Zyrtari i lartë i PPE e zv.president i Parlamentit Europian, McAllister uron Ramën: Përgëzime për fitoren në zgjedhje

6 Maj 2021, 16:13Politika TEMA

Zv/Presidenti i Parlamentit Europian, David McAllister ka uruar Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

McAllister thotë se po ndjek me vëmendje procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, dhe beson se ky proces ka të ardhme si për Shqipërinë, ashtu dhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu zv/presidenti i PE beson se procesi i zgjerimit të BE ka të ardhme, dhe se 6-të vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen anëtare të BE-së.

‘’Z. Rama me lejoni t’ju përgëzoj për fitoren tuaj në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Suksese për mandatin e radhës dhe zhvillimet e ardhshme në vend dhe si kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, sigurisht që e ndjek me shumë vëmendje procesin e zgjerimit dhe besoj se ky proces ka një të ardhme dhe të 6-të vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen anëtare të BE-së.’’- tha McAllister.

Zyrtari i lartte i Partive Popullore Europiane ku ben pjese dhe PD dhe ku kishte mbeshtetur tere shpresen Lulzim Basha per te kontestuar zgjedhjet nderkombetarisht, ka dhene nje mesazh pesimist per liderin demokrat, teksa ka njohur fitoren e Edi Rames ne zgjedhjet e 25 prillit.

Njeheresh eshte dhe nje thirrje indirekte per PD dhe Bashen qe te lere “piruetat” politike me kontestimin e rezultatit dhe te pergatitet per opoziten e radhes, duke hyre qe ne shtator ne Kuvend dhe ushtruar pushtetin qe i kane dhene qytetaret si opozite!

 

 

2 komente në “Zyrtari i lartë i PPE e zv.president i Parlamentit Europian, McAllister uron Ramën: Përgëzime për fitoren në zgjedhje”

  1. Pilo Lala says:

    Oops….
    Te gjithe urojne Edin qe fitoi…., urojne edhe Lulin per arritjet…

  2. Nafije dybeku says:

    Mos e uroni Edin se u çon basha me Gazin ne SPAK

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje