe kufizime te shumta dhe quheshe qytetar i dores se dyte ose “raja”, nese ishe mysliman mund te beheshe i pasur, i suksesshem,me grada e pozita shtetrore, ne ushtri dhe ne administrate, pra ishe qytetar i privilegjuar, i dores se pare). Po te jeni te qarte per kete kuptim, do e kuptoni pra se perse shume shqiptare u islamizuan (sidomos ne shek XVII-XVIII). Jemi nje popull ambicioz dhe i fiksuar pas pasurise dhe karrieres! Gjithashtu mbani mend dhe vijeni vath ne vesh, se ata qe u islamizuan (ne te gjithe popujt e Ballkanit) te paret nuk ishin njerezit e thjeshte,popullsite e zakonshme, por ishin familjet princerore dhe familjet e pasura (vetkuptohet per INTERES dhe per te ruajtur pasurite dhe privilegjet).
Krijimi i shtetit shqiptar ne 1912-n i gjeti shqiptaret ne 4 bashkesi fetare (myslimane, bektashi, orthodhokse dhe katolike, ndoshta edhe nje komunitet i vogel protestant). Laiciteti i shtetit dhe barazia e feve dhe komuniteteve ishte zgjidhja e vetme e mundshme dhe me e mira per ekzistencen dhe vijueshmerine e shqiptareve dhe shtetit te tyre! Ardhja ne pushtet e komunisteve ne 1945-n i dha nje zhvillim te jashtezakonshem ngjizjes kombetare te shqiptareve dhe zhvillimit te tyre mendor, duke eleminuar cdo ndasi fetare! Shqiptaret u bene te gjithe ateiste, me hir apo me pahir, perfundimisht te lidhur dhe drejtuar drejt botes evropiane, ku vlerat fetare konsideroheshin thjesht vlera historike (me pozitivitetet dhe negativitet e tyre), ndersa vlerat e verteta ishin ato te shkences dhe perparimit njerezor (jo hyjnor). Ndryshimet politike te 1990-s sollen realitete te reja, te mbushura me pozitivitete dhe negativitete. Fete rikthehen ne skenen e mendesise se shqiptareve, natyrisht ne kushte te reja historike. Shqiptaret e ri-bene zgjedhjen e tyre dhe e shpallen historikisht kahjen e tyre historike drejt Evropes. Ne keto kushte, kur shqiptaret do te behen natyrisht pjese e Perandorise Evropiane, eshte afermendsh te kuptohet edhe qe tendencat jane dhe duhet te jene pro-evropiane, edhe ne ceshtjet fetare. Qyteterimi evropian, ku shqiptaret do futen me hir apo me pahir, eshte qyteterim post-kristian, laik me tendenca te qarta ateizmi dhe zhvillimi shkencor, ku kristianizmi eshte relike tradicionale e se kaluares historike. Keshtu shqiptaret, sido qe te jete, do ri-kristianizohen tradicionalisht dhe do ateizohen dhe shkencerizohen praktikisht! Ky eshte efekt i pashmangshem historik. Ashtu si nje dite te historise, islamizmi erdhi ne keto ane, duket se tashme ka ardhur koha qe ai te terhiqet nga keto ane perfundimisht. Kush i kundervihet kesaj dhe shkon ne kahun e kundert, ne rradhe te pare eshte kunder interesave te kombit shqiptar (shkurt eshte tradhetar “modern”) dhe ne rradhe te dyte eshte kunder tendencave te qarta historike dhe shume shpejt do bjere me turi ne mut!
Te lumte pena!
Ne kohen e reformave te tanzimatit, u vendosen ligje diskriminuese per kristianet. Nje nga keto ishte taksa qe djali i familjes kristiane duhet ti paguante pushtetit osman per te to trasheguar pasurine e familjes, kur i vdiste i jati. Kishte raste qe vlera e kesaj pasurie ishte me e vogel se sa taksa qe duhej paguar. Myslimanet nuk e paguanin kete takse.
E drejta per mbajtjen e armes, ishte eskluzivitet i myslimaneve.
Keto dhe te tjera i detyruan shqiptaret ne zonat fushore qe te konvertoheshin ne myslimane. Ne zonat malore, aty ku depertimi i ushtrise osmane ishte i veshtire, keto ligje nuk zbatoheshin, prandaj dhe popullsia mbeti e krishtere. Nga ana tjeter, shqiptaret asnje here nuk kane qene ndjekes fanatike te feve.
