Histori e pabesueshme në Cërrik, lojtari që luante me emër tjetër gjakos gjyqtarin dhe arratiset

6 Maj 2021, 09:36Sport TEMA

Një histori pothuajse e pabesueshme vjen nga futbolli i kategorive të ulëta shqiptare.

Në stadiumin “Nexhip Trungu” të qytetit të Cërrikut, ndeshja Sopoti-Mirdita e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë së Dytë në Grupin A është ndërprerë pasi një futbollist i ekipit të Mirditës, Armando Marku,  ka goditur gjyqtarin Klajdi Qëndraj që po drejtonte ndeshjen.

Një sulm i dhunshëm që e la të gjakosur arbitrin, që ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Deri këtu, kemi të bëjmë me një episod që fatkeqësisht përsëritet në fushat shqiptare. Pjesa e rrallë vjen në momentin kur forcat e policisë të thirrura në stadium vihen në kërkim të lojtarit, por në dhomat e zhveshjes ku lojtari ishte futur me shpejtësi nuk gjetën më askënd, sepse ai tashmë ishte i arratisur.

Uniformat blu u vunë në kërkim të lojtarit, që sipas burimeve po luante me emër tjetër, pasi ishte pezulluar me 12 muaj nga FSHF. Lojtari u vetëdorëzua më vonë në komisariat.

Ekipi i Mirditës i kërkoi falje publike arbitrit, në rrjetet sociale. “I kërkojmë falje publike në emër të gjithë stafit të Mirditës arbitrit të ndeshjes Klajdi Qëndro. Ishin akumulimet e gjithë sezonit negativ të ekipit ku në shumë javë përveç problemeve na u shtuan dhe ato të arbitrave”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje