Ish-presidenti Bamir Topi, është treguar i ashpër ndaj kreut të PD-së Lulzim Bashës, pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.
Topi thotë se problemi në PD është përtej Bashës, duke drejtuar gishtin nga ish-kryeministri Berisha.
Ish-kreu i FRD-së nënvizoi setë kritikosh Berishën apo t’i vendosësh fajin, duhet të kesh shumë kurajo, teksa tha se Basha pas asaj buzëqeshjes artificiale që ka të stampuar në fytyrë, brenda ka shumë hipokrizi.
‘Unë mendoj që problemi kryesor në atë parti është përtej z.Basha. Unë e njoh raportin e ish-kryetarit me kryetarin e ri, dhe përveç buzëqeshjes në fytyrë ka brenda shumë hipokrizi.
Unë e kam thënë në 2013 që ai s’do marrë asnjë trofe. Problemi është i riaktiziuar në PD. Çfarë më bën përshtypje është një nxitim i njerëzve aty për të thënë ik.
Njerëzit që janë shprehur askush nuk ka prekur atë që është dominanti në atë parti, dhe dominanti është Sali Berisha.
Ata që kërkojnë dorëheqjen e tij kanë parë te ai atë mungesën e burrërisë politike, që ai nuk e ka.
Të gjithë në PD njohin faktin që mund të kesh shumë të drejtë, por në fund strukturën dhe rezultatin e vendos lidershipi. Si nuk pashë një njeri të thotë “këtu është dora e Sali Berishës”. Do kurajo kjo gjë.’- tha Topi në Dekalog.
Bravo Topi! kujtoja se ishe tope, po dolle top kunderajror.
Mire e dije , tope eshte , thjesht del si kofini pes te vjelit , thote ato qe dihen dhe qe sprishin pune , ka dhe te tjera qe nuk dihen ato te thote , te thote se si Topi , zbatonte urdherat e Sali Berishes hodhte firmen, dhe dekretoi nje dyzi me dekrete dhe emerime ne drejtesi me lamashe ,pikerisht ata i ben varin Shqiperise dhe tani kemi 5e ne shume vite qe spongreme koke nga emrimet skandalozene drejtesi , ishin pikerisht ato emerime qe sot politikanet e koruptuar nuk marin denimin e merituar ……dhe historia vazhdon e vazhdon ……ja ky eshte ekzempmari Topi , qe del tani dhe i thote ngjarjet sic duhen , tani skane vlere , atehere qe kishin bashkepunoi , ngjeu dhe ky buken te lengu i koruptimit ….atehere ti thosh Sali Berishes : une kete dekreg nuk e firmos …..sic thote Likja sot , ama per qellime te ndryshme …..njeri do qe patriot kurse tjetri frenonte punen e qeverise enkas ……doli Topi , topia sic e quan ti zoteri dhe na tregon peralla …….tani skane vlere …….nje fjale e urte popllore thote : mbas krishtit , te gjithe behen profet …….tung
Analize perfekte.Te gjithe u jane hedhur Bashes ne nje kohe qe eshte Berisha pas.
Te gjithe ato qe u larguan ne 2017 nuk kam kurajo te dalin hapur.Qe nga Topalli,Patosi,Harxhi,Bode,Bregu,
Kondili,Nishani,Shehi,Imami e shume te tjere qe I bine rreth.
Po te doj Berisha te largoj Bashen,per dy minuta e lagon ate.
E kam thene perpara ai mbrohet nga Berisha si Ramizi nga Enveri. I cili ja pastroj partine.