Vetem kur Greqia te ktheje te gjitha tokat e vjedhura nga Shqiperia atehere Shqiperia do te mbaje marredhenie te mira me Greqine. Sa per Turqine shikoni se cfarec ben Greqia. Pervec qe mban ligjin e luftes me Shqiperine, krijo aleanca anti-shqiptare nm Rusine, dhe Serbine, Bullgarine, Maqedonine. Sigurisht ne keto kushte shume armiqesore te Greqise kunder Shqiperise, kesaj nuk i ngelet asgje tjeter por te krijoje aleancat e saj per te mbrjotur vendin nga irredentizmi dhe banditizmi i vazhdueshem grek me pseudo-vorio epiret. Greket perpiqen te zbatojne teorine e njohur qe sulmi eshte me i mire se mbrojtja, dhe ata vazhdimisht ngrejne vorio -epirin si preteks per te nderhyre rende ne Shqiperi. Me ket teorine e vori-epirit ata duan t’iu shplajne trute gjenerates se re greke por edhe shqiptare qe gjoja jugu i Sqiperise eshte grek. Nderkohe e kunderta eshte e vertete, veriu i Greqise eshte i teri shqiptar. Greqia nuk pushon se injektuari para me spiunazhet e saj per te shkaktuar kaos dhe trazira ne Shqiperi, sa here q ei krijohet rasti. Dhjetra gazetare dhe opinioniste ne Shqiperi paguhen per propagande anti-shqiptare. I pari Arian Cani dhe Artur Zheji me shume te tjere. Emrat e tyre dolne rreth 2 vjet me pare si te paguar nga Greqia. Por nuk duhet harruar tradhetia tjeter qe beri Ramiz Alia (pervec futjes se spiunit te udb-se serbe ne krye te PD-se) qe lejojn emerimin e Janullatosit ne krye te kishes ortodokse shqiptare per te percare shqiptaret ortodokse dhe per te vazhduar greqizimin e Shqiperise se Jugut. Greqia i ka futur teper thelle hunden e sajn te shemtuar ne Shqiperi me plane anti-shqiptare. Ne i kuptojme te gjitha edhe pse rrethanat nuk jane pjekur akoma qe tokat tona ti marrim perseri shtu sic beme edhe me Kosove. Ajo dite do te vije. Deri atehere, te gjithe shqiptaret kudo qe jane kerkohet te mbajne lart dhge ndezur shpirtin e shqiptarise dhe te patriotizmitv deri ne kthimin e plote te tokave tona. Hajduti gjithmone do te therrase kapeni hajdutin dmth hajduti grek do te therrase qe vorio-epiri eshte i joni, nderkohe qe na kane vjedhur epirin e jugut deri ne Arte,
Genti-Nga i ke gjetur keto pallavra qe ke shkruar?
Qenke infektuar edhe ti mik i dashur nga propoganda neo-greke.
Kunder kryengritesve te te ashtuquajturit “Revolutioni Grek”, qe per hir te se vertetes ka qene nje revolucion i paster i shqiptareve te Greqise, kane luftuar garnizonet e ushtrise se rregullt Osmane. Nuk ka patur popullsi myslimane shqiptare qe kane luftuar ne anen e pushtuesit osman. Ne te kunderten, ka patur mercenare te rekrutuar nga popullsi ballkanase, perfshi edhe nga trevat shqiptare, por keto forca kane qene pakice dhe nuk kane qene percatuese ne rezultatet e luftimeve.
Pjesen e pare te komentit e ke te sakte.
Pjesen e 2te te komentit e ke gabim teresisht dhe ketu edhe e kuptoj cfare injoranti i moshes se 3te je.
Jeton ne mitet e kohes se komunizmit qe Shqiptaret kane qene gjithmone te bashkuar dhe se kane qen nen pushtim ne kohen e Osmane dhe jo bashkesundues.
Faktikisht po te dije dicka me.shume, do dije se revolucioni i 1821 quhej nje ” lufte civile mes Shqiptareve ” pikerisht sepse Shqiptaret myslimane, qofte si mercenare e qofte si Pashallare perbenin shumicen e ushtrise Osmane.
Qe nga Dramali Pasha, Omer Vrioni, Mustafa Pashe Bushati, Ibrahim Pasha i Egjiptit etj.
Edhe Marko Bocari u vra nga Lleshi I Zi i Mirditoreve nen komanden e Bushatllinjeve.
Shqiptaret myslimane dolen fitimtare ne 1828 por nderhyne fuqite perendimore dhe Rusia dhe ne 1833 u krijua Greqia.
Eshte teper e quditeshme dhe jo racionale se si Greqija sillet me Shqipnin e njashtu si ka mundesi qe se paku 65 % e popullsise Greke jan Arvanitas-shqiptare te cilet duhet te vetedisohen dhe te kene qendrime te drejta e racionale me realitetin jetesore atje !! Po si ka mundesi qe masa popullore ti duron torturat ,shtypjet ,perbuzjet e para se gjithash mohimin e shkollimit e edukimit ne gjuhen e tyre amnore .Dje ishte per vizite kryetari i Athines Kostas Bakojanis nji Arvanitas i qete dhe i menqur ,i shkolluar i arsimuar i urte dhe konstruktiv etj etj qendrimet e tij ndaj Prishtines e Kosoves ishin konstruktive e relativisht te arsyshme ..Megjithate si ka mundesi qe nji familje kaq e ngritur dhe elitare te mos e shprehe perkatesin e vete Arvanite dhe te thote haptas se eshte Arvanitas dhe kerkojne e do ti bejne shkollat e fakultetet ne gjuhen Arvanite-shqipe.. Nese realizohet kjo edhe marrdhenjet mes shteteve tona do te ishin vllaznore dhe te arsyeshme ne qdo lami te jetes…Ha ha ha u befte realitet ….
Ndermjet pojve tane nuk ka patur dhe nuk ka asnje problem real. Shqiptaret dhe Greket jetojne bashke ne kete rajon prej mijera vjetesh dhe kane prejardje pellasgjike dhe lidhje gjaku,kulturore,dhe shpiretrore. Shkeputja ndodhi pas pushtimit osman dhe konvertimit ne mase te nje pjese te popullit shqiptar gje qe ne momente te caktuara u reflektua ne qendrimet kolaboracioniste me pushtuesit per shkaqe fetare. Ishte pikerisht konvetimi ne islam qe ndau kombin tone nga lufta e nedezur per clirim ndaj osmanet e fqinjeve tane Ballkanas dhe qe krijoi nje krisje mes fqinjeve tane jugore qe tashme i shikonin shqiptaret muhedane si doeren e zgjatur te Osmaneve ashtu sic i shohin fatkeqesisht ende sot. Eshte gjithe ky mosbesim i krijuar nja 180-90 vjet me pare qe ka zene rrenje dhe nxjerr koken ende sot. Nese duam te gjejme shkaqet e mosbesimit qe kane fqinjet ndaj nesh dhe ne ndaj tyre duhet kthyer koka pas e duhen njohur te vertetat e hidhura. Arvanitasit ( shqiptaret ortodokse) u kerkuan vellezerve tyre shqiptare tu bashkoheshin per clirim nga pushtuesi i perbashket disa shekullor dhe ne fakt u gjenden te sullmuar prej shqiptareve muhamedane qe ju bene krah pushtuesve kunder aspiratave per liri te Grekeve. Kjo njolle turpi qe u perzie me njolla gjaku te derdhur mes vellezerish te nje gjaku ka lene shenje dhe vrage te madhe mes dy vendeve dhe popujve. Ne krenohemi me 99 nga 100 kapedanet Arvanitas te Revolucionit Grek te 1821 por harrojme se qene katragjyshet tane te kovertuar qe luftuan kunder tyre dhe lirise. C’do gje tjeter qe rrodhi me pas qe nga krijimi i shtetit Shqiptar e deri sot eshte pasoj e asaj percarej dhe atij konflikti vellavrases dhe nuk ka perse te habitemi. Greket e sotem dhe sidomos arvanitasit qe perbejne nje pjese te konsiderueshme te popullit te sotemgrek kur shohin nje aferi te tepruar tonen me turqit kujtojne me hidherim te shkuaren e pabesise sone dhe terhiqen dy hapa pas per te vendosur nje relacion te vertete dhe te ngritur mbi nje besim reciprok. Per Greket dje dhe sot turqit ashtu si otomanet jane e njeta gje pasi shkaterruan perandorine Bizantine dhe Kostandinopojen dhe sot rrezikojne me c’do mjet kufijte e saj ujore e territoriale. Turqia e sotme e Erdoganit e larguar teresisht nga shinat e atit te saj themelues po shkel me dy kembe normat nderkombetre dhe traktatet gjithashtu dhe po kthehet ne nje faktor percares pes popujve te ballkanit ashtu sic benin dikur sulltanet otomane duke na percare me shpate, kuran e callma anadollakesh. Pas investimeve dorleshuara per “vellezerit” e tyre arnaute fshihet thika e percarjes fetare dhe kombetre. Gje te cilen ne si komb e kemi paguar rende. Por si duket akoma s’kemi vene mend. Televiionet transmetojne seriale te shpifur e te sajuar historikosht qe ngrene lart nje perandori barbare qe sundoi me jtagan dhe sheriat mbi popujt e pushtuar e qe la ne erresire te thelle 500 vjecare gjithe ballkanin. E qe me renien e saj shkaktoj lumenj gjaku dhe genocid per popuj te ndryshem ashtu sic ndodhi me shqiptaret qe u nenshtruan vetem pasi lane kapica kafkash,lumenj gjaku e nje det njerezish qe kaperxyen detin Adriatik per ti shpetuar barbarise turko-islamike. Te pabeset pushtuan Shqiperine pas vdekjes se Kastriotit dhe kthyen ne te pabese edhe shumicen e stergjysherve tane dhe ne akuzojme fqinjet per pabesi ?!!!! Kane kaluar 108 vjete pavaresi dhe ne ende nuk kemi gjetur dhe kuptuar ca te verteta elementare. S’mund te jemi edhe Shqiptare edhe “vellezer” me turqit. Edhe bij te Kastriotit edhe “miq” te Erdoganit. Eshte gje pa sens.
Shqiperia duhet te mbaje nje disbalance mes vendeve duke krijear mardhenie me te mira dhe me te besueshme me fqinjet tane jugore dhe duke u distancuar me kujdes nga Turqia e sotme e sidomods ajo e Erdoganit qe ka qellime te erreta neo-otomaniste dhe ekspansioniste ne Ballkan gje qe e ka treguar me shume menyra. Shqiptaret sot duhet te zgjedhin shpate e Gjergj Kastriotit apo jataganin e Sulltanit pasi nuk mund ti perkulesh para Kastrioti e te besh duane e turkut. Kur ta kuptojme kete gje atehere do thyhen vargojnjte e mosbesimit qe kane Greket ndaj Shqiptareve dhe do forcohen urat e beshkpunimi dhe vellazerise shekullore. Shpresos qe 100 vjetori i mardhenieve diplomatike Shqiperi-Greqi te na gjeje akoma edhe me afer si vende fqinj dhe si popull.
Shqipetaret e kane luftuar turkun gjate gjithe roberise dhe ata ishin te kthyer (muhamedan).
Mijerat e Bilbilenjve para dhe pas 1821 ishin te kthyer (muhamedan) nder ta edhe te krishtere,sigurisht nuk kam qene te ndar.
…. mos e vran gje otomanet Ali Pashe Tepelenen?
….perse?
…di gje nga keto ti genti?
Mos e ngacmo Gentin, se eshte injorant historie.
Shqiptaret nuk kane qene ndonjehere te roberuar por kane qene bashke sundues ne Perandorine Osmane.
Dhe kur kane luftuar nuk kane luftuar kunder ” turkut” por kunder Perandorise Osmane qe drejtohej nga Dinastia Osmane dhe kryeministrat dhe Pashallaret qe ne shume raste ishin Shqiptare.
Cope injoranti Genti, cope injoranti edhe ti.
Trojet e shqipareve jane aneksuarea nga fqinjet me ndihmen efuqive te medha europjene te kohes, ato troje duhet ti bashkohet trungut.Kjo pritet te vije dita e dreita te vihet ne vente .
Problemet midis shipris dhe greqis linden ku lindi nacioloanizmi
Per Genti
Mes gjerave te verteta, na akuzon edhe per “faje” qe nuk i kemi. Kunder revolucionit grek te 1821 nuk qene shqiptaret per ushtria otomane ne perberje te te ciles kishte edhe shqiptare te rekrutuar, sikunder kishte nga te gjitha kombet e pushtuara. Ushtaret me origjine shqiptare nuk kishin asnje tager te vendosnin sjelljet e tyre. Ishin thjesht ushtare.
Po ashtu kunder Revolucionit zyrtarisht ishte Kisha ortodokse, mallekimi i se ciles eshte harruar dhe tani na del si “zemra e revolucioni”.
Kur ndodhte qe shqiptaret te kishin pushtet, siç ne rastin e Pashait te Janines, historia tregon se qendrimi ndaj popullsise greke ishte me se korekt, per te mos thene dashamires, aq sa mund te ishte.
Gjithe shqiptaret e lire ne trevat e pushtuara nga turqit, nga Hidra deri ne More, u rreshtuan me Revolucionin dhe u bene lideret e tij. Kurre e keqe nuk ju ka ardhur grekeve historikisht nga shqiptaret, mbase dhe e kunderta do thosha qe eshte e vertete, shqiptareve nga greket, po te leme menjane ndikimin tejet agresiv te kishes greke qe nuk ka reshtur asnje here se nxituri armiqesine mes dy popujve tane.
Sidoqofte urime zotit Dervishi per studimin serioz!.
Ore Genti,po ti e the, por kujt ja the!!! Injoranca z,Genti eshte e pa kufi, dhe nuk ka dale ende ilaci per te!!!
Qetesohu mor bir,qetesohu se do te te mbyse helmi tend!